- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit në vlerë prej 302,000.00 euro. Këto mjete ndahen për realizimin e katër projekteve. Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit, tha se kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në vlerë 302,000.00 euro me sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit. Më tej drejtori tregoi se këto mjete janë për këto punë. Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e sallës së koncerteve në Gjilan,…
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Gjilan, Enver Shabani, me ftesë të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, ishte pjesë e Panairit Tradicional të Prizrenit. Panairi tradicional i Prizrenit kishte për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Prizrenit. Në këtë panair ishin të pranishëm një numër i madh i vizitorëve të cilët kishin mundësi të shohin produktet që ofronin bizneset e qytetit të Prizrenit. Panairi ka qenë i hapur për vizitorë me datën 25 Prill dhe 26 Prill…
Nxënësit e shkollave tê Gjilanit kanë kërkuar të realizojnë vizita jashtë vendit, edhe përkundër vendimit të kryetarit të komunës Alban Hyseni të 2 shkurtit të këtij vitit për ndalimin e tyre. “Pas shpalljes se njoftimeve nga shkollat dhe pranimit të ofertave, prindërit, nxënêsit dhe udhëheqësit e shkollave kanë vendosur të anulojnë shetitjet për shkak të çmimeve të larta”, thonë drejtuesit e Arsimit në Gjilan. Drejtoresha e Arsimit të Komunës së Gjilanit Albana Demiri, tha se siç dihet para disa muajve, kryetari Alban Hyseni, ka marrë vendim për anulim të ekskursionit për maturantët jashtë vendit. Ajo tregoi se ky vendim…
Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në mbarë territorin e kësaj komune, thonë drejtuesit e komunës. Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në që sapo kanë filluar në ndërtimin e një rruge nga varrezat e fshatit Tërpezë e deri të pishat e që aktualisht do të bëhet shtrimi i saj me zhavor. Ai tha qeverisja lokale e Vitisë, mbetet e përkushtuar që të realizoj projekte të ndryshme në çdo cep të kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme, duke potencuar se me të synohet që sadopak të përmbushën…
U mbajt trajnimi për mësimdhënësit vitias me temën “Bëjeni mësimin e nxënësve real dhe efektiv”
Sot, në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti u mbajt trajnim një -ditor me temë “Bëjeni mësimin e nxënësve real dhe efektiv!”, për mësimdhënësit e gjuhës angleze, në të cilin trajnim ishte prezente drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolina Siganda. Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit në komunën e Vitisë, Arta Ajeti, ka falënderuar Korpusin e Paqes me drejtoreshën Carolina Siganda dhe Ministrinë e Arsimit, për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ajo theksoi se kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional. “Kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional. Korpusi i Paqes është…
Është përuruar projekti mjedisor i eko klubit të Shkollës së Mesme “Zenel Hajdini” dhe “Mehmet Isai”, pêrkatësisht panelet solare. Nxënësit e dy shkollave kanë prezantuar aktivitetet e zbatuara në kuadër të projektit mjedisor të eko klubeve. Ata treguan se në kuadër të projektit YENI, eko-klubet kanë përfunduar zbatimin e aktiviteteve të projektit të tyre mjedisor. Sipas tyre qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të eko klubit dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit të paneleve solare për dy shkollat. Në emër të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja e komunës Leonora…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se është i lumtur që për herë të parë këtë vit ekskursioni i maturantëve kamenicas është financuar nga Komuna. Ai ka thënë se kjo është bërë për të mos ngarkuar prindërit dhe nxënësit. Ata kanë vizituar shumë qytete të Shqipërisë, gjithnjë duke pasur mundësi që të mësojnë më shumë për historikun e tyre. “Një befasi tjetër e të njejtit lloj, por e një përmase tjetër, po vjen shumë shpejt për më të dalluarit”-ka thënë Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në mbarë territorin e kësaj komune. Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në që sapo kanë filluar në ndërtimin e një rruge nga varrezat e fshatit Tërpezë e deri të pishat e që aktualisht do të bëhet shtrimi i saj me zhavor. Ai tha qeverisja lokale e Vitisë, mbetet e përkushtuar që të realizoj projekte të ndryshme në çdo cep të kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme, duke potencuar se me të synohet që sadopak të përmbushën deficitet që kanë lokalitetet.…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa,…
Azemi: Për një nxënës, 149 euro, vetëm për dy netë, jo që është shumë por kjo lypë edhe me u hetue!
Lidhur me çmimin për ekskursionin e nxënësve gjilanas ka reaguar edhe Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. sipas të cilit, për një nxënës, çmimi prej 149 euro vetëm dy netë, jo vetëm që është shumë, por kjo lypë edhe me u hetue! “Për me lanë përshtypje se janë serioz, nuk e kanë ba 150 euro por 149 euro për ekskursion dy ditor në Shqipëri. Për një nxënës 149 euro vetëm dy netë, jo vetëm që është shumë, por kjo lypë edhe me u hetue”, thotë Azemi. Ai thotë tutje se…

