Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njfotuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështes fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
“Marrëveshja në fjalë kap vlerën e 128,804.35 eurosh, në kuadër të së cilës do të ndahen 30 serra me sipërfaqe prej 1 ari dhe 60 motokultivatorë”- ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai ka shtuar se mbështetja për fermerët për këtë vit është vetëm në fillimin e saj./GJILANI INFO/