- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kanë nisur punimet në ndêrtimin e parkut në lagjen Iliria në Gjilan. I pari i komunës, i shoqëruar nga disa këshilltarë komunalë kanë inspektuar punimet që po zhvillohen. “Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë që po përmbushen”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Mê tej ai shtoi se pas parkut Banja, atij Urban, në Miresh, në Demiraj, tani në jetësim e sipër edhe ai në lagjen Iliria. Kryetari Hyseni, tregoi se ndërsa punimet kanë filluar edhe në Shillovë nga ku shpejt publikohen edhe pamjet!/GJILANI INFO/
Gjyqtari Azizi sot ka arritur moshën e pensionimit, pas një periudhe prej 21 vjetësh shërbim në sistemit gjyqësor. Ai punoi si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore Gjilan. Me datë 17.04.2018 është zgjedhur kryetar i Gjykatë Themelore në Gjilan detyrë, të cilën e ka ushtruar për katër vite. Më herët ka punuar edhe në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Departamentin për të Mitur. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkua në vitin 2003, kur ka…
Njoftim për konsumatorët të lagjes ” Dheu i Bardhë” të komunës së Gjilanit Të nderuar konsumatorë, Për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit. Ne ju lutemi për mirëkuptim, përderisa ekipet tona teknike janë duke punuar me shumë përkushtim, për të evituar sa më shpejtë defektet, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në mënyrë të rregullt tek konsunatorët! Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni Tel:044983071, fix:0280326980, Kujdestaria inaktive :044719813. Ju faleminderit! /KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan /
Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka organizuar një test për maturantët me qëllim testimin e njohurive të tyre rreth Bashkimit Europian si dhe vendeve që janë pjesë e tij. Nxënësit e dalluar që do të dalin me rezultate të larta, do të kenë mundësinë që të vizitojnë vendet e Bashkimit Europian, udhëtim ky që do të financohet nga Komuna e Kamenicës. Vizita në fjalë përpos që do të jetë diçka e re për nxënësit, ata do të kenë edhe mundësinë të mësojnë më shumë rreth vendeve që do të vizitojnë si dhe Bashkimit Europian si përbërje./GJILANI INFO/
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë. Raport për gjendjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës; 3. Kodi i Etikës, personeli mjekësor – sjellja e mjekëve dhe asistentëve nëpër institucione dhe ordinanca mjekësore – gjendja me barna dhe material esenciale në QKMF, QMF, AMF; 4. Të ndryshme. Mbledhjen e hapi…
Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, Arta Ajetin, drejtorin e Administratës, Skënderbe Hebibin dhe të tjerë, kanë pritur sot në takim zyrtarin komunal, Agush Hasanin dhe punëtorin e arsimit, Samet Zukën të cilët janë pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në institucionet lokale të Vitisë, në veçanti për siç tha ai përkushtimin e tyre të lartë dhe disiplinën në punë. Me ç’rast ai i nderoi ata me nga një mirënjohje./GJILANI INFO/
Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët se ka filluar projekti për trajtimin e qenëve endacak. Ky trajtim përfshin kastrimin, sterelizimin dhe vaksionimin e qenëve endacak. Poashtu projekti në fjalë prioritet ka trajtimin e qenëve endacak fillimisht në vendet si shkollat, çerdhja, sheshet, institucionet publike, për të kaluar më pas edhe në vendet e tjera. Luten të gjithë qytetarët që të mos pengojnë ekipet që kanë filluar me këtë proces të trajtimit të qenëve endacak./GJILANI INFO/
Po vazhdojnë punimet në njêrin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit në rugën “Hamdi Kurteshi”, me vlerë 2.4 milionë euro. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmanin, zyrtar komunalë dhe atë të FSK-së kanë inspektuar ecurinë e punimeve. I pari i Gjilanit, tha se panë nga afër vendosjen e rrethojës së hekurt në brendësi të kazermës së Forcês së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po vazhdon pastrimi i Lumit Stanishorka si dhe përgatitja e ndërtimit të kolektorit! “Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një mega projekt që po jetësohet”, tha Alban Hyseni.…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit nuk ka arritur ta mbajë seancën e sotme, e cila ka filluar në një atmosferë tensionesh në relacionet pozitë-opozitë dhe është dashur të ndërpritet për mungesë kuorumi. Opozita e cila përbënë shumicën në Kuvend, nëpërmjet Avdyl Aliut (LDK) e Bujar Nevzatit (PDK) ka deklaruar se nuk është e gatshme të marrë pjesë në seancë për shkak të mungesës së transmetimit online të saj. Opozita (LDK, PDK, AAK, Vatra, LS) e kanë lëshuar seancën me arsyetim se nuk ka kushte për vazhdimin e saj, pasi qytetarëve nuk po u mundësohet të ndjekin online punimet e Kuvendit.…
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në një postim në “X”, Von Cramon ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar për diskriminim sistematik të shqiptarëve nga ana e Serbisë. “Takim i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë pasivizimin e adresave nga Qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë”, ka shkruar Von Cramon.

