- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
- Mërgata nuk kërkon privilegje, por respekt – Atdheu mbetet destinacioni i zemrës
- Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’. /GJILANI INFO/
Sot shënohet 25-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra-mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vjetët e fundit edhe simbolikisht…
Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të ketë reshje të pakta lokale shiu. Meqenëse ky sistem me vranësira vjen nga Afrika Veriore, do të ngre në ajër koncentrime të larta të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Po ashtu, dukshmëria horizontale dhe vertikale do të jetë disi më e kufizuar dhe më e turbullt si pasojë e fenomenit në fjalë. Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale…
Një vajzë raportohet se është zhdukur në Fushë Kosovë. Familjarët e saj nuk dinë asgjë për të, ndërsa ajo është larguar nga shtëpia me datë 13 prill. “Fushë Kosovë 13.04.2024-22:00. Me 15.04.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.
Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha ai. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar një armë. Kjo është vrasja e dytë brenda një javë që po ndodhë në vendin tonë, para pak ditësh edhe një 21-vjeçare në Ferizaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Viteve të fundit, në vendin tonë ka pasur rritje…
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë fidane të mjedrës dhe material përcjellës për ngritjen e pemishteve me mjedër. Kryetari i Komunës Alban Hyseni, tha se 119,553.00 euro është vlera e 50.000 m/2 me mjedër dhe 20.000 m/2 me boronicë që po i shtohen fondit të agronomisë në Gjilan. Ai tregoi se 19 fermerë përfitues për mjedër (me nga 10, 20 dhe 30 ari), duke përfshirë fidanet, sistemin pikë-pikë për ujitje, pompat e ujit 1.5kW, agrofolia, pompa spërkatëse 16 litër me bateri. Kryetari më tej shtoi se 10 fermerë janë përfitues për boronicë (me nga 10,…
Isufi: Ndezëm dritat e tri shkronjave të arta, UÇK, të cilat tash e tutje do ta ndriçojnë kompleksin e varrezave të dëshmorëve
“Në 25-vjetorin e Betejës, ndezëm dritat e tri shkronjave të arta, UÇK, të cilat nga sonte do ta ndriçojnë kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan”, ka thënë Ahmet Isufi, ish komandant i Zonës Operative të Karadakut, të UÇK-së, i cili mori pjesë në aktivitetet e sotme në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të Epopesë së Zhegocit, përfshirë edhe në përurimin e monumentit “Porta e Heronjve – UÇK”, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, ngjarje kjo e cila bëri kthesën e madhe historike. “Në këtë përvjetor jubilar, me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë…
Janë vizituar 9 familje vitiase nga ekipet tona të vizitave nëpër shtëpitë e fshatrave: Tërpezë, Radivojcë, Smirë dhe Sadovinë e Jerlive. Të përkushtuara në maksimum që të mos lënë asnjë fëmijë pa e vizituar në shtëpi dhe t’u japin këshillat e nevojshme. Gjatë këtyre vizitave kujdes iu jepet edhe anëtarëve tjerë të familjes. Kënaqësi e veçantë kur familjet e presin vizitën me shumë dashuri dhe iu bashkangjiten në vizitë edhe baballarët./GJILANI INFO/
Beteja e Zhegocit shënon përfshirjen e tërë territorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UÇK-së me forcat ushtarake serbe
Shemsi Syla Okupatori serb, para se të nisej në ofensivë kundër forcave të UÇK-së në Malësinë e Zhegocit, duke përdorë dhunë të shfrenuar, kishte ndërmarrë një fushatë të egër të masakrave dhe spastrimit në fshatrat e Anamoravës. Më 2 prill 1999, forcat armike sulmojnë fshatrat Lladovë, Llashticë, Zhegër, Shurdhan, Stançiq duke lënë dhjetra e qindra të vrarë e të plagosur nga popullata civile dhe kështu me një veprim strategjik, neutralizuan njërën nga kanalet e furnizimit, Grykën e Shurdhanëve që lidhej me malësinë e Karadakut të Kumanovës. Nga shtëpitë e tyre, larguan edhe popullatën e Përlepnicës dhe fshatrat përrreth. Largoi popullatën…
Mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, pjesmarrëse edhe drejtoresha, Herolinda Murati Leka
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, ishte pjesëmarrêse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “E nderuar të isha pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani” tha Herolinda Murati Leka. Të pranishëm ishin liderë, ekspertë dhe partnerë nga 40 shtete. /GJILANI INFO/

