Author: admin

Në fshatin Zhegër të Grykës së Karadakut, vendlindje e heroit të kombit, Agim Ramadani, u mbajt edicioni i radhës i pjesës letrare “MUZA E AGIMIT, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Ditët e Agimit”. Poetë të përzgjedhur nga Kosova, Shqipëria, dhe Republika veriore e Maqedonisë, të cilët sollën vlera të reja poetike, në ditën e dytë të këtij Manifestimi, i cili u mbajt në hapësirat e SHMU “Agim Ramadani, e që kishte edhe karakter garimi, i përshëndeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje në vendlindjen e heroit, bashkëudhëtarja e ejetës së heroit, znj. Shukrije Ramadani. Para shumë ardashësve si dhe Jurisë letrare…

Read More

Pas ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sonte është koha për të Ligës së Evropës. Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku katër ekipe të forta synojnë finalen. Vëmendja kryesore do të jetë në “Olimpico” aty ku përballë njëra tjetrës do të jenë Roma e Bayer Leverkuseni. Deri në këtë fazë, romakët arritën pasi eliminuan Feyenoordin, Brightonin e Milanin, kurse Leverkuseni ekipin e Qarabag e West Hamit. Ekipi gjerman, i prirë nga Granit Xhaka në fushën e blertë, është në super formë këtë edicion, nuk di se çfarë është humbja…

Read More

Nga: Agron Tufa Si për të sfiduar të vërtetën e një vargu të Bertold Brehtit – Është kohë e keqe për lirikën, – poezia ka vazhduar të shkruhet edhe para, edhe pas poetit gjerman. Edhe në kasaphana të mëdha, edhe në paqen e plogët e vanitoze të shekujve të qetë. Madje kanë qenë pikërisht këto epoka me bollëk e mirëqenie që na janë shfaqur me një zemër më të ndjeshme e lotë, më të dhimbshme se gjyshet më sentimentale. Por a është menjëmend, siç qe shprehur Brehti, “kohë e keqe për lirikën”? Nuk është vetëm imazhi dhe atmosfera e…

Read More

Kjara Ibraj, këngëtarja e parë shqiptare fituese në “Sanremo Junior” E reja shqiptare, Kjara Ibraj, është këngëtarja e parë shqiptare që arriti të vlerësohej në finale të “Sanremo Junior” me çmimin e tretë mes një mijë konkurrentëve, transmeton albinfo.ch. 11-vjeçarja nga Lezha kaloi me sukses në finale mes 25 konkurrentëve nga e gjithë bota dhe mahniti jurinë me zërin e saj, duke u vlerësuar me çmimin e tretë. Ajo është ngjitur në skenën e “Sanremos” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, duke i mahnitur të gjithë, transmeton tutje albinfo.ch. E veshur me një kostum të bardhë, Kiara…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes Presidentja ka deklaruar se fjalët nuk mund ta shprehin në mënyrë të duhur pikëllimin që ndjejmë për 116 jetët e humbura të banorëve të Studimes nga ky akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë. “Megjithëse plagët e luftës dhe të ditës së kobshme në Studime mund të mos shërohen kurrë plotësisht, shpirti i banorëve mbetet i pathyer. Studimja tashmë është ringritur, teksa banorët krahas me shpresën për drejtësi, shikojnë kah e ardhmja”, ka thënë Osmani. Ajo ka shtuar se do t’i kujtojmë martirët përherë për të mos…

Read More

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Muharrem Salihu i cili është me prejardhje nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino. “Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e bërë nga politikani Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin…

Read More

Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme amerikane, ka folur për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Serwer e ka quajtur “të turpshëm” qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar. “Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e Kosovës për anëtarësim,” tha Serwer. “Është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të…

Read More

Njësiti i policisë nga trafiku rajonal në Gjilan, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan -Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h. “Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë 12 muaj”, thuhet në njoftim. Drejtoria rajonale…

Read More

Policia ka njoftuar se i njejti po drejtonte mjetin  e tij, edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.  Njësitet patrulluese të Trafikut  nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet  me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin  e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse. Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i  është shqiptuar gjoba në vlerë prej…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës “TOKA” Jehona Gurgjeala sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka për qëllim zhvillimin e projekteve që do të realizohen për fuqizimin e rinisë. Iniciativa “Komunat për Rini”, ka për qëllim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet TOKA-s dhe komunave të Kosovës për periudhën 2024-2025. Përmes kësaj nisme, TOKA dhe komuna e Kamenicës do të kenë mundësi që të bashkëpunojnë në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe të rinisë. Mrrëveshja në parim si objektivë ka zhvillimin dhe zbatimin e programeve për…

Read More