Author: admin

Shifra e aksidenteve në trafik, gjatë 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, ka prekur numrin 72, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare te policisë së vendit. Prej rasteve të përmendura, thuhet se në 21 syresh ka pas edhe lëndime, kurse në 51 rastet tjera vetëm dëme materiale. Krahas kësaj njoftohet se për të njejtin rreth kohor të jenë shënuar 1 mijë e 581 tieta gjobitëse të trafikut për shkelësit e ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendës komandantin e KFOR-it, kolonel Matt Johnston, me bashkëpuntorë. Në këtë takim njoftues dhe informues, kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Johnston për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i, dhe angazhimin e madh në garantimin e paqes dhe sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë. Ai e ka njoftuar z. Johnston për zhvillimet e gjithëmbarshme dhe projektet e komunës, të cilat janë planifikuar për t’u realizuar gjatë këtij viti, e që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë. Poashtu, në këtë takim kryetari…

Read More

Për procedurat e aplikimit të lejes së ndërtimit dhe për certifikatën e përdorimit ështê diskutuar në një punëtori në Gjilan. Kjo është organizuar nga projekti i USAD-it me perfaqësues të kompanive të ndërtimit që ushtrojnë veprimtari në fushên e ndërtimit në Komunën e Gjilanit dhe me zyrtarë të drejtorive të Inspeksionit, Urbanizimit, Kadastrit dhe Pronës. Ali Arifi, drejtor pêr Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se janê munduar të jenë sa më transparent. Të gjitha kërkesat që i paraqesin palët e të cilët i plotësojnê kushtet trajtohen sipas afatit ligjor. Sipas tij, nga 1 janari deri me 31 mars…

Read More

Gratë punonjëse të KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan shprehin shqetësim të thellë në lidhje me ngjarjen e fundit të rëndë te vrasjes së një gruaje nga partneri i saj në Pejë! Si përfaqësuese të KRU “Hidromorava”, të njësitit tonë punues, si vajza, si nëna, si motra, e mbi te gjitha si GRUA kemi ndierë detyrimin moral të shprehim indinjatën dhe solidaritetin tonë për çdo akt të dhunshëm ndaj grave në çdo kontekst, përfshirë atë të dhunës në marrëdhëniet bashkëshortore. Ngjarja e fundit e vrasjes së gruas nga partneri i saj në Pejë na ka tronditur dhe na ka nxitur…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 16.04.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në dalje të Kamenicës. Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili drejtonte automjetin me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.8 promila. Të…

Read More

Ditë më parë, te kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan u përurua “Porta e Heronjve  – UÇK”, ku u paraqit me fjalën e tij edhe Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), në Gjilan. Fjala e tij para pjesëmarrësve  dhe për lexuesit: Po përkujtojmë 25-vjetorin e Betejës së Zhegocit me një monument të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një simbol i luftës për liri dhe pavarësi. Ky monument, i vendosur në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan, shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe rezistencën e saj kundër…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatit Smirë, familjarë e të afërm, i kanë bë nderime ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu, në 24-vjetorin e vdekjes. Me këtë rast, u kujtua me respekt vepra dhe kontributi i tij, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuar Deklaratën Kushtetuese të Pavarsisë së Kosovës e njohur si Deklarata e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dy dokumente të rëndësishme që i paraprinë lëvizjeve për pavarësinë dhe lirinë e vendit. Me këtë rast kryetari Haliti tha se institucionet e ndiejnë obligim respektimin…

Read More

Prestigjiozja zvicerane “Blick” ka bërë një renditje me 15 lojtarët e Kombëtares së Zvicrës si më të mirët në histori. Kjo renditje nga gazetarët, Christian Finkbeiner dhe Alain Kunz, erdhi pasi Granit Xhaka u shpall kampion në Bundesliga me Bayer Leverkusenin. Mesfushori nga Kosova, i cili është kapiten te Zvicra, u rendit si “i katërti më i miri në histori”. Xhaka është futbollisti me më së shumti paraqitje te “Helvetikët” – 123 në total deri tash. “Blick” la të hapur mundësinë për të debatuar rreth renditjes së 31-vjeçarit, duke pyetur “A duhet që lojtari rekordmen i kombëtares, Granit Xhaka,…

Read More