Author: admin

Nga: Agron Tufa Si për të sfiduar të vërtetën e një vargu të Bertold Brehtit – Është kohë e keqe për lirikën, – poezia ka vazhduar të shkruhet edhe para, edhe pas poetit gjerman. Edhe në kasaphana të mëdha, edhe në paqen e plogët e vanitoze të shekujve të qetë. Madje kanë qenë pikërisht këto epoka me bollëk e mirëqenie që na janë shfaqur me një zemër më të ndjeshme e lotë, më të dhimbshme se gjyshet më sentimentale. Por a është menjëmend, siç qe shprehur Brehti, “kohë e keqe për lirikën”? Nuk është vetëm imazhi dhe atmosfera e…

Read More

Kjara Ibraj, këngëtarja e parë shqiptare fituese në “Sanremo Junior” E reja shqiptare, Kjara Ibraj, është këngëtarja e parë shqiptare që arriti të vlerësohej në finale të “Sanremo Junior” me çmimin e tretë mes një mijë konkurrentëve, transmeton albinfo.ch. 11-vjeçarja nga Lezha kaloi me sukses në finale mes 25 konkurrentëve nga e gjithë bota dhe mahniti jurinë me zërin e saj, duke u vlerësuar me çmimin e tretë. Ajo është ngjitur në skenën e “Sanremos” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, duke i mahnitur të gjithë, transmeton tutje albinfo.ch. E veshur me një kostum të bardhë, Kiara…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes Presidentja ka deklaruar se fjalët nuk mund ta shprehin në mënyrë të duhur pikëllimin që ndjejmë për 116 jetët e humbura të banorëve të Studimes nga ky akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë. “Megjithëse plagët e luftës dhe të ditës së kobshme në Studime mund të mos shërohen kurrë plotësisht, shpirti i banorëve mbetet i pathyer. Studimja tashmë është ringritur, teksa banorët krahas me shpresën për drejtësi, shikojnë kah e ardhmja”, ka thënë Osmani. Ajo ka shtuar se do t’i kujtojmë martirët përherë për të mos…

Read More

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Muharrem Salihu i cili është me prejardhje nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino. “Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e bërë nga politikani Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin…

Read More

Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme amerikane, ka folur për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Serwer e ka quajtur “të turpshëm” qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar. “Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e Kosovës për anëtarësim,” tha Serwer. “Është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të…

Read More

Njësiti i policisë nga trafiku rajonal në Gjilan, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan -Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h. “Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë 12 muaj”, thuhet në njoftim. Drejtoria rajonale…

Read More

Policia ka njoftuar se i njejti po drejtonte mjetin  e tij, edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.  Njësitet patrulluese të Trafikut  nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet  me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin  e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse. Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i  është shqiptuar gjoba në vlerë prej…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës “TOKA” Jehona Gurgjeala sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka për qëllim zhvillimin e projekteve që do të realizohen për fuqizimin e rinisë. Iniciativa “Komunat për Rini”, ka për qëllim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet TOKA-s dhe komunave të Kosovës për periudhën 2024-2025. Përmes kësaj nisme, TOKA dhe komuna e Kamenicës do të kenë mundësi që të bashkëpunojnë në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe të rinisë. Mrrëveshja në parim si objektivë ka zhvillimin dhe zbatimin e programeve për…

Read More

Po vazhdojnë investimet në përmirësimin e infrastrukturës në fshatarat e Komunës së Gjilanit. Fshati Llashticë po bëhet me trotuar. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e trotuarit. “Ka filluar asfaltimi i trotuarit, në fshatin Llashticë, në vlerë prej 151,738.88 € me gjatësi prej 2261 metra në katrorë”, tha kryetari Alban Hyseni. I pari i komunës më tej shtoi se: për nevoja të domosdoshme, në të njejtën kohë bazike. “Transformim infrastrukturor i fshatit po bëhet”, tha Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Për vizitë në Gjilan ka qëndruar ambasadori i Finlandës në Kosovê Matti Nissinen, i cili êshtë prit nga kryetari i komunës Alban Hyseni dhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku. Kryetari, tha se kanë diskutuar bashkërisht për mundësitë e bashkëpunimit. “Po ashtu, njoftuam ambasadorin për shumë projekte e punë që janë duke u kryer, reformat në ndërmarrjet publike, ndryshimet në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor”, tha Alban Hyseni. Më tej ai tregoi se janë dakorduar që të thellojnë dhe forcojnë mundësinë e bashkëpunimit edhe për të ardhmen e afërt./GJILANI INFO/

Read More