- Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 31 aksidente me të lënduar, mbi 2,700 gjoba trafiku
- Viti: Drejtori Pira ka vizituar qendrat grumbulluese të grurit
- Sot mot i kthjellët dhe i ngrohtë, me pak vranësira kalimtare
- Tentoi të grabisë një argjendari në qendër të Gjilanit, ndalohet i dyshuari
- Gjilan: Mirëpriten studentët që do ta zhvillojnë praktikën profesionale në Administratë
- Shtëpia bazë e UÇK-së në Stubëll të Vitisë, goditje në palcë e platformës serbe kundër UÇK-së si fundamentaliste islamike
- Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna
- Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit
Author: admin
Polici në Gjilan përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën një personi që ka refuzuar të ndalet para policisë
Një person nuk ka respektuar një zyrtar policor në Gjilan, duke refuzuar të ndalet me veturë. I dyshuari poashtu ka nisur veturën vrullshëm ndaj policit, por pas kësaj, polici ka arritur përmes xhamit t’ia marrë çelësat e veturës. Polici dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime nga ky incident. “Gjilan / 02.05.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur…
Kujdesi për shëndetin e qytetarëve të Komunës së Gjilanit po rritet. Kjo po bëhet nga investimet komunale. Tashmë është funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, tha është funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjar në lagjen Arbëria. Ajo tregoi se shërbimet ofrohen çdo ditë pune nga ora: 07:00-14:00. “Ordinanca është e furnizuar me të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme të punës. Ju mirëpresim”, tha Doruntina Hasani./GJILANI INFO/
Drejtoria për Arsim e Komunës së Gjilanit, po vazhdon me promovimin e profileve profesionale për shkollat profesionale. Me 13 maj bëhet promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”. Albana Demiri, drejtoreshë e Arsimit, ka thënë fjalët e Bill Gates se: “Investimet në bujqësi janë armët më të mira kundër urisë dhe varfërisë dhe kanë bërë jetën më të mirë për miliarda njerëz”. “Vazhdojmë me promovimin e profileve profesionale për shkollat profesionale”, tha Albana Demiri. Drejtoresha e Arsimit më tej tregoi se kësaj here me datën 13.05.2024 bëhet promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme…
Në fshatin Zhegër të Grykës së Karadakut, vendlindje e heroit të kombit, Agim Ramadani, u mbajt edicioni i radhës i pjesës letrare “MUZA E AGIMIT, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Ditët e Agimit”. Poetë të përzgjedhur nga Kosova, Shqipëria, dhe Republika veriore e Maqedonisë, të cilët sollën vlera të reja poetike, në ditën e dytë të këtij Manifestimi, i cili u mbajt në hapësirat e SHMU “Agim Ramadani, e që kishte edhe karakter garimi, i përshëndeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje në vendlindjen e heroit, bashkëudhëtarja e ejetës së heroit, znj. Shukrije Ramadani. Para shumë ardashësve si dhe Jurisë letrare…
Pas ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sonte është koha për të Ligës së Evropës. Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku katër ekipe të forta synojnë finalen. Vëmendja kryesore do të jetë në “Olimpico” aty ku përballë njëra tjetrës do të jenë Roma e Bayer Leverkuseni. Deri në këtë fazë, romakët arritën pasi eliminuan Feyenoordin, Brightonin e Milanin, kurse Leverkuseni ekipin e Qarabag e West Hamit. Ekipi gjerman, i prirë nga Granit Xhaka në fushën e blertë, është në super formë këtë edicion, nuk di se çfarë është humbja…
Nga: Agron Tufa Si për të sfiduar të vërtetën e një vargu të Bertold Brehtit – Është kohë e keqe për lirikën, – poezia ka vazhduar të shkruhet edhe para, edhe pas poetit gjerman. Edhe në kasaphana të mëdha, edhe në paqen e plogët e vanitoze të shekujve të qetë. Madje kanë qenë pikërisht këto epoka me bollëk e mirëqenie që na janë shfaqur me një zemër më të ndjeshme e lotë, më të dhimbshme se gjyshet më sentimentale. Por a është menjëmend, siç qe shprehur Brehti, “kohë e keqe për lirikën”? Nuk është vetëm imazhi dhe atmosfera e…
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Kjara Ibraj, këngëtarja e parë shqiptare fituese në “Sanremo Junior” E reja shqiptare, Kjara Ibraj, është këngëtarja e parë shqiptare që arriti të vlerësohej në finale të “Sanremo Junior” me çmimin e tretë mes një mijë konkurrentëve, transmeton albinfo.ch. 11-vjeçarja nga Lezha kaloi me sukses në finale mes 25 konkurrentëve nga e gjithë bota dhe mahniti jurinë me zërin e saj, duke u vlerësuar me çmimin e tretë. Ajo është ngjitur në skenën e “Sanremos” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, duke i mahnitur të gjithë, transmeton tutje albinfo.ch. E veshur me një kostum të bardhë, Kiara…
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes Presidentja ka deklaruar se fjalët nuk mund ta shprehin në mënyrë të duhur pikëllimin që ndjejmë për 116 jetët e humbura të banorëve të Studimes nga ky akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë. “Megjithëse plagët e luftës dhe të ditës së kobshme në Studime mund të mos shërohen kurrë plotësisht, shpirti i banorëve mbetet i pathyer. Studimja tashmë është ringritur, teksa banorët krahas me shpresën për drejtësi, shikojnë kah e ardhmja”, ka thënë Osmani. Ajo ka shtuar se do t’i kujtojmë martirët përherë për të mos…
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Muharrem Salihu i cili është me prejardhje nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino. “Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e bërë nga politikani Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin…
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme amerikane, ka folur për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Serwer e ka quajtur “të turpshëm” qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar. “Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e Kosovës për anëtarësim,” tha Serwer. “Është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të…

