Nga aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 24.05.2024 – 30.05.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
•Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
•Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
•Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e nëntë (29) ngasës,
•Janë përjashtuar nga komunikacioni dymbëdhjetë (12) motoçikleta.
Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Brezi i sigurisë” ka shqiptuar dyzet (40) gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion pa e vendosur brezin e sigurisë në mjet.
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/