- Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 31 aksidente me të lënduar, mbi 2,700 gjoba trafiku
- Viti: Drejtori Pira ka vizituar qendrat grumbulluese të grurit
- Sot mot i kthjellët dhe i ngrohtë, me pak vranësira kalimtare
- Tentoi të grabisë një argjendari në qendër të Gjilanit, ndalohet i dyshuari
- Gjilan: Mirëpriten studentët që do ta zhvillojnë praktikën profesionale në Administratë
- Shtëpia bazë e UÇK-së në Stubëll të Vitisë, goditje në palcë e platformës serbe kundër UÇK-së si fundamentaliste islamike
- Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna
- Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit
Author: admin
Në tërë teritorin e Kosovës për 24 orë janë arrestuar 18 persona, kurse 14 të tjerë janë paraburgosur, bëhet e ditur sot nga Policia e Kosovës./GJILANI INFO/
Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 5 tiketa gjobitëse, njofton Policia. Gjatë 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur dhjetra aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar gjobitje në trafik që kanë kaluar shifrën mbi 2 mijë syresh. Bazuar ne statistikat e përgjithshme nga Policia, mësohet se për periudhën e përmendur janë shënuar 52 aksidente trafiku, prej tyre 19 me lëndime, kurse 33 prej rasteve vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, kur është fjala për dënimet në trafik, bëhet e ditur nga Policia se janë shqiptuar 2 mijë e 5 tiketa gjobitëse./GJILANI INFO/
Shkolla e mesme profesionale në Viti ka përkujtuar sot dëshmorin e lirisë Jonuz Zejnullahun, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë, dhe ka shënuar ditën e shkollës. Me këtë rast, institucionet komunale të Vitisë dhe stafi i shkollës kanë vendosur lule pranë bustit të dëshmorit. Në manifestimin e organizuar në këtë shkollë, para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur drejtori i kësaj shkolle Ali Bislimi, i cili foli për historikun, rezultatet dhe të arriturat e nxënësve. “Sot po shënojmë 23 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle. Në këtë përvjetor kujtojmë dëshmorin e kombit Jonuz Zejnullahun i cili…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë ka pritur sot në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e falënderoj UNDP-në për siç tha ai punën e mirë që po bënë ajo në interes të qytetarëve. Ai gjithashtu e njoftoj atë për zhvillimin e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, projekteve që janë realizuar dhe priten të realizohen por edhe për shërbimet që ofron komuna e Vitisë, jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për komunën e Kllokotit, duke mbuluar deficitet që ka kjo…
Me rastin e 3 Majiit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qëndror kanë vendosur kurora lulesh tek memoriali i gazetarit “Kerim Lewton”, që mban emrin e gazetarit të ndjerë, i cili u vra në kufirin Kosovaro- maqedonas, gjatë konfliktit në Maqedoni. Kryetari Haliti vlerësoi rendësin e shënimit të kësaj dite, duke thënë se duhet respektuar mendimi por edhe shprehja e lirë e shoqërisë. Para këtyre homazheve kryetari Haliti, në zyrën e tij ka pritur…
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në polici.Dy nga to janë në Prishtinë, një në Obiliq, një në Pejë, dhe tjetri në Istog. Një person në Prishtinë është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka përdorur forcë ndaj anëtares së familjes. Viktima u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.E një tjetër femër në Prishtinë është ankuar se anëtari i familjes së saj në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Një tjetër grua në Obiliq, raportoi në polici…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur 10 aktakuza për dhunë në familje, kanosje, zjarrëvënie si dhe vjedhje të shërbimeve
Aktakuzat e gritura nga kjo Pokurori janë,me sa vijon : Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘Zjarrvënia” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja…
Kadriu: Kandidati për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, mundësi e madhe që shqiptarët
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu, përmes profilit të tij ne Facebok, ka mirëpritur kandidimin e Muharrem Salihut për deputet në Parlamentin Evropian. Kadriu ka shprehur besimin se Salihu mund të jet mundësi e madhe që shqiptarët të bëhen me adresë në këtë institucion të madh me ndikim botëror. Ndryshe e ka cilësuar, si mikun e tij, të kauzave politike./GJILANI INFO/
Ka përfunduar projekti i dixhitalizimit për sektorin e bujqësisë nga Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan. Në ceremoninë e organizuar nga UKZ, rektori Artan Dërmaku, dorëzoi projektin. Ky bashkëpunim ishte mundësi për studentët dhe stafin akademik, që të jetësojnë platformën. Tani e tutje, Platforma për Bujqësinë do të lehtësojë shërbimet, si dhe do të mundësojë vendimarrje të bazuar në të dhëna për institucionet lokale, ka thënë, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqsues nga organizata KDI si dhe organizata jo-qeveritare lokale “FORTESA”. Ata kanë diskutuar rreth transparomentrit komunal, matje kjo e cila tregon progresin apo regresin eventual të komunave në raport me transparencën dhe llogaridhënien komunale. Komuna e Kamenicës ka treguar rezultate shumë të mira në këto matje duke mbajtur tashmë vendin e tretë në mesin e Komunave të Kosovës. Kryetari Rahimaj u ka përmendur të pranishmëve edhe shumë punë të tjera të mira rreth përpjekjeve për rritjen e nivelit të transparencës komunale. Ai gjithashtu ka prezantuar para tyre…

