- Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin
- Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar
- Teatri i Gjilanit: Nexhmedin Ymeri la gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore të qytetit
- Ndahet nga jeta gazetari Nexhmedin Ymeri, lë pas një kontribut të çmuar në gazetarinë kosovare
- Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim mes UP “Kadri Zeka” dhe Qendrës ProCoders
- Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 31 aksidente me të lënduar, mbi 2,700 gjoba trafiku
- Viti: Drejtori Pira ka vizituar qendrat grumbulluese të grurit
- Sot mot i kthjellët dhe i ngrohtë, me pak vranësira kalimtare
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale: Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot qendrën e shkollave të mesme në Viti, konkretisht punimet në rivitalizimin e tërësishëm të objektit Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës “. Ai aty nga afër përcolli edhe punimet në ndërtimin e palestrës sportive shkollore të këtij gjimnazi, që po bëhet me financim të komunës por edhe të fushës tjetër sportive prapa objektit të vjetër të shkollës teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se institucionet komunale të Vitisë, mbesin të përkushtuar të krijojnë kushte sa më të mira për të rinjtë vitias./GJILANI INFO/
Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit” është dhënë para publikut kamenicas filmi dokumentar “Kampi i Ferrit”. Ky dokumentar në vetvete ka trajtuar jetën, veprën, sakrificën si dhe mësimet e lëna prapa nga veprimtari i çështjes shqiptare Adem Demaçi. Ky dokumentar mblodhi shumë qytetarë dhe akterë institucional./GJILANI INFO/
Intervenimet të cilat do të zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit gjatë ditës të sotme, janë zonat e mëposhtme
Rruga “Hamdi Berisha” Rruga “Komandant Drini” Rruga “Xheladib Kurbaliu” Gjatë kësaj periudhe, mund të kete ndërprerje e shërbimit të ujit për një kohë të shkurtër në zonën prej të cilës do të kryhet intervenimi. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: Tel: 044983071, 0280 326 980 Kujdestaria: 044719813 / KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan /
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka, me të cilin kanë biseduar rreth punëve që janë duke u kryer në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, në renovimin e këtij objekti, i cili do të shndërrohet në inkubator biznesi. Ata, poashtu kanë vizituar këtë objekt dhe kanë diskutuar rreth mundësive të funksionalizimit sa më të shpejtë të këtij inkubatori, si shumë të rëndësishëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës. Me këtë rast, kryetari Haliti…
Arrestohet e pastaj lirohet në procedurë të rregullt personi i cili dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në Gjilan
Policia në Gjilan ka arrestuar nje person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, për të cilin thuhet se ka pranuar tretman mjekësor. Për rastin kanë noftuar autoritetet zyrtare nga Policia, kurse thuhet se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e III-të e Kuvendit Komunal; 2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit; 3. Propozim-Vendim për dhënien e pronës së paluajtshne të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Kompaninë “Waste to Hydrogen Kosova L.L.C” , me procedurë të negocimit të ofertës; 4. Shqyrtimi i Raportit financiar Janar-Mars për vitin 2024; 5. Propozim-Vendim për dhënien e pronës së paluajtshne të Komunës në shfrytëzim përmes ankandit…
Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast në fillim të kësaj seance kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë e ku një nga vendimet e marra u shpall jo në përputhje me ligjet në fuqi. Më pas këshilltaret komunal parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë e të cilët ju janë përgjigjur kryesisht zv. kryetari i komunës Hasan Aliu apo edhe drejtorët përkatës.…
Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit në vlerë prej 302,000.00 euro. Këto mjete ndahen për realizimin e katër projekteve. Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit, tha se kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në vlerë 302,000.00 euro me sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit. Më tej drejtori tregoi se këto mjete janë për këto punë. Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e sallës së koncerteve në Gjilan,…
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Gjilan, Enver Shabani, me ftesë të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, ishte pjesë e Panairit Tradicional të Prizrenit. Panairi tradicional i Prizrenit kishte për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Prizrenit. Në këtë panair ishin të pranishëm një numër i madh i vizitorëve të cilët kishin mundësi të shohin produktet që ofronin bizneset e qytetit të Prizrenit. Panairi ka qenë i hapur për vizitorë me datën 25 Prill dhe 26 Prill…

