- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij Facebok ka shkruar se pa LDK-në, nuk mund të shkaktohen procese, e as nuk mund të bëhen procese nga askush në Kosovë. “Nga kjo Qeveri mundesh me pasë veç të burgosur nga Danimarka që do të sillen në Kosove dhe do mbesin në Kosovë. Do t’i mbajmë mend për dështim brenda dhe imazhin e keq që i sollën Kosovës. Kur një vend bëhet i mirë për të burgosurit emigrantë të një vendi tjetër, atëherë vendasit si ne në Kosovë kërkojnë atdhe më të mirë për vete, jo…
Projekti “ReRural-Renew Rural Areas” është projekt pjesë e të cilit është edhe Komuna e Kamenicës si partner, e që po implementohet nga Ballkan Green Foundation në bashkëpunim me SDEWES Center nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci, RDA Green Karst në Slloveni, dhe LIR Evolution në Bosnie dhe Hercegovinë të mbështetur nga EUKI. Projekti ka për qëllim që të ndikojë në tranzicionin e drejtë të energjisë kryesisht në zonat rurale dhe me fokus më shumë tek të rinjët në promovimin e një komuniteti të energjisë (KE). Ky komunitet do të mund të lehtësojë aplikimin e masave të energjisë efiçiente dhe integrimin…
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, mbajti sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave 2024”. “Vitin e dytë me radhë, hapet thirrja publike për përkrahjen financiare për Start-Up dhe bizneset me pronare gra. Fondi 113 mijë euro ka për qëllim zhvillimin ekonomik”, tha kryetari Alban Hyseni. Kreu i komunës më tej shtoi, se do të ketë përkrahje direkte financiare për ndërmarrjet e të rinjve dhe fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit. “Është një tjetër zotim i joni elektoral i cili po përmbushet. I bëjmë thirrje të gjithë të…
Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën, 15 milionë euro në vit për shfrytëzimin e burgut në Gjilan
Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitoj 15 milionë euro tarifë fikse në vit. Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze “Qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës. Sipas…
Kreu i komunës së Vitisë ka shikuar nga afërsia punimet e asfaltimit te rrugës Kolishtë-Buzovik-Beguncë, rrugë e cila lehtëson qasjen dhe qarkullimin më të lehtë të banorëve të kësaj ane. Gjithashtu ka shikuar po nga afërsia edhe punimet në ndërtimin e kanalizimit në lagjen Deliaj./GJILANI INFO/
Në Tiranë u zhvillua pilotimi i kurseve përmes ligjëratave me studentët e universiteteve partnere nga Shqipëria
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorekrori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe nga anëtari i Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Selim Daku, gjatë vizitës zyrtare në Universitetin Evropian të Tiranës, në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU, kanë mbajtur ligjëratat për fushat të caktuara. Gjatë kësaj vizite delegacioni i UKZ-së është pritur në takim nga Rektori i UET-se profesor Tonin Xhuraj, ku është biseduar për hapat konkret për themelimin e një programi të përbashkët të doktoratës në fushën e IT-së. Përderisa, në tetor të këtij viti në…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar regjistruesit e popullsisë të komunës, të cilët e kanë zhvilluar procesin pa asnjë telashe. “Procesi i regjistrimit në Komunën e Gjilanit, ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem apo sfidë”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit më tej tha se sot kanë ftuar ekipin e jashtëzakonshëm, që kanë udhëhequr këtë proces. “Ju jemi falënderues për angazhimin dhe punën tuaj të palodhur”, tha kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Derisa po kalonte në fshatin Miresh, kryetari Alban Hyseni ka parë disa të rinjë duke luajtur basketboll. I pari i komunês i’u ka bashkangjitur lojës me të rinjtë në fushën e sportit e cila është duke u punuar. “Parku në Miresh ende nuk ka përfunduar. Duke kaluar rrugës, pash një grup të rinjsh duke luajtuar. Sigurisht që basketbollit nuk i thuhet jo, asnjëherë”, tha kryetari Alban Hyseni. I pari i Gjilanit me tej tregoi, se është përmbushje e jashtëzakonshme kur sheh jetën që zhvillohet në projektet që ende nuk kanë përfunduar. “Besoj, kuptohet që ekipi jonë fitoi”, tha për…
Policia njofton se dy rastet e demonstrimit të dhunës familjare kanë ndodhur në Kamenicë. DHUNË NË FAMILJE & SULM Kamenicë 22.05.2024-16:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i cili vuan nga një sëmundje mendore dhe sipas tij dyshohet se është përdorues i narkotikëve, pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë në familje. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. DHUNË NË FAMILJE Kamenicë 22.05.2024, 16:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht atë dhe viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit…
Begatohet edhe me tre specialistë të Mjekësisë Familjare, Qendra Kryesore Mjekësisë Familjare në Viti
Dr.Artë Gashaj, dr.Agim Veliu dhe dr.Faruk Sejdiu përfunduan specializimin në Mjekësi Familjare, specializim të filluar tre vite më parë. Tanimë numri i tyre ka arritur në kuotën e 13 specialistëve të Mjekësisë Familjare në Viti. Dhe kështu dalëngadalë po kompletohet ky segment për të filluar edhe zbatimin e programit të MSH për përzgjedhjen e mjekut familjar dhe listën e pacientëve./GJILANI INFO/

