Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për projektin “Pilotimi i konceptit të Smart City” për Gjilanin. “550.000 euro është projekti i radhës për Smart City, i nënshkruar nga Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Ekonomisë”, tha kryetari Hyseni. Më tej i pari i Gjilanit, tregoi se bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, për bashkëfinancim të “Pilotimit të konceptit “Smart City (Neutral Host)”. “Drejt së ardhmes, përmes teknologjisë e inovacionit”, tha kryetari Hyseni. Ndërsa ministrja e Ekonomisë tha se Gjilani po bëhet SmartCity. Artane Rizvanolli, tregoi…

Read More

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, Behar Hyseni ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës më saktësisht Departamentin e Historisë të përfaqësuar nga Prof.Dr. Mentor Hasani i cili njëherësh është edhe shef i këtij departamenti. Bashkëpunimi në fjalë është lidhur me qëllimin e bashkëpunimit të të dy institucioneve në lëmin e historisë e që përfshin: hartimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve shkencore, bashkëpunimi në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave shkencore e hulumtimeve, botimin e studimeve monografike dhe vëllimeve dokumentare nga fusha e historisë, arkeologjisë, trashëgimisë kulturore e turizmit, organizimin e debateve si…

Read More

Bullgaria do të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarëve në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Dislokimi, sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite”, shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë do të mbahet në sheshin Georgi Izmirliev në Blagoevgrad sot (e enjte). Ata do të zbarkojnë në Kosovë në javët në vijim. Kontingjenti përbëhet kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë në Blagoevgrad, e cila do të dislokohet për operacione me Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë ( KFOR ). Kontingjenti bullgar…

Read More

Shtabi Emergjent Komunal ka mbajtur mbledhje ku temë e diskutimeve ka qenë situata pas vërshimeve të fundit në vend. Në këtë takim kanë marr pjesë anëtarët e Shtabi Emergjent Komunal, Zv.komandanti i Policisë së Kosovës në Kamenicës, Besim Kryeziu, Zv.komandant i Stacionit të Zjarrëfikësve në Kamenicë, Sabri Rexha, Kryetarët e Këshillave Lokale, Kryetari i Shoqatës së Kryqit të Kuq-Dega në Kamenicë, Rexhep Morina dhe zyrtarë të tjerë. Kryesuesi i Shtabit Emergjent Komunal, Naser Vllasi, në këtë takim theksoi se pas reshjeve të fundit edhe Komuna e Kamenicës ka pësuar disa dëme kryesisht në infrastrukturë. Sipas tij janë kryer intervenime dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren e komunës Aleksandra Jovanovic dhe Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Ardita Dërmaku, kanë pritur sot në takim Anna Rostocka, Drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në Kosovë. Në këtë takim të karakterit njohës, ata kanë diskutuar rreth Komunës së Kamenicës dhe punës së mirë që po bëhet në raport me angazhimin e të rinjëve dhe grave në institucione si dhe projekteve që po bëhen për të shtuar mundësitë për përgatitje për tregun e punës tek të rinjtë. Kryetari Rahimaj ka falënderuar Drejtoreshën Restocka për ndihëm e vazhdueshme që…

Read More

Shkruan: Fehmi Sylejmani Kohëve të fundit, ikja në amshim, fatkeqësisht gjithnjë e më tepër po rritet. Sot, paska ndërruar jetë edhe një legjendë e basketbollit gjilanas, Ergin Sherifi. Një sportist i kompletuar dhe shumë dimensional, një qytetar me kulturë të gjerë e një profesionist i mirëfilltë. Erginin, kam pasur rast ta njoh shumë herët, një personalitet me vlera të larta, shembull i përkushtimit profesional, shoqëror e i vlerave njerëzore. Ai ishte sportist model, me basketboll kishte nisur të merrej herët, ishte pjesë e 5-shes së parë në pozitën e plejmekerit për skuadrën e atëhershme të basketbollit gjilanas. Më pas ishte…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ish-basketbollisti i Dritës, Ergin Sherifi.  Ai ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982. Sherifi ishte edhe gjyqtar ku njihej me respekt të jashtëzakonshëm, e më pas edhe trajner i basketbollit. Ai edhe pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues. Për kontributin e tij, FBK e kishte nderuar me mirënjohje. Federata e Basketbollit të Kosovës i ka dërguar familjes Sherifi telegram ngushëllimi. Telegram Ngushëllimi për familjen Sherifi E nderuar Familja Sherifi, I dashur komunitet i basketbollit, Me…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe të tjerë kanë pritur sot në takim znj.Rafete Maliqi, e cila sapo është pensionuar. Më këtë rast ai falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim, konkretisht për 42 vite punë të saj në këtë fushë. Ai në emër të komunës së Vitisë, pos që i uroj asaj pensionim të rehatshme ja ndau edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim./GJILANI INFO/

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend planin e vlerësimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, që e ka prezantuar Bejtullah Osmani nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, kërkesën për ndryshime dhe plotësime në Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave (propozim i shoqatës “Ali Hadri”) si dhe planin lokal të veprimit për cilësi të ajrit, të cilin e prezantoi Valon Shefkiu…

Read More