- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
NGA: K.GOCA Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, po jep optimizëm të Zvicra për Kampionatin Evropian 2024. Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për Euro 2024, me synime që të arrijë sa më lartë. Xherdan Shaqiri pritet që të mërkurën t’i bashkohet kombëtares së Zvicrës. “Rezultatet e kontrollit mjekësor zbuluan diçka inkurajuese. Sipas federatës, lëndimi i Shaqirit nuk është i rëndë. Sulmuesi më i mirë zviceran i viteve të fundit pritet të mërkurën në Zvicrën lindore. Megjithatë, mund të stërvitet ai ende individualisht në ditët e para”, shkruan mes të tjera “Blick”. Zvicra po bëhet gati për sfidën hapëse pikërisht kundër Hungarisë më…
Në moshën 9 vjeçare, Jon Sefedini nga Prishtina, ka botuar librin “Rrëfime nga Kosharja”. Por, nxënësi i klasës së 9-të, ka filluar ta shkruaj edhe librin e dytë që flet për betejën më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha informacionet, Joni thotë se po i merr nga vet komandantët që e udhëhoqën këtë betejë. E këta të fundit shprehen të lumtur që gjeneratat e reja po interesohen për këtë betejë. Rreshtat që po i lexon, janë fjalët e komandant “Agim Ramadani” Ndërsa libri që po e mban në duar, flet për betejën më të lavdishme të…
Dy shqiptarë nga Suedia pritet të jeni në parlamentin evropian Pa dyshim se bashkatdhetarët tanë në Suedi janë ‘kampionë’ sa i takon përfaqësimit politik të tyre jo vetëm në Parlamentin suedez, por dhe në Parlamentin Europian, përcjell albinfo.ch. Adnan Dibrani, nga Koshtova e Mitrovicës, për t’u vendosur në Varberg të Suedisë është i pari shqiptar në Europën moderne që ka mundur të zgjidhet deputet në një parlament të BE-së, përkatësisht në Suedi. Kurse tani, ai do të votohet si kandidat i socialdemokratëve për në Parlamentin Europian në Bruksel, në votimet që mbyllen më 9 qershor 2024. Bashkë me të,…
Nga raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se gjithandej vendit tonë-Kosovës, janë shenuar 3 raste kanosjesh si dhe 4 raste të ushtrimit të dhunës në familje. Rastet e kanosjeve kanë ndodhur në Podujevë, Gllogovc e Kaqanik, kurse rastet e sjelljeve të dhunshme në Prishtinë, Gjakovë, Klinë dhe Rahovec, njofton Policia./GJILANI INFO/
Një tërmet prej 2.4 ballësh ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Shkup. Dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë në komunën e Vitisë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore. Sipas MAShTI-it, paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MAShTI-t në këtë proces. “Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”. “Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt…
Me këtë rast kryetari i komunës Sokol Haliti u shpreh se institucionet komunale çdo ditë po punojnë që qytetarët të kenë kushtet dhe siguri të nevojshme dhe se shenjëzimi i kësaj rruge përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut. Në këtë rrugë janë vendosur vendkalimet e këmbësorëve për qytetarët dhe janë vendosur vijat për ngasësit e automjeteve që qarkullojnë përgjatë kësaj rruge. Sinjalizimi i rrugëve apo vendosja e vendkalimeve, pos që do të rrit sigurinë e këmbësorëve, gjithashtu do të shërbej për kufizimet për vozitësit e automjeteve./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, maturantët kamenicas kanë testuar njohuritë e tyre rreth vendeve europiane, ku më të mirët kanë dalë përfitues të Eurotrip-it. “Maturantët kanë filluar vizitën e tyre në Itali, nën pëcjelljen e profesorëve, duke shfrytëzuar këtë vizitë si mundësi për të mësuar edhe më shumë për vendet që vizitojnë”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu është shprehur i lumtur që si komunën kanë mundësuar këtë, duke premtuar që nuk do të jetë e fundit./GJILANI INFO/
Në kuadër të projektit ndërkufitar “Lidhja Rajonale” u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbrojtje të mjedisit
Në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale” për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, si dhe duke u nisur nga qëllimet dhe interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes së potencialeve të reja turistike në zonën turistike ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit, është nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Kompanisë rajonale të pastrimit “Eco Higjiena’. ‘Nënshkrimin e…
Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka votuar pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë. Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime. Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar. Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi. Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që…

