- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se Këshilli Ndërministror ka aprovuar kërkesën që Kamenica të bëhet me ndërrmarje publike multifunksionale, pas shumë viteve mungesë. “Përmes kësaj ndërrmarje synojmë ta ngrisim efikasitetin e shërbimeve dhe t’a shpejtojmë realizimin e kërkesave tuaja”, ka thënë po ashtu Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/
Prokuroria në Gjilan: Janë parashtruar dy kërkesa për masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy…
Në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është mbajtur të mërkurën ceremonia e nënshkrimit të zotimeve të Agjendës së Kontratës Sociale për komunën e Vitisë. Gjatë kësaj ceremonie ka marrë pjesë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje, në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID Noel Bauer, Silvia Šusnjić, drejtoresh e aktivitetet të USAID, kryetar të bashkësive lokale si dhe qytetar tjerë. Me një fjalë rasti të pranishmëve ju është drejtuar kryetari Haliti, cili foli për rëndësinë që ka kontrata sociale për këtë komunë. “Sot, ndihem…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Kryqit të Kuq- Dega në Kamenicë. Kryetari Rahimaj është njoftuar nga Sekretari i kësaj dege, Rexhep Morina për punën që është bërë nga Kryqi i Kuq në Kamenicë përgjatë vitit 2023 si dhe puna e bërë në katër muajt e parë të këtij viti. Morina ka njoftuar Kryetarin Rahimaj edhe sa i përket garave të Ndihmës së Parë që do të mbahen me nxënësit e shkollave të Komunës së Kamenicës. Kryetari Rahimaj ka dhënë mbështetjen e tij në raport me aktivitetet e kësaj dege si…
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në Viti ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt në të cilën janë shqyrtuar shtatë pika të parapara në rend dite për këtë takim. Megjithatë në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi njoftoi të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal, dokumente këto që kryesisht kalojnë edhe përmes këtij komiteti. Para se të shqyrtoheshin pikat e parapara, u diskutua problemi i vonesave dhe neglizhencës që për vite po vazhdon rreth projektit të shkollës “Halil Alidemaj”në Pozheran, për…
“Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, ishte tema e diskutimit të mbajtur në Prizren nga zyra e Komisionerit për Gjuhët pranë Kryeministrisë së Kosovës. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, duke folur për vështirësitë dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tha se Komuna e Gjilanit ofron nivel të duhur të zbatimit të ligjit dhe thuajse të gjitha dokumentet e kërkuara lëshohen sipas kërkesave. Ajo tregoi se pos përkthyesit e gjuhës serbe, kanë në funksion edhe përkthyesin për gjuhën e shenjave. “Ne jemi të hapur të avancojmë edhe më shumë në zbatimin e…
Në kuadër të projektit për trajtimin e qenve endacakë në Kamenicë, Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina së bashku me zyrtarët nga kjo drejtori dhe me menaxherin e këtij projekti, kanë vizituar operatorin i cili është duke bërë trajtimin e qenve endacak. Kjo vizitë kishte për qëllim që të shihen nga afër vendi, kushtet dhe procesi i trajtimit që nga kapja e qenve, pastaj vlerësimi i gjendjes shëndetësore si dhe qëndrimi në këtë qendër pas intervenimeve kirurgjike të nevojshme. “Ndër të tjera ju rikujtojmë që pas trajtimit të qenve endacak në qytet, projekti do të vazhdojë edhe në fshatrat e…
Murati: Grupet e nënpërfaqësuara të marrin mbështetjen e duhur për të filluar aktivitetin e tyre ekonomik
Në diskutimin fuqizues të gruas në Gjilan të organizuar nga NDI-ja ka folur edhe drejtoresha e Buxhetit e Financave, Herolinda Murati Leka. “Me ftesë të drejtoreshës së NDI Kosova , ambasadores Nancy Soderberg isha e nderuar në cilësinë e panelistes të ofroj këndvështrimin tim rreth sfidave dhe mundësive të arritjes së zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm ku përfshihen të gjithë anëtarët e shoqërisë, me fokus tek gratë dhe të rinjtë”, tha Herolinda Murati Leka. Më tej ajo shtoi se ka shpalosur nga përvoja e saj se çfarë politika duhet të merren për të siguruar që grupet e nënpërfaqësuara të marrin…
U mbajt ligjerata për rëndësinë e shëndetit mendor me nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Në shollen e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës ” të Vitisë është mbajtur ligjerata e cila kishte të bënte për rëndësin e shëndetit mendor. Takimi u realizua në bashkëpunim të psikologut të shkollës Nexhbedin Avdyli dhe psikologes Mimoza Zejnullahi, ( në kuadër të organizatës: Neutruon- Atrc) me angazhimin e prof. Feride Latifi, Nxenësit e kësaj shkolle kanë patur mundësinë për së afërmi të marrin njohuri mbi kujdesin ndaj shëndetit mendor./GJILANI INFO/
Ilir Muharremi, kritik i artit Vështrim për ekspoziten e artistit Gjelosh Gjokaj e hapur në hapësirën e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Arti prekë majat e thjeshtësisë, të pahulumtueshmes, të ndjenjave që pushojnë brenda vetes, lartësisë, të veçantës, dehjes Dionisiane. Të vendosë përballë pasqyrës të kuptuarit thellësinë e pa kënduar. Artisti me veten duke e ndarë veten si objekt e artin si subjekt. Subjektet i ngritë mbi metamorfozën e simbolikës brenda në rrënjët e artit. “Kënga për Kadinjacen”, një vepër 1.8 metra e gjatë e artistit Gjelosh Gjokaj, më duket si Guernika e Pikasosë, kjo vepër u përfundua në vitin…

