- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve. Përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtare të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë, përkujtuan dëshmorët në 25 vjetorin e rënies. Përndryshe të dy dëshmorët kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare…
Kryetari Rahimaj: Bursa për të gjithë maturantët që regjistrohen në Universitetin “Kadri Zeka”
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Prof.Asoc.Dr. Artan Dërmaku. “Kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me UKZ, i cili do të mundësojë bashkëpunimin në shumë fusha për hartim të projekteve, ekspertiza profesionale, zhvillim të aplikacioneve etj”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai në të njejtën kohë ka shtuar se ndër tjera është edhe mbështetja e studentëve tanë që kanë vendosur të studiojnë në drejtime të ndryshme në UKZ. Kryetari Rahimaj ka falënderuar Rektorin Dërmaku si dhe stafin e tij për bashkëpunimin./GJILANI INFO/
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka mbajtu trajnimin e parë me haxhinjtë e Komunës së Gjilanit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka mbajtur trajnimin e parë me haxhinjtë e komunës së Gjilanit. Para se të fillojë trajnimi, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim ef. Aliu, mbajti një fjalim rasti ku përshëndeti dhe uroi të gjithë haxhinjtë për haxhin e tyre, duke e lutur Allahun xh.sh. që haxhi i tyre të jetë i pranuar dhe të kthehen shëndosh e mirë. Për një organizim më të mirë, KBI në Gjilan që tani ka ndarë haxhinjtë në tri grupe dhe secili grup ka udhëheqësin e tij. Udhëheqës të haxhinjve nga komuna e Gjilanit janë Iljaz ef.…
Në kuadër të javës së fundit të Albi Mall Superligës së Kosovën në futboll, skuadra gjilanase, SC Gjilani luan në udhëtim ndaj FC Dukagjinit, e futbollisti i skuadrës kuq e bardh, Renato Ziko, në konferencën për media, para gazetarëve ka thënë se ai dhe shokët e skuadrës janë të gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur objektivin nga kjo përballje, e që është fitorja e cila e shmang skuadrën kuq e bardh nga barazhi. “Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme të cilën e kemi me detyrim ta fitojmë. Kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur…
Mezani para ndeshjes me Dukagjinin: Do t’a bëjmë të pamundurën, rezultati i vetëm për ne është fitorja
Trajneri i skuadrës gjilanase, SC Gjilani, Gentjan Mezani ka vlerësuar lartë kundërshtarin e së shtunës Dukagjinin në konferencën për shtyp para gazetarëve në prag të takimit, i cili pritet të zhvillohet në Klinë. I pari i shtabit teknik ka deklaruar se e kanë përgatitur sfidën, pasi që përballë do të kenë një kundërshtarë tejet të vështirë. “Kemi përballë një ndeshje jashtëzakonisht të fuqishme të cilën shpresoj dhe uroj që gjatë këtyre ditëve ta kemi organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme siç edhe jemi fokusuar në gjithë javët e shkuara. Kemi përballë një skuadër që është shumë e…
Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 16.05.2024 – 23.05.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e tetëdhjetë e katër (1384) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i pes (5) aksidenteve të…
Është hapur punëtoria UPSHIFT me ndikim social në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, foli në emër të kryetarit, Alban Hyseni, ku falenderoi për bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ajo, gjithashtu i përgëzoi dhe i uroi suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës të shkollave të komunës sonë për idet e tyre kreative, gjegjësisht ngritjes së shkathtësive në ndërmarrësi dhe inovacion. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se përveç trajtimit të temave të ndryshme jashtëzakonisht mbresëlënëse, shkëmbimit të ideve, aty kishin mundësinë e gjithëpërfshirjes e poashtu edhe socializimit e njohjeve të reja. “Ju…
Me rastin e miratimit të Rezolutës së OKB-së për Gjenocidin në Srebrenicë, Avokati i mirënjohur për çështje ndërkombëtare Arsim Vranovci, deklaroi se miratimi i Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme për caktimin e 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë shënon një sukses të madh të bashkësisë ndërkombëtare për njohjen e gjenocidit të kryer nga shteti serb ndaj viktimave të pafajshme dhe të paarmatosura boshnjake. Sipas rezolutës, kjo datë do të përkujtohet çdo vit dhe iu bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së, organizatave të sistemit të OKB-së, organizatave tjera ndërkombëtare dhe regjionale, shoqërisë civile,…
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
I riu shqiptar vlerësohet lart për intelegjencë, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës në Bocconi Kjo javë hapet me një lajm të bukur që Albinfo.ch do të ndajë me shumë kënaqësi me të gjithë komunitetin e diasporës. Julian Lumi, me origjinë shqiptare, është një nxënës brilant i shkollës së mesme shkencore “Amedeo di Savoia”. Julian doli i pari në kategorinë e klasifikimit Pisto C2 dhe për këtë arsye është kualifikuar në finalet kombëtare të lojërave matematikore që do të zhvillohen më 25 maj në Bocconi di Milan. /Albinfo.ch https://www.reportpistoia.com/pistoia-julian-lumi-primo-alla-finale-nazionale-dei-campionati-matematici-alla-bocconi/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR38BlP9kTPSwNOTQV3Iv_O0F1xyBMo3Dd5Uf4LqYwXYh-PqOzrfIJCTbaE_aem_AW2zIeKMuZ8PJ7Jw7cVYUZyBcjAVaGmQjka9Yuw3mvBF78ycxptYWKSnWRHvsxKCb-SADNV2YYa3-tRSGs_XKHu5
Kurti në Londër flet për rolin kyç të NATO-s dhe kërcënimet autokratike ndaj sigurisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Britani të Madhe. Kurti ka nisur ditën me një fjalim në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Në një postim në “X”, kryeministri bëri të ditur se ka folur për rolin e NATO-s dhe aleatëve demokratikë. “Një kënaqësi e madhe për të filluar ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, ka shkruar Kurti. Gjatë ditës…

