Në prag të Festës së Kurban Bajramit, shoqata “Bereqeti” dega në Gjilan e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, shpërndau 115 pako ushqimore dhe po aq thasë miell nga sofra e Ramazanit dhe nga donatorët (Fluidi, ETC, Flexiglas ), për familjet me nevojë sociale.
I gjithë ky aktivitet u zhvillua nën udhëheqjen e Imamit hoxhë Jusuf ef. Mustafa dhe Imam Driton ef. Bekteshi. /GJILANI INFO/