- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Hyseni: Premtimet e dhëna po jetësohen, lidhen me rrugë fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës
Pa ndalur po vazhdojnë investimet në fshatrat e Komunës së Gjilanit, përkatësisht rreth brezit kufitar që lidhin fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës. Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë më të mirë për banorët e fshatrave. Një investim me rëndësi ka filluar për asfaltimin e rrugës në fshatin Kokaj. “Me vlerë 569,135.37 euro e gjatësi 3261,55 metra, kanë filluar punimet në rrugën e fshatit Kokaj”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Sipas tij infrastruktura e re që po punohet, përveç zhvillimit të fshatrave të komunës sonë, do të shërbejë edhe për lidhjen…
Projekti i sanimit dhe rivitalizimit të rrugës “Sylejman Aga”në Pozheran , është në realizim e sipër. Dhe punimet në këtë rrugë, nga afër i ka përcjellë edhe kryetari I komunës Sokol Haliti. Ai me këtë rast, ka ritheksuar se Institucionet komunale po vazhdojnë me përkushtim në rivitalizimin e infrastrukturës rrugore nëpër fshatrat e kësaj komune, Ndërkaq ka përmendur edhe projektet e shumta që janë duke u realizuar që lidhin lokalitetet mes vete. Rruga e radhes e asfaltuar është degëzim nga rruga kryesore dhe që shpie tek xhamia e Pozheranit./GJILANI INFO/
28 persona kanë humbur jetën në 25 aksidente të ndodhura në Kosovë, në periudhën janar-maj 2024, raporton Gazeta Blic. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në përgjigjen e tyre për Gazeta Blic. Sipas statistikave të Policisë, në Kosovë në këtë periudhë janë shkaktuar 8322 aksidente, një rritje e numrit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Po ashtu, ka edhe rritje të numrit të tiketave të shqiptuara, ku për periudhën janar-maj 2024 janë shqiptuar gjithsej 292291, krahasuar me vitin e kaluar, ku kanë qenë 260241 tiketa. Më poshtë statistikat nga Policia e Kosovës .
Komuna e Vitisë dhe USAID-i së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit që synon të përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore
Përfaqësues të projektit që ka të bëjë me qeverisjen e pronës nga USAID-i amerikan, janë pritur sot në zyrën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, me që rast është diskutuar rreth aktiviteteve që synojnë përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë, reduktimin e korrupsionit, rritjen e fuqizimit të grave dhe përmirësimin e drejtave formale të pronës në investimet në pronën e paluajtshme. Kryetari Haliti, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti që parasheh aktivitete në periudhë 5 vjeçare. Ai ka theksuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka pasur ndër vite me USAID-in amerikan dhe…
1 mijë e 535 tiketa trafiku janë shqiptuar për 24 orë nga Policia e Kosovës për shkelësit e rregullave në komunikacion. Gjatë të njëjtës periudhë janë arrestuar 22 person, nga të cilët 17 janë dërguar në mbajtje. Tutje, në raport të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 35 aksidente me dëme material, ku 23 nga ta kanë pasur edhe persona të lënduar.
Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, diçka më pak se kjo nuk e përmbushë vizionin tonë për një Evropë në paqe
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë obligimet nga procesi i dialogut. Megjithatë Hovenier, në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor të këtij viti, potencoi rëndësinë që dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke. ”Ne duhet të angazhohemi bashkërisht edhe kolektivisht në këto sfida politike. Veçanërisht për Kosovën meqë këtu punoj dhe jetoj, kemi një sfidë për ripozicionimin e marrëdhënieve me Serbinë”. ”Dhe Kosova duhet që së bashku me Serbinë, të punojë që të shtyjë përpara agjendën. Po. Ka një varg zyrtarësh amerikanë përfshirë edhe mua, që kalojmë…
Në Kamenicë mbahet konsultim publik për KAB-in dhe Qarkoren e parë buxhetore nga Zyra e Kryetarit
Zyra e Kryetarit ka mbajtur konsultimin publik për Qarkoren e Parë Buxhetore 2025/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027. Në këtë konsultim të pranishëm ishin Drejtorë te Drejtorive Komunale, Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Komisioni për organizimin dhe mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, zyrtarë të tjerë komunalë, përfaqësues nga OJQ-të, dhe të tjerë. Këtë konsultim e hapi Drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Ardita Dërmaku, e cila para të pranishmëve ka paraqitur dy dokumentet. Ajo ka thënë se këtë vit buxheti ka rritje 5.22% më shumë sesa vitin e kaluar. “Qarkorja e parë buxhetore paraqet kufijtë fillestar të organizatës buxhetore. Poashtu edhe…
Është pensionuar Agim Kçiku, udhëheqës i sektorit për punë juridike dhe të përgjithshme në Drejtoratin e Inspeksionit të Komunës së Gjilanit. Ai ka punuar që nga çlirimi i vendit në sektorë të ndryshëm të komunës. Ku falë angazhimit të tij, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionet komunale të Gjilanit. Për kontributin dhe angazhimin e tij të dhënë për 25 vjet, i është ndarë mirënjohje në emër të kryetarit të Komunës Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Qyteti i Gjilanit ka një trashëgimi të pasur kulturore që përshin aktivitete kulturore që pasqyrojnë diversitetin dhe historinë e tij. Një ndër trashëgimit kulturore në njërin nga fshatrat e Gjilanit është edhe Kalaja e Pogragjës 10 kilometra larg nga juglindja e Gjilanit, pozicionohet ky monument si një nga më të rëndësishmet historiko-kulturore të Kosovës, në një lartësi mbi detare prej 567 metra. Kryetari i fshatit Pogragjë, Arton Fetahu në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se ky monument i takon shekullit të VI, por që dëshmi zyrtare ende nuk ka. Ndër të tjera, Fetahu theksoi se nuk kanë pasur…
Janë shpalosur rezultatet e arritura nga hulumtimi, – “Dhuna në shkolla dhe faktorët e ndërlidhur me të”
Është mbajtur prezantimi mbi shpalosjen e rezultateve të hulumtimit të realizuar mbi “Dhunën në shkolla dhe faktorët e ndërlidhur me të”. Albana Demiri, drejtoresh e Arsimit në Komunën e Gjilanit, tha se ky hulumtim është realizuar nga psikologet e shkollave, duke përfshirë analizën e disa faktorëve kyçe. Sipas saj pikat kryesore të diskutimit ishin: Faktorët e rrezikut nga nxënësit. Atmosfera (situata dhe klima në shkollë). Mbështetja e mësimdhënësve ndaj nxënësve (dallimi ndërmjet SHFMU & SHML). Viktimizimi dhe dhuna ndërmjet nxënësve. Ngacmimet seksuale ndërmjet nxënësve. Viktimizimi nga mësimdhënësit (dhuna psikologjike, fizike dhe seksuale). Nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, tha…

