- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Në prag të Festës së Kurban Bajramit, shoqata “Bereqeti” dega në Gjilan e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, shpërndau 115 pako ushqimore dhe po aq thasë miell nga sofra e Ramazanit dhe nga donatorët (Fluidi, ETC, Flexiglas ), për familjet me nevojë sociale. I gjithë ky aktivitet u zhvillua nën udhëheqjen e Imamit hoxhë Jusuf ef. Mustafa dhe Imam Driton ef. Bekteshi. /GJILANI INFO/
Konferenca UKZ AC 2024 ka vazhduar punimet e saj në ditën e dytë dhe është përmbyllur me sukses
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka vazhduar dita e dytë e Konferencës së Tretë Vjetore Shkencore Ndërkombëtare me temë “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore”. Kjo konferencë, për dy ditë radhazi, mblodhi 124 pjesëmarrës, duke përfshirë akademikë, profesorë universitarë dhe studiues të rinj nga vendi, rajoni dhe Evropa. Në kuandër të kësaj, sot pas përfundimit të prezentimit të punimeve të të gjithë pjesëmarrësve, nëpër pesë sesionet e konferencës dy ditore, EduDay Conference, Justice Conference, Economics Conference, DiGiDay Conference dhe MathDay Conference, është takuar Këshilli Organizativ i Konferencës, ku kanë vlerësuan konferencën si jashtëzakonisht të suksesshme,…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim mikpritës, shkrimtaren e re vitiase Flutura Azemin, e cila është edhe autore e librit “Vorbull ndjenjash”. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se është shumë i nderuar që komuna e Vitisë çdo ditë po pasurohet me talent të rinjë e që premtojnë shumë, siç është edhe Flutura Azemi. Duke e pranuar një ekzemplarë të këtij libri nga vet autorja, kryetari Haliti e ka uruar znj. Azemi për librin e ri dhe në shenjë respekti për kontributin e dhënë në letërsi, i ndau një mirënjohje. Përndryshe, sot në…
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hell, i cili mendon që shtetit serb nuk duhet t’i kërkohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës de jure, për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Rohde në një postim të bërë në platformën X ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë përfshinë njohjen reciproke, transmeton Telegrafi. “Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende:…
Inspektorët po vazhdojnë me gjobitjen e qytetarëve, të cilët po hedhin mbeturina në vende jo adekute. Kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të hedhjes së mbeturinave dhe krijimit të një mjedisi më të pastërt. Inspektorët kanë gjobitur me 200 euro një qytetarë i cili ka hedhur nga makina mbeturina të vëllimshme në konteinerë për mbeturina në lagjen Bojanina. Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, tha se inspektorët kanë gjobitur palën për hedhjen e mebturinave me 200 euro. Ajo tregon se, pala nga makina ka hedhur mbeturina të vëllimshme në konteinerë për mbeturina komunale. “Pas…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Drejtorin e FKEE-së Driton Hetemi kanë përuruar punimet që janë bërë në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë. Ky projekt që prej vlerën 117,083 eurosh ka bërë të mundur fasadimin e jashtëm të objektit, kaldanë, dritaret, ndriçimi si dhe sistemin e ngrohjes. Në kuadër të objekteve në të cilat ka kontribuar Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë hyn edhe investimi i bërë në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë, si dhe nuk do të jetë i fundit. Kryetari Rahimaj ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë…
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjilan. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. “Më 13.06.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Në përvjetorin e 25-të të rënies së dëshmorit Kenan Halimi, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë si dhe mysafirë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, tek varri i dëshmorit Kenan Halimi, në oborrin e shkollës në Skifteraj. Po ashtu, me një manifestim kulturo artistik, është shënuar dita e shkollës, e cila mbanë emrin e këtij dëshmori, ku me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryetari Hasan Aliu, ndërsa në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve foli kryetari i kësaj organizate Xhevdet Ademi. Për të…
Organizata gjermane Konvoi der Hoffnung ka dhuruar pajisje ndihmëse për Handikos-in në Gjilan
Pajisje ndihmëse ortopedike, si karroca manuale, shtretër ortopedik e të tjera, janë dhuruar donacion nga organizata gjermane Konvoi der Hoffnung për shoqatën Handikos në Gjilan. Sjellja e këtyre pajisjeve është bërê nga Sabile Aliu Sahiti, anëtare e shoqatës gjermane Konvoi der Hoffnung. Fatmir Shurdhani, menaxher i Handikos-it nê Gjilan, falënderoi organizatën Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve, përkatësisht anëtaren e kësaj shoqate gjermane, bashkatdhetaren Sabile Aliu Sahitin. Sipas tij, ky donacion do të jetë për të gjithë regjionin e Gjilanit dhe njerëzit në nevojë. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të jenë…
Nga Kosova e trazuar, për t‘u bërë një emër suksesi në Zvicër Rastave të suksesshme të shqiptarve në Zvicër, padyshim i shtohet edhe Shkelqim Hyseni, një shef i suksesshëm në kompaninë “Coop”, transmeton albinfo.ch. Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë kanë depërtuar në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha. Mirëpo rasti i Shkelqim Hyseni, 35 vjeçar ishte më ndryshe. Prindërit e tij u larguan nga Kosova për në Zvicër, ndërkohë që në kohën sa ishte në parashkollor. Hyseni nuk e fliste gjermanisht. Ai erdhi nga Kosova e trazuar si fëmijë, pavarësisht ambientimit jo të…

