Author: admin

Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një thirrje publike që ka lansuar për opozitën, që është shumicë në Kuvendin Komunal të Gjilanit, thuhet: ” Bëjmë thirrje të bashkoheni në votimin për bartjet buxhetore. Ky akt është thelbësor për të mos penguar projekte të rëndësishme, subvencione, paga dhe kategori të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë”, Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në thirrje publike për opozitën, ka theksuar se janë 2.5 milionë euro që duhet të bartën nga Kuvendi Komunal, në mënyrë që…

Read More

Agjensia e Statistikave të Kosovës[ASK] në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka publikuar statistikat e Arsimit për vitin akademik 2023/2024. Sipas këtyre statistikave të ASK-së thuhet se Kosova gjatë vitit 2023/2024 ka shënuar një rënie të lehtë sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve në vitin akademik 2023/2024 sesa një vit më parë. Sipas statistikave të publikuara, numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2023/2024 ishte 215 mijë e 431. E prej tyre në sektorin publik kanë qenë 206 mijë e 941 ose 96,1%. Në bazë…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 ka lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit në Kosovë, pas 78 ditësh, kurse Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë ka miratuar rezolutën 1244, ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se brenda një javë do të fillojnë procedurat për rreth 8 milionë euro në prokurimin publik. “Është evidente që sot shohim punishte kudo në komunën tonë, por transformimit rrënjësor shumë shpejt do t’i shtohen projekte të reja e të mëdha”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Sipas tij, këtë javë procedurat që do të fillojnë janë: -Asfaltimi i Brezit Kufitar(3 segmente: Kapi-Svircë, Lisockë-Shahiq-Zhujë, Shahiq-Svircë) – 5.2 milionë euro -140 rrugë të reja lokale, shpërndarje në secilin lokalitet të komunës. – 2.04 milionë euro -Urë e re në fshatin Hodonoc – 320,000 euro -Parku…

Read More

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, kolonel Rashit Mustafa, i njohur në luftë si “Komandant Karadaku”, janë bërë homazhe tek varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Viti. Homazhe tek varri i kolonel Rashit Mustafës, bënë udhëheqës të Institucioneve komunale në krye me zëvendëskryetarin e komunës, Hasan Aliu dhe kryesuesin e Kuvendit, Bekim Azizi, Institucioneve tjera, si ata të policisë, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike e qytetar të tjerë./GJILANI INFO/

Read More

Ka ndërruar jetë Lulzim Atullah Sylejmani, zyrtar i lartë në Administratën Tatimore të Kosovës në Gjilan. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët kanë bërë publike edhe kohën dhe vendin e varrimit. Lulzim Sylejmani për të gjithë ata që e njohën do të mbahet në mend si njeri punëtor, i urtë, i dashur e shumë miqësor. Në njoftimin e familjarëve është shkruar: Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, me 09 qershor 2024, ndërroi jetë më i dashuri jonë Lulzim Atullah Sylejmani. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 10…

Read More

Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, në veçanti të banorëve të Pozheranit dhe të lokaliteteve për rreth, ndjej obligim moral që serish të shprehi shqetësimin tim publik lidhur me punimet që po zhvillohen në shkollën e mesme të ulët “Halil Alidema”, në Pozheran. Duke pasur parasysh dinamikën e ngadalshme të punimeve, që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e këtij objekti shkollor, duket se përfundimi i tij nuk do të jetë gati edhe në vitin e ri shkollor që do hymë. Edhe pse kanë kaluar 8 viteve, akoma ky objekt shkollor nuk është gati ti mirëpres nxënësit në…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se për tre ditë radhazi, ekspertët Dr. Edona Maloku, Prof. Joanne Hughes, Prof. Tony Gallagher, Prof. Ruth Leitch, Dr. Gavin Duffy, z. Paul Close dhe z. Seamus Bradley, kanë ndarë me kolektivet e shkollave të Komunës së Kamenicës, duke përfshirë edhe drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave serbe, praktikat më të mira për hartimin e modelit të Arsimit të Përbashkët, model ky që vjen nga Irlanda Veriore. “Arsimi i përbashkët (Shared Education) si koncept ka për qëllim afrimin dhe krijimin e relatave të ndërsjella dhe ndërveprimit mes fëmijëve të grupeve të ndryshme…

Read More

nstituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Read More