“Riparimi dhe hapja e rrugëve fushore në fshatra, do të ketë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve të tyre”, ka thënë Bajram Isufi, Drejtor për Bujqësi nga Komuna e Gjilanit.
Drejtori Isufi së bashku me zyrtarët e kësaj Drejtorie tash së fundi kanë parë nga afër punimet tê cilat po zhvillohen dhe të përfunduarat në disa lokalitete, së fundi në fshatin Velekicë./GJILANI INFO/




