- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Policia në Gjilan arreston dy të dyshuar, e kishin mbajtur në një lokal dhe e kishin sulmuar fizikisht një person
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të privimit të kundërligjshëm të lirisë në Gjilan. Siç thuhet në raport, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. “Gjilan 08-09.06.2024. 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.…
Një person është vetplagosur me një pushkë ajrore në Viti. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:20 ka njoftuar policia. “Është raportuar se i dyshuari mashkull në garazhin e shtëpisë së tij ishte vetplagosur me një pushkë ajrore. I dyshuari nga familjarët e tij është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një kuti me municion. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.A., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri D.A., që nga data 24 dhjetor 2023 deri më datë 28 mars 2024, në vazhdimësi, në biznesin e tij të emërtuar, “Albshkolla”, në Gjilan, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka vënë në lajthim të dëmtuarit I.K, L.H., V.M., F.O., J.S., Y.B., A.V., M.A.,…
Delegacioni i Universitetit “Kadri Zeka ka vizituar Parlamentin e Austrisë me ftesë të Deputetit Evropian, Lukas Mandl
Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfshirë Rektorin Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, dhe profesoreshën Dr. Sc. Shejnaze Gagica, ka realizuar një vizitë të veçantë në kryeqytetin austriak, Vjenë. Delegacioni ishte ftuar special nga Deputeti i Parlamentit Evropian, Z. Lukas Mandl. Gjatë vizitës së tyre, Z. Lukas Mandl u nderua nga Presidenti i Austrisë me Medalje të Artë Nderi për kontributin e tij të shquar në zhvillimin e demokracisë në Austri dhe në Bashkimin Evropian. Ky nderim vjen si njohje e përpjekjeve të pandalshme të…
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e -VI- të rregullt për vitin 2024. Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, , Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm. Në rend ditë ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e V-të e Komitetit për Politikë dhe Financa; 2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), për Komunën e Kamenicës për vitin 2025-2027; 3. Propozim-vendim për miratimin e Planit të Transporit Rrugor Lokal në Komunën e Kamenicës 2024-2028; 4. Propozim vendim për miratim për dhënien e pronës së paluajtshmë…
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur konsultimin publik për Qarkoren e Parë Buxhetore 2025/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027. Në këtë konsultim të pranishëm ishin anëtrët e KPF-së, disa Drejtorë të Drejtorive Komunale, komisioni për organizimin dhe mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, zyrtarë të tjerë komunalë dhe të tjerë. Këtë konsultim e ka hapur kryesuesi i KPF-së, Liridon Kastrati, i cili ka thënë se Qarkorja Buxhetore 2025/01 e lëshuar nga MF, ofron kufijtë fillestar buxhetor për secilën Organizatë Buxhetore në nivelin qëndror dhe lokal. “Duke u bazuar nga kjo ZKF nxjerrë Qarkoren e Parë Interne, ku ofrohen udhëzimet…
Familjet në nevojë vazhdojnë të ndihmohen nga Komuna e Gjilanit. Gjatë këtij viti kjo kategori do të ndihmohen me 750 pako, derisa sot është bërë shpërndarja e 250 prej tyre. “Përtej të gjitha projekteve të tjera, në prag të Kurban Bajramit, kemi shpërndarë 250 pako ushqimore me vlerë prej 60 euro për pako, për familjet në nevojë”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit. Alban Hyseni, më tej shtoi se gjithsej gjatë këtij viti do të ndahen 750 pako. Kujdesi ndaj njëri-tjetrit është obligim. Sipas tij ndarja me tjetrin e të mirave që i kemi, është mandatore për të gjithë ata…
25-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. E vlerësuar nga ata…
Universiteti “Kadri Zeka” pjesë e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”
Në Prishtinë është mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”, në të cilin po marrin pjesë figura të ndryshme politike vendore dhe ndërkombëtare. Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, pjesëmarrëse, Lindita Nebiu Hyseni, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”, po zhvillohet në një kohë kur konfliktet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe po rritet shqetësimi se po shkojmë drejt një bote të fragmentuar. Në të njëjtën kohë, momenti për bashkëpunimin midis shteteve dhe biznesit për çështje të tilla si tranzicioni i gjelbër, ndërtimi i qëndrueshmërisë ekonomike, tërheqja e investimeve, rritja…

