Author: admin

Po vazhdon mbështetja e fermerëve të Gjilanit nga komuna, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë. Në kuadër të përkrahjes është bërë edhe shpërndarja e 72 motokultivatorëve për fermerët e Komunës së Gjilanit. Dhurimine tyre e bënë kryetari Alban Hyseni dhe drejtori për Buqësi dhe Pylltari Bajram Isufi. “72 motokultivatorë me vlerë rreth 90 mijë euro, janë ndarë sot për fermerët përfitues”, tha Alban Hyseni. I pari i komunës, tregoi se me këtë projekt po vazhdon mbështetja rekorde e fermerëve të komunës sonë. Më tej kryetari i Gjilanit, tha se gjithësej nga 2023 deri me këtë projekt, janë mbi 1.500.000 euro,…

Read More

Aktivitetet e buxhetimit me pjesëmarrje kanë vazhduar edhe me qytetarët e komunitetit rom të Komunës së Gjilanit. “Komuniteti rom në buxhetimin me pjesëmarrje do të vendosin për projektin me prioritet”, tha drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri. Ata morën pjesë në takimin e organizuar me drejtorët e Komunës së Gjilanit dhe listuan propozimet e tyre: 1. Park për fëmijë 2. Terren sportiv 3. Rregullimi i ujësjellësit 4. Rregullimi i ndriçimit publik Me datë 20 qershor, komuniteti rom merr pjesë dhe vendos./GJILANI INFO/

Read More

Të rinjë e Komunës së Gjilanit, përfunduan me sukses programin e trajnimit “Shkathtësitë Bazë Jetësore dhe Punësueshmëria” në kuadër të projektit YEEP2 29. Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, tha se për sukseset e arritura u çertifikuan dhe tani janë gati të qasen në tregun e punës. Më tej ajo shtoo se këta të rinjë përmes projektit YEEP 2 po përkrahen në gjetjen e mundësive për të kryer praktikë pune dhe për punësim. Nënkryetarja shtoi se po ashtu, për këta të rinjë po vazhdojnë të ofrohen edhe sesione individuale dhe mentoruese, si dhe përkrahje tjera të nevojshme. “Komuna si çdo herë është…

Read More

Gazetarja Migena Zylali, ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews ku foli për punësimin e shqiptarëve në Gjermani. Ajo tha se ka raste kur shqiptarët kërkojnë rrogë më të lartë se gjermanët ndonëse nuk e justifikojnë kërkesën e tyre me aftësi. Ajo tregoi edhe një eksperiencë të sajën me një vajzë nga shqiptari që kërkoi punë në sallonin e saj. “Unë pata një vajze nga Elbasani e cila donte të punonte. Ajo donte 20 euro orën, pasi ajo tha se kishte 17 vite eksperiencë në Shqipëri dhe kjo i njihej si master. Por që të njihet…

Read More

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan, ka arrestuar 6 persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve. Rasti i parë sipas njoftimit të policisë ka ndodhur me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D. m/k (viti i lindjes 1997), P. S. m/k (viti i lindjes 2002) dhe D. T. m/k (viti i lindjes 2001). Gjatë…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se Kosova për herë të parë pas nënshkrimit të Traktatit të Athinës në vitin 2005 merr udhëheqjen e Presidencës së ECRB. “Bordi Rregullativ i Komunitetit të Energjisë (ECRB), pas dështimit në përzgjedhjen e Presidentit ne dy takimet e rregullta, në takimin e tij të jashtëzakonshëm të mbajtur më 05.06.2024 në Athinë, pas disa raundesh votimi, ka zgjedhur kryesuesin e Zyrës së Rregullatorit për Energji z. Ymer Fejzullahu si Presidentin e ri të ECRB-së”, ka njoftuar Zyra e Rregullatorit për Energji. ECRB është organi i pavarur rajonal i rregullatorëve të energjisë në Komunitetin…

Read More

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka mbajtur sot trajnim me fermerët e blegtorisë me temën “Përgatitja e silazhit”, roli dhe rëndësia te kafshët. Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore” DK-MBPZHR, të cilën e implementon organizata KDC. Trajnimin e mbajti Heset Vranovci, veterinar dhe këshilltar privat i licencuar. Në trajnim morën pjesë 8 fermerë edhe pse ishin të ftuar një numër i madh i tyre./GJILANI INFO/

Read More

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ka marr pjesë në takimin e kolegjiumit të planifikimit hapësinor. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e E-lejeve, banimin e përballueshëm, atë social, kornizën ligjore për efiçiencë dhe rregulloret e brendshme të organizuar nga Asociacioni i Komunave. Po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet dhe sfidat në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, ku foli drejtori i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit Servet Spahiu. Për zhvillimet në fushën e planifikimit hapësinor në nivelin qendror ka folur Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor. Po ashtu u diskutua…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se terreni sportiv në të cilin do të realizohet turneu më i madh i futbollit në Kamenicë do të ketë terrenin më të mirë. Projekti në vlerë prej 103,000 eurosh ka mundësuar tribuna të reja, ndriçim adekuat, park të lojërave dhe rrethojë metalike. “Emocionet dhe adrenalina do përjetohen ndryshe tash e tutje”-ka thënë Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Devajë të Vitisë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e kanalizimit në lagjen Ukshini. Përndryshe komuna e Vitisë, është duke punuar edhe në realizimin e projekteve të ndryshme në disa lokalitete të kësaj komune dhe atë në interes të qytetarëve./GJILANI INFO/

Read More