- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Statistikave policore prej 24 orësh, bëjnë me dije se në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 645 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Nga raporti i Policise se Kosoves, behet e ditur gjithashtu edhe 54 raste aksidente trafiku, 17 me lëndime dhe 37 me dëme materiale si dhe 14 raste arrestimesh, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
1261 maturantë të Komunës së Gjilanit i janë nënshtruar sot testit të maturës. Procesi është zhvilluar në 10 qendra me 43 administrues si dhe 10 komisione me nga tre anëtarë pjesëmarrës. Për të parë nga afër ecurinë e procesit të testit të maturës, ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila në emêr të kryetarit Alban Hyseni, i ka uruar maturantët për rezultate pozitive. Për këtë proces Drejtoria e Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për t’u mbajtur testi i maturës në mënyrë të regullt sipas kërkesave të MAShT-it. Procesi është pëcjellë edhe perfaqësues nga MAShT-i,…
Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë me dije se sot ka marr pjesë në fillimin e punimeve në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Devajë. “Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm që të jetësohet dhe të eliminohet problemi i ujit të pijes. Po ashtu investime në ujësjellës, për ri funksionalizimin e ujësjellësit dhe shtrirje të rrjetit, do të ketë edhe në disa fshatra të Vitisë,konkretisht në fshatin Radivojc do të fillojnë së shpejti”, ka thënë Haliti. Sipas tij, banorët e Devajës shprehën mirënjohje për institucionet komunale për realizimin e këtij projekti,…
Banorët e Livoçit të Ulët, kanë vendosur që në kuadër të projektit të Komunës së Gjilanit, buxhetimi me pjesëmarrje të rregullohet parku pranë rrugës “Ekrem Shabani”. Ky projekt mori mbështetjen më të madhe të votave nga 80 banorët e Livoçit të Ulët, sa ishin të pranishëm në proces. Parku do të nisë së ndërtuari vitin tjetër dhe vlera do të jetë 50,000 euro. Procesi u vëzhgua nga afër nga drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihu, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati Leka, drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit,…
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.Ato minimalet sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihen të lëvizin nga 13 deri në 15 gradë Celsius. “Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vend-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 – 35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Në Shkollën e Artit Pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan, ka përfunduar ceremonia e diplomimit të nxënësve, të cilët gjatë këtyre tri viteve të fundit, kanë ndjekur mësimet në këtë shkollë. Dita e sotme, për ta, ishte e veçantë pasi, pas angazhimesh e përpjekjesh, jo të vogla, ata sot kurorëzuan arritjet e tyre, të cilat sot u konfirmuan nga drejtues të shkollës. Krahas, nxënësve, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë profesorë, prindër e familjarë të nxënësve. Drejtori i shkollës, Roland Masurica ka uruar nxënësit maturantë për arritjet e jashtëzakonshme në rrugëtimin e tyre si artistë të së ardhmes. “Sot, dëshmojmë…
“15 qershori është data që shënon ditën e çlirimit të Gjilanit”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit theksoi, se ky qershor është i veçantë për gjithë vendin, sepse shënohet 25 vjetori i çlirimit të vendit. Më tej kryetari Hyseni shtoi se këtë datë dhe aktivitetet e organizuara nga Komuna e Gjilanit, përkujtojnë dëshmorët, nderojnë invalidët dhe veteranët e luftës, si dhe angazhohen për të ardhmen. Kryetari i Gjilanit tha se 15 qershori 2024 shënon 25 vjetorin e çlirimit! Urime dita e çlirimit! Lavdi dëshmorëve të kombit!
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me urimin që shëndeti, lumturia, gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit! “Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emrin tim dhe të institucioneve komunale, ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi, gëzim, begati dhe mbarësi në familjet tuaja. Kjo festë na nxitë për më shumë tolerancë, mirëkuptim, vepra të mira humane dhe solidaritet me njëri-tjetrin, në veçanti me personat që kanë…
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që u bëri. Bamirësve merru myzhde”. (El Haxh, 37). Besimtarë të dashur, vëllezër e motra! Kam nderin dhe kënaqësin që në emrin tim dhe në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të ja Uroj ditën e qlirimit të Qytetit. Le ta falënderojmë Allahun e Lartëmadhërishëm që na e mundësoi që edhe sivjet ta presim festën e Kurban Bajramit, festën më të vjetër të njerëzimit, festën e parë që shënon devotshmërinë…
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Gjilanit
Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur seancë solemne, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Komunës, përfaqësues nga institucionet e sigurisë, deputetë përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Kryesuesi Kadriu tha se pikërisht në këtë sallë, gjatë paraluftës u gjykuan qindra bashkatdhetarë vetëm pese donin të jetonin të lirë. Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se breza të tërë, janë flijuar, kanë luftuar e kanë bërë beteja të lavdishme kundër terrorit, gjenocidit e masakrave të tmerrshme që i bëri pushtuesi.…

