Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » “Trump mund të ndajë Kosovën”, vjen paralajmërimi nga Serwer – ja si i komenton kushtet e Kurtit
Opinione

“Trump mund të ndajë Kosovën”, vjen paralajmërimi nga Serwer – ja si i komenton kushtet e Kurtit

adminBy adminJuly 2, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Bota serbe duhet luftuar dhe kundërshtuar me forcë pasi është një rrezik për mbarë Ballkanin Perëndimor”.

Është kjo kërkesa e Daniel Serwer, profesorit të njohur amerikan, ekspert në menaxhimin e konflikteve.

Duke folur, profesori analizon dialogun duke këshilluar që të kalohet në arritje praktike.

Serwer, kritikon ashpër sjelljen e BE-së dhe SHBA-së që përkëdhelin Serbinë, pasi është një politikë që nuk funksionon.

Ai pati edhe një paralajmërim nëse Donald Trump zgjidhet në nëntor si president i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se republikani mund të mbështesë botën serbe, përfshirë këtu ndarjen e Bosnjes, ndoshta edhe të Kosovës.

A2 CNN: Profesor, një tjetër takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç përfundoi pa një rezultat. Çfarë duhet të ndryshohet në mënyrë që dialogu të jetë i suksesshëm?

Serwer: “Mendoj se dialogu duhet të shkojë në një drejtim më praktik sesa drejt normalizimit politik. Më duket se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati për normalizim politik, por ka shumë çështje praktike që duhen zgjidhur.”

Kryeministri Kurti prezantoi kushtet e reja. A mendoni se Bashkimi Europian do t’i kuptojë ato kushte? A është vërtetë Kurti në gjendje të vendosë kushte?

Serwer: “Epo, sigurisht, çdo vend mund të vendosë kushte. Pyetja është nëse mund t’i bëni njerëzit e tjerë të pajtohen me ta. Dhe unë nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Diplomacia e Kosovës duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. E dini, unë jam avokat i madh i idesë që Radoiçiçi të gjykohet në Kosovë. Nuk më pëlqeu letra e Brnabiç dhe mendoj se duhet të tërhiqet. Por nëse ka qenë e mençur të bëhen këto kushte për një takim me Vuçiç, duhet të presim dhe të shohim.”

Nëse ne flasim për kompromise, çfarë duhet të bëjë Kosova në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale?

Serwer: “Mendoj se Kosova duhet të jetë e gatshme për kompromis për shumë çështje të ndryshme. Do të ketë çështje financiare, do të ketë lloj-lloj çështjesh në marrëveshjen përfundimtare, por nuk mendoj se jemi ende atje. Unë me të vërtetë mendoj se jemi në fazë ngecjeje. Dialogu teknik nga viti 2011 deri në 2013 ishte shumë më i suksesshëm se dialogu politik nga viti 2013 deri në 2024. Unë besoj në sukses dhe kështu dua të shoh më shumë gjëra praktike dhe më pak të fokusohemi në çështje që duket se nuk janë të zgjidhshme tani.”

Në Prishtinë, ata mendojnë se ka më shumë presion ndaj palës kosovare në dialog se sa ndaj asaj serbe. A mendoni dhe ju njësoj?

Serwer: “Edhe unë mendoj se kështu është, se presioni është rritur më shumë në palën kosovare sesa në atë serbe. Ka pasur një përpjekje për të qetësuar Serbinë, për ta sjellë Serbinë drejt perëndimit, për ta kompensuar atë për sulmin e kaluar të NATO-s. Nuk i di të gjitha arsyet pse ekziston kjo politikë qetësimi, por ajo që di është se nuk ka funksionuar. Kështu që unë nuk jam përkrahës i politikës së zbutjes.”

A është mungesa e rezultateve në dialog që po rrezikon sigurinë në Ballkanin Perëndimor?

Serwer:  “Po. Mendoj se është mjaft e qartë se presidenti Vuçiç e ka bërë botën serbe një objektiv real për Serbinë dhe bota serbe është një formulë për destabilizimin e Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës dhe ndoshta edhe Maqedonisë së Veriut. Dhe kështu mendoj se është një ide shumë e keqe dhe duhet kundërshtuar. Dhe unë nuk shoh që kjo të ndodhë tani, sepse dialogu nuk po shkon mirë. Ai tashmë ka gjysmën e Bosnjës. Ai tashmë ka të gjithë Malin e Zi. Kosova është e radhës në listë. Dhe një dialog më i suksesshëm do të pengonte shtrirjen e botës serbe në veri të Kosovës.”

Cili është opinion juaj për botën serbe? A mendoni se është rrezik për rajonin?

Serwer: “Sigurisht që mendoj se është një rrezik serioz për rajonin dhe mund të çojë në një dhunë tepër serioze.”

Si i vlerësoni raportet aktuale të Kosovës me Shtetet e Bashkuara?

Serwer: “Shikoni, Kosova gjithmonë do të gjejë mbështetje për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi tifozë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se jemi dakord për gjithçka. Qartësisht ka disa dallime në lidhje me dialogun. Ka dallime për çështje të tjera, por kjo është normale mes miqsh. Ka gjithmonë dallime dhe ato duhet të zgjidhen, mundësisht në qetësi dhe me sukses.”

Çfarë do të thotë për Ballkanin Perëndimor nëse Donald Trump rizgjidhet si president i Shteteve të Bashkuara?

Serwer: “Nuk mendoj se do të ishte mirë për Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se Trump do të ishte qartësisht i gatshëm të mbështeste idetë e botës serbe, duke përfshirë ndarjen në Bosnjës, ndoshta edhe ndarjen e Kosovës. Mendoj se na çon në një drejtim shumë të keq.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026

Vdekja e debatit – kriza e mendimit kritik në shoqëri dhe në universitet

November 16, 2026

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.