Author: admin

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka do të jetë në dispozicion të trajnerit Murat Yakin për ndeshjen çerekfinale të “Euro 2024”. Është bërë me dije se paraqitja e Xhakës ndaj Anglisë nuk është në dyshim edhe pse ditë më parë u raportua se mesfushori ka gjasa të mungoj në këtë përballje. Nga kampi i Zvicrës kanë treguar se Xhaka nuk ka asnjë problem muskulor por thjeshtë ka pasur një pushim të vogël pas sezonit të gjatë e të ngarkuar dhe kjo është arsyeja e mungesës së tij në stërvitje ditë më parë. Po ashtu, është thënë se Xhaka i është…

Read More

Ismail Kadare Ti ike udhes së pafundme Ku zverdhin drurët gjetherënës Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i henës. Lejleket iken. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajnë toka, pylli, reja, Me negativin e një filmi. Tani në fusha shkoj menduar Ku nis të fryjë erë e ftohtë, Ku ca mullare të gjysmuar Duken që larg si Don Kishotë. Ç’të bëj, po them me vehten time, Në këtë orë të vonë të muzgut, Ku qerrja baltave bën shkrime. Të lashta sa të Gjon Buzukut? Do të shkoj të ulem permbi pellgjet, Të pi…

Read More

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se njëri ka kryer veprat penale “Kontrabandimi me mallra” dhe “Falsifikimi i dokumentit”, ndërsa tjetri veprën penale “Dhuna në familje”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një…

Read More

Rreth 120 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Republikën e Kosovës për muajin maj 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve të tjera financiare (jobanka) për muajin maj 2024 të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për pesë muaj, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 513.99 milionë euro. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jobankare (IFJB) me pjesëmarrje prej 56.31%, pasuar nga kanalet e tjera me 23.34% dhe bankat me 14.98%. Për sa u…

Read More

Në kontinentin evropian Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti. Në mesin e vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për pagën minimale. Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, ose 250 euro neto, por ende nuk ka hyrë në fuqi. Tash po kërkohet që paga minimale të bëhet 450 euro. Kosova edhe vitin 2024 e ka nisur me pagën minimale më të…

Read More

Shefi i Kabinetit të Kryetarit Rahimaj Vaxhid Rexhepaj së bashku me drejtorë dhe kolegë kanë bërë nderimet e tyre sot me rastin e homazheve në nderim të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Në homazhet e mbajtura sot në Teatrin e Operas dhe Baletit në Sheshin ‘Skënderbeu” në Tiranë kanë marrë pjesë krerë shtetesh e komunash nga të dyja vendet./GJILANI INFO/

Read More

“Nxënësja e klasës së gjashtë, Vesa Xhymshiti ka përfaqësuar denjësisht në Olimpiadën “NEO SCIENCE OLYMPIAD”, mbajtur në New York nga data 6 deri më 12 qershor”, ka thënë Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan. Sipas saj, Vesa u shqua për suksesi të jashtëzakonshëm, ku pjesëmarrja e saj u shënua me triumfin e vendit të parë, në kategorinë “Best of the Best” në matematikë. Drejtoresha e Arsimit thekson faktin se kjo është një arritje e shkëlqyer që dëshmon për aftësitë e saj të larta dhe përkushtimin ndaj shkencës. “Vesa u nderua me medaljen e argjendtë…

Read More

Qëllimi ishte për të diskutuar në realizimin e aktiviteteve dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve të kësaj ndërmarrje. Drejtori Enver Shabani, është njoftuar për punët dhe sfidat e kësaj ndërmarrje nga kryeshefi ekzekutiv. Më Drejtori për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani, është pritur në takim nga kryeshefi ekzekutiv i Ndërrmarjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan Avdyl Jerliu. pas ata kanë vizituar tregun dhe tregtarët që operojnë brenda ndërmarrjes. “Në këtë takim është diskutuar lidhur me rritjen e efikasitetit të punës në të gjithë ndërmarrjen, sidomos në mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet”, tha Enver Shabani. Drejtori i Zhvillimit Ekokomik, shtoi se…

Read More

Në Universitetin e Novi Sadit, u mbajt takimi i radhës i menaxhmentit të projektit WEBJOU, ku morën pjesë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e projektit, i cili synon të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe bashkëpunimit ndëruniversitar në rajon. Gjatë takimit, pjesëmarrësit u përqendruan në disa tema kyçe që përfshijnë ecurinë e Projektit, u shqyrtua progresi i përgjithshëm i projektit deri më tani, duke përfshirë sfidat dhe arritjet kryesore, pakot e…

Read More