Author: admin

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale “Dhunim në tentativë”. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.L dhe të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Lexo po ashtu Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan “Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan me fushatë vetëdijësuese për përdorim të trotinetëve. Gjatë përdorimit të trotinetëve elektrike, është e rëndësishme që përdoruesit e këtyre mjeteve të njohin dhe të ndjekin disa masa të thjeshta sigurie për të garantuar një përvojë të sigurt udhëtimi duke ndjekur disa këshilla dhe rregulla të rëndësishme të përcaktuara me ligjin për rregullat e trafikut rrugor: Mosha e shoferit të trotinetit: Fëmijës më të ri se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me këtë dispozitë.…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës që janë mbajtur janë ato që janë mbajtur sot me HANDIKOS dhe të rinjtë. Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori. Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka…

Read More

Kwadwo Duah ishte jo vetëm golashënuesi i parë zviceran në këtë Kampionat Evropian, por edhe i pari që ka lindur në Angli. Sulmuesi i Zvicrës është i vetëdijshëm për këtë para përballjes çerekfinale ndaj Anglisë, por nuk merr shumë nga ky fakt: “Kam lindur në Angli, por nuk kemi më familje atje”. Sa i përket ndeshjes së shtunës, Duah pret “një ekip shumë të mirë” me shumë emra të mëdhenj në të “Nuk mendoj se na nënvlerësojnë. Ata e panë edhe ndeshjen e Italisë. Zvicra nuk ka nevojë të fshihet. Unë mendoj se është pak e çuditshme”, tha Duah. I…

Read More

Avni Halimi Kombi është një komunitet me prejardhje të përbashkët si dhe me sërë karakteristikash të përbashkëta si: gjuha, raca, kultura, feja etj. Ky do të mund të ishte një përkufizim siç ka edhe shumë përkufizime të tjera që kryesisht bazohen në fenomene e ngjarje shoqërore. Ekzistojnë teroi që thonë se kombi është produkt i nacionalizmit dhe trysnisë së pushtetit. Një teori tjetër thotë se kombi është produkt i zhvillimeve të hovshme industriale. Një tjetër thotë se kombi është produkt i lëvizjeve militare antipushtuese apo edhe produkt i përkatësisë së fatit të përbashkët. Kjo teori e fundit është mjaft manipulative…

Read More

Fehmi Ajvazi Eruditi – endësi i mendjes së përbotëshme, homeri modernë, mbreti i shkrimit, ylli polarë i letërsisë moderne shqipe iku andej ku duhet një ditë të kalojmë të gjithë. Vdekja e tij fizike, është pjesë e kohës së mjaftushme të yn’ Zot, por universi i mendjes së tij të endur do na mungoj sigrisht nga “koha e tij e pamjaftueshme!” Do na duhet të presim shumë për një gjeni tjetër që vjen e ulet në fronin e tij dhe, të flasë pastaj me tokën e qiellin, ta zbërthej vdekjen e yjeve, kumtin që vjen nga ferri, ta kuptojë ëndrren…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u prit sot në takim nga homologu i tij nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Valbon Limani. Në këtë takim në veçanti është biseduar lidhur me programin e bashkëpunimit ndërkufitar “Cross-border cooperation” që financohet nga Bashkimi Evropian. Me këtë rast kryetari Haliti bëri me dije se në takim në mes tyre është biseduar edhe për lidhjen dhe bashkëpunimin e dy komunave, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e bashkëpunimeve të ardhshme në fusha të ndryshme e në veçanti edhe në kuadër të këtij projekti. Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shprehu mirënjohjen…

Read More

Me cilat shqetësime ballafaqohen “seniorët” tanë në Zvicër? Cilat janë rrëfimet që ata ua përcjellin brezave në vijim? Albinfo.ch ka portretizuar disa prej tyre Janë mbushur rreth 60 vjet që nga fillimi i migrimit të shqiptarëve në Zvicër. Shqiptarë në tokën helvetike kishte edhe më parë, por ishin më shumë raste të izoluara dhe nuk mund të bëhej fjalë për një komunitet të tyre këtu. Në fillim të viteve `60 të shekullit të kaluar një marrëveshje në mes të shtetit të atëhershëm jugosllav dhe Zvicrës mundësonte një migrim më masiv, të organizuar të fuqisë punëtore në Zvicër. Për faktin…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës që janë mbajtur janë ato që janë mbajtur dje në Koretin e Topanicë si dhe ai me stafin mjekësor. Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Vaxhid Rexhepaj-Shef i Kabinetit të Kryetarit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati, drejtorët Uran Berisha, Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin…

Read More

” Teatri i parë në Kosovë me çmim ndëkombëtar. Kjo e arritur, ndoshta mund të cilësohet si suksesi më i madh mes shumë rezultateve të tjera të Teatrit të Qytetit të Gjilanit”, ka thënë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Tutje ka theksuar se bashkë me drejtorin e kulturës Kushtrimin dhe Drejtorin e Teatrit Ersonin, janë mirëpritur aktorët e brezave të ndryshëm, në shenjë mirënjohje e respekti për punën, përkushtimin dhe rezultatet./GJILANI INFO/

Read More