Author: admin

Në Beguncë të Vitisë është mbajtur ndeshja finale e turneut në futboll të vogël të organizuar në kuadër të manifestimit kulturo-sportiv “ 2 korriku” dhe atë në mes të ekipeve të futbollit “Aris Pharm”, “Gentriti Beton & Urimi Plast”. Fitues i ndeshjes ishte “Aris Pharm” me rezultat 4:3. Me një fjalë rasti të pranishmit ju drejtua kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka folur edhe mbi rëndësinë e këtij turniri që mbahet për çdo vjet në Beguncë për nderë të deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut (1990), të cilën e patën miratuar delegatët e dikurshëm të Kuvendit të…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se njëri…

Read More

“Në më shumë se tri dekada e gjysmë në shërbim të Republikës dhe investimit në gjenerata të arta, pensionohet veterani i arsimit shqip, drejtori i karrierës, prof. Rashit Sahiti”, bëhet e ditur në njoftimin e faqes zyrtare të SHFMU “Abdullah Tahiri” Postimi i plotë: Pensionohet veterani i arsimit shqip, profesor Rashit Sahiti. Në më shumë se tri dekada e gjysmë në shërbim të Republikës dhe investimit në gjenerata të arta, pensionohet veterani i arsimit shqip, drejtori i karrierës, prof. Rashit Sahiti. Drejtori Rashiti, dha një kontribut të veçantë në karrierën e tij jetësore. Mbi tre dekada e gjysmë angazhim e…

Read More

Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme…

Read More

Njësitet policore të kufirit, gjatë realizimit të detyrave të tyre, vëzhgimit të vijës kufitare Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar për kontroll një veturë targa suedeze. Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorura: laptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar…

Read More

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi pritën sot në takim miqësor ish komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler. Gjatë takimit me mikun e Kosovës gjeneralin në pension Erhard Buhler biseduan për të arriturat e Kosovës, e në veçanti për të arriturat e FSK-së, me ç‘rast gjenerali Buhler theksoi se FSK me zhvillimet dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale po ec sigurt drejt integrimeve Euro Atlantike. Ndërsa gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e deritanishme, dhe me këtë rast të dy gjeneralët u zotuan për bashkëpunimin të…

Read More

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e radhës që është mbajtur më 26.06.2024,  si pikë të rendit të ditës ka pasur zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të UKZ-së. Anëtarët e Senatit pas propozimeve kanë zgjedhur, Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu, Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku anëtarë të Këshillit Drejtues të UKZ-së. Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).…

Read More

Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qyrtë përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personi Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024. Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit…

Read More

Sot u realizua dhurimi vullnetar i gjakut në Komunën e Vitisë nën organizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë  Familjare të këtushme, me moton  “Çdo dhurues gjaku është një hero” Aksione për dhurimin vullnetar të gjakut, realizohet vite me radhë në këtë Komunë. Këtij aksioni iu kanë bashkuar 27 qytetarë për të shpëtuar 27 jetë njerëzish në të ardhmen. Aksioni u zhvillua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe Spitalit Regjional të Gjilanit. /GJILANI INFO/ 

Read More

Në fshatin Shahiq, të Kamenicës pas një mosmarrëveshje në familje, ka ardhur deri te përleshja fizike në mes dy të dyshuarve meshkuj dhe viktimës femër, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore, ka njoftuar Policia e Kosovës./GJILANI INFO/

Read More