Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rashiti (PDK): Alarmante është gjendja në varrezat e qytetit të Gjilanit, ka raste kur të vdekurit po varrosen mbi njëri tjetrin
Lajme Lokale

Rashiti (PDK): Alarmante është gjendja në varrezat e qytetit të Gjilanit, ka raste kur të vdekurit po varrosen mbi njëri tjetrin

adminBy adminJuly 18, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

“Edhe për të vdekurit në Gjilan ka eskaluar gjendja dhe problemi në varrezat aktuale të qytetit, aty moti kohë nuk ka vende, në shumë raste të vdekurit po varrosen mbi eshtrat e tjetrit, e lëre më të flasim për mirëmbajtjen e tyre që nuk ka aspak përkujdesje nga institucionet komunale. Reagimet e qytetarëve janë të përditshme dhe jashtëzakonisht të mëdha”, ka thënë, në një reagim të tij, Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Sipas tij, është e pritshme dhe e dëshmuar që pushteti i VV-së asnjëherë nuk ka çmuar dhe mbrojtur dinjitetin e të gjallëve, por veprimet e tyre janë njësoj edhe ndaj të vdekurve tanë.

I pari i PDK-së së Gjilanit thotë tutje se qytetarët e Gjilanit në shumicën e rasteve kur po bëjnë varrimin e familjarëve të tyre, shprehin shqetësimin dhe mllefin se si po përballen me vështirësitë për të gjetur një vend për hapje të varrit, e ku më pastaj varrmihësit po hasin në eshtrat e të vdekurve tjerë vite më parë.

“Ishte rrëqethëse edhe për mua personalisht, kur në një rast varrimi të isha prezent, duke parë e dëgjuar ofshamat e familjarëve ndaj gjendjes se ku dhe në çfarë kushte janë detyruar të lëshojnë kufomën në varr. Tmerr vërtet tmerr.  Gjynah të madh është kah bënë ky kryetar komune edhe me të vdekurit e qytetit tonë, krejtë kot e ka shkuarjen e tij në umre në vitin e kaluar, ndërsa muajin e kaluar ishte edhe haxhë në formë tinëzare, e arsyet i din vet ai, (idol ju ka bo ish kryetari i komunës, në secilin hap po mundohet ta imitoj njësoj, veç me punë nuk është kërkah hiq0> thotë Rashiti.

Sipas tij, vetëm të vdekurit nuk mund të protestojnë dhe të thonë “ Nuk dua të më varrosni në këto kushte dhe me një të panjohur në varrin tim”, por ne të gjallët e kemi obligim dhe secili nga ne duhet të reagojmë për këtë gjendje të mjerueshme.

“Edhe sipas kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, gjendja në varrezat ekzistuese është e mjerueshme. Kështu deklaroi ai, në seancën e shtatorit 2023, kur Kuvendi Komunal miratoi vendimin për lokacionin e ri të varrezave të qytetit, me votat e PDK-së pa të cilat nuk mund të merrej ky vendim. Por kaluan 10 muaj nga ajo kohë dhe asnjë lëvizje e veprim konkret nuk është bërë nga ana e qeverisjes së dështuar nga VV dhe një kryetar komune që nuk ka lëviz asgjë për të rregulluar infrastrukturën e varrezave të reja të qytetit”, thotë tutje në reagimi ne tij, Riad Rashiti i PDK-së.

Sipas tij, çudia tani është se të gjithë po heshtin, bashkë me të vdekurit që po varrosen në rrethana të papranueshme.

Rashiti shprehet se një pjesë e vogël qytetarëve të Gjilanit ende po besojnë në qeverisjen e falimentuar të VV-së, për ndërtim dhe zhvillim ekonomik, por për shumicën e qytetarëve, ky kryetar komune është dorëzuar dhe mezi po e pret fundin e tij politik.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës, kemi shprehur në vazhdimësi gadishmërinë tonë për të kontribuar në zgjidhjen e këtij problemi urgjent për Gjilanin. I kemi ofruar përkrahjen e plotë edhe Bashkësisë Islame në secilën iniciativë që rregullon infrastrukturën përcjellëse lehtësuese për besimtarët dhe qytetarët tanë”, thotë Rashiti.

Sipas tij, edhe pse i takon institucioneve komunale për të zgjidhur këtë problem, ndoshta disa veprime të Bashkësisë Islame do të ndikonin pozitivisht për të vënë në lëvizje këtë qeverisje të fjetur komunale.

“Duam të besojmë se inatet politike të këtij kryetari të komunës, nuk do të aktivizohen edhe ndaj këtij problemi kaq shumë serioz, ashtu siç po vepron kudo nëpër institucione komunale”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Degës së  PDK-së, në Gjilan.  /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

By adminOctober 25, 2026

Gjatë periudhës së raportimit, janë regjistruar 2 aksidente trafiku me fatalitet, 19 aksidente me…

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.