- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kopjimi dhe manipulimi në provimin e maturës është një problem sistematik, i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratorëve dhe mbikëqyrësve. Kështu u tha në publikimin e raportit analitik mbi “Provimin e Maturës Shtetërore” e cila u publikua sot nga organizata ETEA. Ky raport synon të ofrojë një vlerësim kritik dhe gjithëpërfshirës të procesit të Provimit të Maturës Shtetërore, duke analizuar efektivitetin, integritetin akademik dhe problemet tjera që ndërlidhen me të. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar 18 mijë e 285 nxënës të klasave…
Një burrë i cili është aksidentuar katër ditë më parë në Kamenicë, ka vdekur në QKUK. Ai ishte duke u trajtuar, kur ndërroi jetë. “Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
NGA: SULEJMAN MEHAZI Kur errësira komuniste kishte rrafshuar kodrat dhe luginat e Shqipërisë, Ismail Kadare ishte maja më e fuqishme artistike që ngrihej lart e më lartë njësoj si Piramida e Keopsit. Kontribut të veçantë gjatë tërë jetës artistike ka dhënë për çështjen e Kosovës. Vlen të pērmendim librin ”Ra ky mort e u pamë”, që është një abetare për historinë tonë kombëtare. Ismail Kadare është befasia më e këndshme për kulturën dhe letērsinë tonë kombëtare, është maja më e lartë e relievit tonë letrar, është ajo majë të cilēn për së pari herë e kapin rrezet e diellit mëngjesor…
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër fillimin e korrjes në fshatin Nasal tek fermeri i vyshëm Nexhmedin Selimi. Ai tregoi se kanë nisur fushatën e korrje-shirjeve. “Si komision komunal, do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, tha Isufi. Drejtori i Bujqësisë i premton fermerëve për rritjen e mbështetjes së vazhdueshme për ta me të gjitha kapacitetet komunale. Ndërsa fermeri Nexhmedin Selimi, i cili ka 9 hekterë me…
Rektori i Universitetit Publik “ Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka marrur pjesë në mbledhjen e radhës të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, e cila është mbajtur dje në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, rektorët dhe përfaqësuesit e universiteteve publike të Kosovës diskutuan për një sërë çështjesh kyçe që ndikojnë në cilësinë dhe menaxhimin e arsimit të lartë në vend. Rektorët shqyrtuan procesin aktual të akreditimit të programeve studimore dhe të vetë institucioneve universitare. Ata thanë se ky proces është thelbësor për të siguruar që programet e ofruara…
Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila rezultonte e zhdukur në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar , Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit. Hashai tha se viktima është e moshës rreth 82-vjeçare. “Po mund të konfirmoj se është gjetur pa shenja jete një grua e moshuar rreth 82 vjeçare, që dje ishte paraqit nga familjarët e humbur. Prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë”, tha ai. Ndryshe, policia konfirmoi sot se gruaja ishte zhdukur nga dita e…
Rreth 2 mijë e 460 gjoba trafiku janë shqiptuar për një ditë në Kosovë. Ndërkaq janë regjistruar edhe 26 aksidente me të lënduar e 35 të tjerë me dëme materiale. Po ashtu, janë arrestuar 20 persona gjatë një dite, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje. Katër të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros. Gjatë këtij takimi ata pos që kanë biseduar për bashkëpunimin mes tyre është nënshkruar edhe një marrëveshje e financimit. Me këtë rast kryetari Haliti, bëri me dije se komuna e Vitisë, do të jetë pjesë e një projekti të UNDP-së. Ai tha se me projektin e ri pritën të gjenerohen vende të reja të punës, do të përkrahën bizneset, prodhuesit, përpunuesit por edhe bizneset e reja. Kryetari Haliti tha se kjo është…
Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri bën një hap të rëndësishëm në karrierë, pasi ka firmosur kontratën e parë profesioniste me skuadrën e Arsenalit. 18-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave zinxhir të “topçinjve” dhe tashmë ka firmosur zyrtarisht një kontratë profesioniste me Arsenalin. Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së “Topçinjve”, teksa sezonin e shkuar u paraqit 13 herë për ekipin U18 të Arsenalit dhe më pas kaloi në ekipin U21. Kacurri ka qenë pjesë e Shqipërisë U17 dhe U19. Ai ka pasur pesë paraqitje te U19-shi dhe 2 me Kombëtaren U17.
Nga: Visar Zhiti Jam goxha i sigurt se kur për herë të parë është takuar me njeriun trëndafilit i kanë dalë gjembat. Shkruan poeti Xhevdet Bajraj dhe sa herë e lexoj këtë poezi befasuese, fërgëlloj së brendshmi. Shoh trëndafilin – metaforë e diçkaje qenësore të vetvetes, gjemba që nuk sulmojnë, por janë nën petalet e ndjenjave, duan të mbrojnë … E gjithë poezia e Xhevdet Bajrajt kështu është, e tillë, një trëndafil që na zgjatet vazhdimisht, del nga librat e tij, por kaq bukur e shpërndan dhe gruaja e tij, Vjollca Bajraj … Kam shkruar: Vërtet poeti Xhevdet Bajraj…

