Author: admin

Nga 63 shtëpi sa ishin me familje, përveç 9 shtëpive, të gjitha të tjerat janë në dry Kosova është shteti i cili ka një për qindje të madhe të shqiptarëve që jetojnë në diasporë, transmeton albinfo.ch. Arsyet e mërgimit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kryesisht për shkak të kushteve jo të mira, standarti i ulët i jetesës etj. Kësisoj, pothuajse të gjithë banorët e fshatit Sllakovc janë shpërngulur në mërgim. Sllakovci, një fshat i qetë me natyrë të bukur, tashmë është i boshatisur, ku shumica dërmuese e shtëpive janë me dry. Thuhet se kohë më parë ky fshat…

Read More

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në njërin rast një (1) person ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për…

Read More

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe bizneset në vend janë shprehur të shqetësuar se Kosova është duke u përballur me mungesë të fuqisë punëtore si shkak i largimit të të rinjve nga vendi. Ata thonë se mungesa e punëtorëve është duke u vërejtur edhe më shumë pas liberalizmit të vizave, prandaj, për këtë, ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa në hartimin e një strategjie që parandalon ikjen e tyre dhe mundëson kthimin e tyre në formën e investitorëve. Kryetari i OEK-ut Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke u përballur me sfidën e mungesës…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës që është mbajtur është në fshatin Ajnoc. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: Shefi i Kabinetit të Kryetarit Vaxhid Rexhepaj, drejtoresha Ardita Dërmaku si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori. Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka prezantuar para të…

Read More

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në fshatin Doberqan, ku një e moshuar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të, transmeton Telegrafi. “Fsh. Doberqan, Gjilan 04.07.2024-00:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në njoftim. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Caparë të Gjilanit. “Fsh. Caparë, Gjilan 03.07.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bëhet e ditur…

Read More

Në kuadër të projektit FLOËS, pjesë e të cilit është edhe Komuna e Kamenicës, sot është mbajtur takimi me ekspertë italianë e ata të Bankës Botërore, për të vendosur lokacionin e digës akumuluese të Kamenicës. Rekomandimi i dalë nga ky takim është se diga e Desivojcës ka kapacitet më të madh të ujit, duke siguruar furnizim më të besueshëm dhe kapacitet rregullues të rezervuarit, si dhe garantues është edhe mundësia më e madhe e kësaj dige që të bëjë rritje të vëllimit të sasisë së ujit, ruajtjes së tij dhe menaxhimit më të mirë të përmbytjeve. Ky projekt po…

Read More

Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka vazhduar punën për përgatitjen e materialeve të nevojshme për procesin e riakreditimit të programeve studimore bachelor dhe master. Menaxhmenti i Fakultetit, u mblodhe sot për të diskutuar dhe planifikuar hapat e mëtejshëm në këtë proces. Takimi u kryesua nga Dekanja e Fakultetit Juridik, Fatmire Krasniqi, e cila theksoi rëndësinë e përgatitjeve të detajuara për aplikimin e riakreditimit të programeve studimore: programin baçelor në Juridik të Përgjithshëm dhe programin Master në Juridiko-Penal. Për këtë qëllim, Fakulteti ka krijuar një plan të strukturuar për të siguruar që aplikimi të jetë sa…

Read More

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka mbajtur sot një trajnim me fermerët, kultivues të perimeve në serra, me temën “Mbrojtja e domateve, specave dhe trangujve në serra”. Ky trajnim u organizua nga Projekti “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” DShK-MBPZHR, të cilën e implementon organizata KDC. Trajnimi është mbajtur në fshatin Sllatinë e Epërme te fermerja Alie Qosaj, e cila është kultivuese e perimeve në serra me sipërfaqe pre 0.20/ha. Kanë ligjëruar, Ermira Isufi, Inxhiniere e Bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar./GJILANI INFO/

Read More

Shoqata Humanitare Bamirëse “Berqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familjet në nevojë të KK Gjilanit me 8 mij kg mish të kurbanit. Familjet që përfituan nga kjo ndarje janë : familjet me jetim, Shoqata e veteranëve të luftës dhe familjet e dëshmorëve, shoqata e “Hendikos”, Shoqata e të ” verbërve” , familjet e kominitetit romë si dhe familjet me gjendje të vështirë sociale në Komunën e Gjilanit. Sipas kordinatorit Iljaz Mustafa mishi i ndarë për këto familje është nga oraganizimi i therrjes së kurbanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës. Lusim Zotin…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenice me datën 04.07.2024 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan ka realizuar një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit B.B. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar). Kontrolli është realizuar pas marrjes së informacioneve përmes rrugëve operative se i dyshuari posedon armë pa leje. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë revole e markës Ekol special e kalibrit 9mm dhe një karikator të cilat do të përdorën si provë materiale në gjykatë. Nga Prokurori i Shtetit rasti është cilësuar…

Read More