Author: admin

Më 28 shtator do të organizohet ngjarja e madhe e boksit në Ludwigsburg (Ludvigburg) të Gjermanisë. E në prag të kësaj ngjarjeje, PrimeTime Promotion ka organizuar konferencë për media sot në Prishtinë. Të pranishëm në këtë konferencë ishin boksierët kryesorë të cilët do të jenë në atë natë, Ardian Krasniqi, Altin Zogaj e Eris Bajra. Fillimisht, përfaqësuesi për media dhe marketing, Shkodran Arifi i shpalosi detajet e këtij evenimenti. Treshja e boksierëve, Krasniqi, Zogaj e Bajra kërkuan vetëm fitore në natën e 28 shtatorit dhe qëllimi është që ta bëjnë krenar shtetin e Kosovës midis Gjermanisë. Në këtë konferencë…

Read More

Nuk kam kaluar një adoleshencë të lumtur, por e vërteta është se nuk doja të isha i lumtur. Doja të isha një Princ Hamlet, një Raskolnikov, madje edhe një Verter dhe me shumë mundësi u bëra i tillë, por nuk e kuptoja që po luaja rolin e një të riu romantik, ashtu siç bëjnë të gjithë “të rinjtë zemërakë”. Këto janë lojëra romantike, të kota dhe do të thosha, të parëndësishme. Nuk e di nëse tani kam hequr dorë nga kjo, por ndihem relativisht i lumtur. Ndoshta sepse tani jam pak a shumë ai që jam. “Princi i lumtur”…

Read More

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera. Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Si ndikon vapa tek organizmi Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Sipas të dhënave, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari. Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy…

Read More

Nga Musa Sabedini Ditëve të fundit është bërë çështje problematike krejt e panevojshme dhe madje për mua humbje kohe, mbi turizmin në Shqipëri, mbi propagandat e ulëta dhe mbi gjendjen reale në Shqipëri, dhe mbi faktet e pamohueshme që Shqipëria në të ardhmen duhet të përballet me gjendjen reale. Meqë brenda vitit sigurisht frekuentojë mbi 12 herë në bregdetin shqiptar, e njoh mirë situatën atje dhe asnjë lajm, kronikë, apo dokumentar nuk mund ta dëmtojë apo pengoj shkuarjen e kosovarëve në Shqipëri. Kosovarët mund të pengohen, dëmtohen, torturohen vetëm nga sjelljet e vendasve, çmimet e pakontrolluara dhe lojërat e…

Read More

Drita e Gjilanit, si ekipi i tretë në futbollin kosovar për edicionin që lamë pas, do t’i fillojë garat evropiane nga rundi i dytë i Ligës së Konferencës. Pas rundit të parë, Drita ka mësuar kundërshtarin, pasi do të përballet me islandezët e Breidablik, që arritën të ishin më të mirë se sa Tikveshi i Maqedonisë së Veriut, të cilët i mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-4. Drita do të luajë ndeshjen e parë si mysafir më 25 korrik, ndërsa më 1 gusht do të zhvillohet ndeshja kthyese. Por kush është Breidabliku dhe cilat janë sukseset e tyre, vlera…

Read More

Arkeologët kanë nisur gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit, duke premtuar zbulime të reja dhe të rëndësishme. Ministri i Turizmit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook thotë se Gradina e Cernicës po konsiderohet një nga vendbanimet e periudhës së hekurit dhe asaj helenistike, që përfshinë periudhën e Mbretërisë Dardane, është tani në qendër të vëmendjes. Çeku ka theksuar se arkeologjia po trajtohet me prioritet në Kosovë. “Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dje me Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi kamë nënshkruar marrëveshjen e radhës për bashkëpunim, për ndërtimin e trotuarit dhe shtegut për çiklistë që do të lidhë qytetin me fshatin Rubovc. Kryetari Rahimaj ka njoftuar se ky projekt kap vlerën e 180,000 eurosh. “Një projekt i tillë i cili përfshin edhe shtegun për çiklistë jep mundësinë e promovimit të një mënyre më të shëndetshme jetese, gjithashtu krijon mundësitë e zhvillimit të turizmit si dhe të çiklizmit në Kamenicë”-ka shtuar Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka falënderuar Ministrin Elbert Krasniqi për bashkëpunimin e deritanishëm./GJILANI INFO/

Read More

Ato janë bashkëthemeluese të kompanisë “Ada Herbs” Motrat Mikena Çako dhe Ada Kastrati janë bashkëthemeluese të kompanisë “Ada Herbs”, të cilat kanë krijuar themele të forta të orientuar në prodhimin e produkteve të kujdesit personal dhe kozmetikës, përcjell albinfo.ch. Ato kanë arritur të ndërtojnë një portofol produktesh cilësore që kanë fituar besimin e konsumatorëve francezë dhe më gjerë.  

Read More

Ka vdekur një i burgosur në qendrën e paraburgimit në Gjilan. Njoftimin e ka dhënë Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve. Sipas tyre vdekja ka ndodhur dje rreth orës 24:00 dhe se i burgosuri që nuk jeton më është K.S. “K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”. Sipas njoftimit, terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim…

Read More