- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
I akuzuari po akuzon, Në deklartat e fundit nga partit opozitare në Gilan, po akuzojnë Kryetarin e Komunës për mos raportim në Kuvend.Është seanca e 5t këtë vit që ata e lëshojn sallën e Kuvendit. Gjatë vitit të parë, Kuvendi Komunal ka pasur shumë seanca të papërfunduara, dhe arsyetimet e tyre për këtë kanë vazhduar edhe në vitin e dytë, e po vazhdojnë edhe tani. Nuk ka gjë më të keqe se kur njeriu flet me veten dhe në një moment pyet veten se çfarë tha. Duke përsëritur gënjeshtrat, filloni të mendoni se janë të vërteta. Nuk po ndihmoni,…
LDK vazhdon t’i paraqes 101 problemet komunale, neglizhencë e papaparë në zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc
Në kuadër të paraqitjes së 101 problemeve komunale, sot në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, problemin e tretë me radhë pas problemit të parë të pasqyruar që është Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe problemit të dytë që është moszbatimi i vendimeve të Kuvendit Komunal për shoqatat e personave me aftësi të kufizuar, e paraqiti zëdhënësja e LDK-së në Gjilan, znj. Gresa Avdiu. Ajo ngriti shqetësimin për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan- Bujanoc, projekt ky i nisur në qeverisjen tonë e që nuk po përfundon ende, pavarësisht premtimit të këtij ekzekutivi se do të…
Ndonëse entuziastët e shëndetit kanë mbrojtur prej kohësh një pije të thjeshtë me dy përbërës për përfitimet e saj hidratuese, shumica nuk janë ende të vetëdijshëm për ndikimin e rëndësishëm që mund të ketë. Sipas dietologes Aislinn Cambridge, përbërja e thjeshtë ofron përfitime të shumta shëndetësore dhe ia vlen të përfshihet në ritualin tuaj të mëngjesit, edhe nëse zakonisht nuk jeni adhurues i pijeve të nxehta. Përfitimet e ujit me limon shkojnë përtej hidratimit “Ka një gjë që absolutisht të gjithë duhet të bëjnë që nga momenti kur zgjohen në mëngjes, dhe ajo është pirja e ujit sepse hidraton…
Për vitin e ri akademik 2024/2025, në Universitetin e Prishtinës kanë konkurruar mbi 6 mijë kandidatë, ndërsa në afatin e parë do të pranohen 5 mijë e 285 studentë të rregullt. Provimet pranuese janë mbajtur më 18 dhe 19 korrik, ndërsa rezultatet preliminare kanë filluar nga sot. Të rinjtë që kanë konkurruar janë orientuar më shumë në programet Mjekësi e Përgjithshme dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike. Ka përfunduar procesi i konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2024/2025. Shpallja e rezultateve preliminare është bërë sot për grupin e parë të fakulteteve, ndërsa…
Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e Komunës arbëreshe të Italisë – Bashkisë së Strigarit, Damiano Baffa
Kryetari i komunes se Vitise, Sokol Haliti, ka pritur në takim kryetarin komunës arbëreshe të Italisë, perkatesishtm Bashkisë së Strigarit, Damiano Baffa e cila gjendet në provincën mSan Cosmo të regjionit të Kalabrisë. Kryetari Baffa në takim shoqërohej edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari. San Cosmo është edhe vendlindja e poetit arbëresh, Zef Serembe. Me kryetarin Baffa jane dakorduar që në të ardhmen e afërt të bëjnë binjakëzimin në mes të komunave dhe të shikojmë mundësinë e aplikimit në fondet e BE-së. Po ashtu, bashkëpunimi do t’a fillojë edhe në arsim e kulturë./GJILANI INFO/
Si të kuptohet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut kur arreston pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me urdhërarreste të Serbisë?
Shkruan: Fatmir Arifi Ka kaluar tashmë një kohë e gjatë qëkur ish ushtarët e UÇK-së arrestoheshin në vendet e rajonit me urdhërarreste të Serbisë. Arrestime të tilla vazhdojnë të bëhën vetëm nga autoritetet policore dhe kufitare të Serbisë. Është më tepër se shqetësues fakti i arrestimit të një luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 korrik 2024 në pikën kufitare në Jazhincë, me emrin Blerim Ramadani, nga Komuna e Ferizait. Ky arrestim, jo i ligjëshëm, është realizuar nga organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut, sipas një urdhër arresti të lancuar nga Serbia, gjithnjë sipas mediumeve…
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një adoleshenti në veri të Londrës. K.P, 23-vjeç, akuzohet për vrasjen e Ahmed Habib, 19 vjeç, i cili u gjet i vrarë me thikë pranë Finsbury Park më 17 korrik. 23 vjeçari shqiptar, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten dhe më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik. Policia mbërriti në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park në orën 02:50 të mëngjesit, ku viktima ishte plagosur me thikë disa herë. Oficerët, Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe…
Fundori Valon Bunjaku është kthyer te Bashkimi i Prizrenit. Këtë e bëri të ditur të premten klubi prizrenas i basketbollit. Së fundi Bunjaku ishte te Golden Eagle Ylli, me të cilin ekip arriti në finale të plejofit në edicionin e kaluar. Bashkimi po formon skuadër pretendente për edicionin e ri. Bunjaku është prej fundorëve më të mirë vendorë në basketbollin tonë.
Shtëpia botuese “Armagedoni” ka botuar tre libra të poetit Rifat Muriqi. Për secilin libër “Armagedoni” ka shkruar nga një shënim të shkurtër për përmbajtjen e librit: Rifat Muriqi, pos shkrimtar, është edhe idealist. Për veprimtari atdhetare ka kontribuar me familje. Idealizmin e heronjve për komb dhe atdhe, për liri dhe pavarësi, edhe të kontribuuesve të tjerë për liri dhe paqe, edhe e ka dhënë saktë, edhe e ka zbukuruar në librin Atdhe, vdeksha për ty!, i cili është një libër përkushtues, në shenjë nderimi dhe kujtimi, për prijësit e luftës së Kosovës, për heronjtë dhe dëshmorët, për çdonjërin që…
Klubi i Brightonit nuk heq dorë nga Brajan Gruda. “Pulëbardhat”, gjithmonë të gatshëm në kërkimin dhe afrimin e lojtarëve të rinj e të talentuar, prej ditësh po tentojnë marrëveshjen me lojtarin me origjinë shqiptare. 20-vjeçari mbylli një sezon shumë të mirë në rrafshin personal me Mainzin në Bundesliga, ku përveç lojërave pozitive gjeti edhe 4 herë rrugën e rrjetës. Gruda ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Gjermanisë, ndërkohë që është grumbulluar por akoma nuk ka debutuar me ekipin e parë. Por sipas shtypit do të jetë në listën zyrtare të Julian Nagelsmann në grumbullimet e radhës…

