Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja” Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në…

Read More

Refik Hasani Zgjedhjet lokale në Bujanoc, u mbajtën më datën 2 qershor të muajit të kaluar, ku pati rivotim, por megjithë ëatë rezultatet e këtyre zgjedhjeve u çertifikuan. Që nga koha e çertifikimit, nuk u arrit asnjë kompromis shumë i domosdoshëm nga shumica shqiptare. Periudha e konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, sipas ligjeve në fuqi, duhet brenda afatit të bëhet themelimi i funksionimit të kësaj legjislature. Sot, në Bujanoc është lidhur një koalicion në mes një subjekti politik shqiptar, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunalë të Bujanocit, kurse mbesin jashtë këtij koalicioni shumica shqiptare prej 18 këshilltarëve Komunalë Shqiptarë.…

Read More

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Brightonit po mundohet të avancojë në marrëveshjen për transferimin e futbollistit me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda. Trajneri i Brightonit, Fabian Hurzeler thuhet se e do me çdo kusht transferimin e Grudas nga skuadra e Mainz. Gruda është “objektivi i ëndrrave” për mesfushën e Brightonit, por një marrëveshje do të jetë e vështirë edhe pse ai është një opsion konkret. Në anën tjetër, Mainz dëshiron ta mbajë Grudan në klub, pasi e konsideron si një talent të madh për të ardhmen.

Read More

Arjanita Havolli Është e pamundur të shkruash për humbjen e Ismail Kadaresë, pa e ndier boshllëkun dhe humbjen e thellë që iu shkaktua jo vetëm letërsisë, por edhe artit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Kadare ishte artisti që kombit shqiptar ia dha një zë të fuqishëm dhe të çmuar. Nuk ishte vetëm një shkrimtar i madh; ishte edhe kronik i shpirtit të popullit të vet. Përmes veprave të veta arriti të bëjë pasqyrimin e thellë dhe të mprehtë të historisë, të kulturës dhe të realitetit shqiptar, duke bashkuar të kaluarën dhe të tashmen në një mozaik të mrekullueshëm e…

Read More

NGA: VEHBI BISLIMI Katundi Bukovik ( Bukanik) gjendet në anën lindore të komunës së Gjilanit, 10 km larg Gjilanit. Katundi është i ndërtuar në lugun e kodrinës së Bukovikut në një lartësi mbidetare rreth 700-800 m. Maja më e lartë është 817 m lartësi mbidetare (në arën e Vebijes). Ka klimë mesatare kontinentale. Kodra ku shtrihet Bukoviku (në perëndim të Bukovikut është fshati Capar) është kodër mollake, e ngritur në atë formë që nuk bën pjesë as në vargmalet e Karadakut e as në ato të Gallakut, por shtrirja e këtyre dy katundeve shkon me rrafshin, me ultësira; në…

Read More

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Përkundër parashikimeve për uljen e temperaturave ato vazhdojnë të mbesin shumë të larta, meqë i nxehti me origjinë nga Afrika veriore po “reziston” shumë më shumë se që ishte parashikuar më parë. Temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius, ndërsa vazhdon zagushia ekstreme dhe gati e padurueshme. Pasdite vonë dhe në mbrëmje parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër, por zhvillimet ende mbesin të izoluara dhe jo përmasave të mëdha siç ishin parashikuar më parë, megjithatë mund të ndodhë krijimi…

Read More

Një rrahje mes disa personash ka ndodhur në Kllokot, për një mosmarrëveshje në trafik. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas Hashanit, disa persona me dy vetura janë ndalur para një supermarket në Kllokot, ku dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacion janë dërguar tre persona, derisa i lënduar është një person. “Ju njoftojmë se rreth ores 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla nga st. Policor ne Kllokotit, I është pergjigjur rastit. Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrveshje që kanë…

Read More

Erik Rexha 16-vjecar, i lindur e i rritur në British Columbia të Kanadasë, me prindër nga Prizreni ka marrë vendin e parë në garat e notit në këtë provincë. Garat u zhvilluan për 4 ditë nga 11 deri me 14 korrik në Kamloops të Kanadasë. Ne garën me rreth 35 klube dhe rreth 650 notues nga e gjithë British Kolumbia, Eriku mori medalje të artë në garën prej 50 metrash në stilin flutur dhe medalje të bronztë në 100 metra në stilin e njëjtë. Erik Rexha qysh në moshën 5-vjeçare merret me sportin e notit dhe është jashtëzakonisht i…

Read More

Nga: Mehmetali REXHEPI Emire Blalli – Dërmaku: URTËSI NGA FILOZOFIA E JETËS; LENA, Prishtinë, 2024 FUNKSIONI FRENUES I URTISË Parimi i jetëgjatësisë për të mirën mes njerëzve, që të jetë ajo sa më jetëgjatë varet nga kultivimi i së mirës mes dy apo më shumë palësh. Pra kushtëzohet nga ushqimi i baraspeshuar i subjekteve, ndryshe kësaj hapësire vepron përthithja e pakëndshmes. Pa- shmangshëm kushtëzimi është drejtim i dyanshëm. Në përvojat njerëzore kjo është e dëshmuar sa e sa herë. Përse ndodh çartja ndërmjet njerëzve? Çartja ndodh sepse te njëri ose tjetri subjekt njerëzor del në pah egoja për mbizotërim; vullneti i…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore në Gjilan gjatë periudhës kohore 12.07.2024 – 18.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi” ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëdhjetë (1590) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i njëzet e nëntë (29) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, • Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar, • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet…

Read More