Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Jep dorëheqje shefi i Urgjencës në Gjilan
Shendetesi

Jep dorëheqje shefi i Urgjencës në Gjilan

adminBy adminJuly 25, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shefi i Urgjencës në QKMF-në “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, Leotrim Kurteshi, në një reagim të tij, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje, siç është shprehur: “për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve”. Ai e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që ta hetojë rastin.

ja postimi i plotë i tij:

SUPERSKANDAL

Reagim publik

-Të nderuar qytetarë të Gjilanit

-Ju njoftojë se jap dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në “Dr.Nagip Rexhepi” -Gjilan. Për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve.

Ftoj Prokurorin e Shtetit të hetojë rastin.

Shkaku i superskandaleve është se mjeku i Urgjencës nuk i përgjigjet thirrjes së pacientit për ndihmë (nuk shkon fare); për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë

Infermierë të Urgjencës në orarë të punës janë vërejtur duke pirë kafe në një kafiteri pranë QKMF-së.

Kam organizuar mbledhje të Urgjencës për të shprehur shqetësimin për këto raste dhe kam ftuar drejtorin e QKMF-së, zëvendësdrejtoreshën, kryeshefen, kordinatoren e cilësisë për të marrë pjesë.

Dhe për çudi. Ata NUK KANË ARDHUR ?!

Kanë kaluar gati 1 muaj, ndërsa drejtori i QKMF-së HESHT.

Jo më larg se para 2 ditësh më thotë se është përgatitur shkarkimi juaj?!

* Cilin shkarkim, për mbulimin e skandaleve të njëpasnjëshme të institucionit shëndetësor që po “mirëmenaxhohet”?

* Apo shkarkimin për të heshtur bashkë me ju?!

Kryetari i Komunës, Drejtoresha e Drejtoratit të Shëndetësis, Drejtori i QKMF-së “Dr.Nagip Rexhepi” dhe komplet menaxhmenti HESHT!

Po si duket nuk ju ka bërë përshtypje humbja e jetës së njeriut, neglizhenca mjekësore, mospërmbushja e detyrave të punës nga disa puntorë, mosveprime që kanë shkaktuar pasoja dhe aq më pak që gjitha këto raste i kam paraqitur me kohë, dhe nuk keni marrë mundin as të përgjigjeni përmes një letre të vetme. E çuditëshme!!!

1. Me datën 29.06.2024, një ankues mashkull është paraqitur në urgjencën e QKMF-së me ankesë se ka thirrur shërbimin e Urgjencës në orën 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar në rast. Ndaj doktorit dhe dy infermierëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore dhe po ndaj të njëjtëve kam kërkuar inicimin e procedurës disiplinore.

Rasti është lënë në dorë të ekipit pasardhës, pa një adresë dhe numër telefoni për personin që ka telefonuar. Nuk janë informuar saktësisht kur është bërë thirrja dhe është shtrembëruar e vërteta. Ekipa pasardhëse ka hasur në rezistencë të familjarëve të pacientit për shkak të vonimit tuaj dhe gjendja e familjarit tonë është përkeqësuar

Për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë.

Po i njejti mjek publikishtë përdorë fjalor të palejueshëm sipas kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, ftojë Odën e Mjekëve të Kosovës të reagojnë ndaj sjelljes së padenjë, duke cënuar përsonalitetin dhe dinjitetin tim

Kjo fyerje publike është e papranueshme dhe shkel drejtësinë dhe respektin bazik që duhet të mbizotërojë në mjedisin tonë shëndetësor. Në emailin e dërguar OMK-së nuk kam marrë përgjigje?

2. Kam hasur raste mospërmbushjeje të detyrave të punës nga infermierë të Urgjencës, në orarë të punës duke pirë kafe në një kafiteri në afërsi të QKMF-së. Ndaj të njëjtëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore.

3. Ndaj infermierës kryesore në Urgjencë është marr vërejtje me shkrim për shkelje disiplinore, për moszbatimin e urdhëresës nga ud.Drejtori i QKMF-së nr. 04-982 sipas legjislacionit në fuqi

Të gjitha këto i kam trajtuar me takt pa cënuar dinjitetin e asnjërit dhe duke njoftuar autoritetin drejtues të institucionit

Mungesa e pjesëmarrjes së menaxhmentit në mbledhje e organizuar tregon një mungesë serioze të përkushtimit për të adresuar problemet aktuale dhe për të siguruar cilësi të lartë në shërbimin tonë shëndetësor.

Kam njoftuar Kryetarin e Komunës, Drejtoreshën e Drejtoratit të Shëndetësis për zhvillimet përmes emailit në të njëjtën kohë me menaxhmentin e QKMF-së, por si duket, nuk i intereson shëndetësia, apo të paktën, kurrë nuk kanë pasur interes për ngritjen e cilësisë, llogaridhënien, përgjegjësinë dhe respektimin e ligjit?!

A thua se sa pak vlen jeta e njeriut?!

Sigurisht që koha e gjatë e punës në këtë frymë, duke mosdhënë llogari, papërgjegjshmëri totale, mospërmbushje të detyrave të punës, zgjon pakënaqësi dhe nuk shihem si bashkëpunëtor i mirë, sepse nuk dëshirojnë të punojnë sipas ligjit. Gjë të cilën nuk do ta lejoj për askënd.

Kryetari i Komunës HESHT?!

Drejtoresha e drejtoratit të shëndetësisë HESHT?!

Kujt po i pengojnë vlerat, profesionalizmi, vullneti, përkushtimi im për të ndërtuar institucione shëndetësore publike ku shëndeti i pacientit ka prioritet?!

Në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e mia si shef i Urgjencës, detyrimi im është të respektoj ligjin, të menaxhoj mirë pasurinë shtetërore, të jem i përgjegjshëm dhe transparent.

Të gjitha këto detyrime që kam mbi veten, ndjej obligim të ju siguroj se cilësia e kujdesit dhe besimi i publikut do të mbeten të pacenuar.

Shërbimi i Urgjencës veqanërishtë punëtorët e Urgjencës janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe profesionalizmit, ju bëjë thirrje qytetarëve që mos të humbin besimin nga këto raste dhe individë të caktuar që nuk përmbushin detyrat e tyre të punës sepse janë një pjesë e vogël, në urgjencë ka heronjë të vërtetë dhe japin kontributin e tyre të paparë, ne duhet të jemi mirënjohës dhe të kujdesemi që ata të kenë kushtet dhe respektin që meritojnë për të vazhduar punën e tyre me dinjitet dhe devotshmëri. Ata nuk hezitojnë të dalin në krye të detyrës, duke ofruar ndihmë të menjëhershme dhe kujdes të shpejtë për pacientët në momente kritike të jetës. Urgjenca nuk ka orar, nuk ka kohë për diskutime të tepërta. Na kërkon të vendosim shpejtë në thirrje dhe të bashkëpunojmë me qëllim për t’i shërbyer mirë qytetarëve tanë. Besimi i tyre në ne nuk është një privilegj, por një përgjegjësi që duhet të mbajmë me kujdes dhe nder.

Qëllimi im është forcimi i kapacitetet tona dhe rritjen e aftësinë tonë për t’u përgjigjur në mënyrë të shpejtë dhe efektive në rastet Urgjente. Kështu që, le të punojmë së bashku, të ndajmë një synim të përbashkët, dhe të rrisim besimin e qytetarëve tanë

Nga të gjitha këto që u thanë më lart, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm që edhe unë t’i bashkangjitem eksodit të largimit të rinisë së kualifikuar dhe ta lë atdheun tim, e gjithë dijen time dhe kontributin tim ta jap në një shtet të Evropës, i cili është duke na pritur krahëhapur, por përkundër gjithë kësaj, duke mos qenë asnjëherë i qetë në brendësinë time se si po e lë udhëheqjen e institucioneve publike shëndetësore

Me respekte

Dr.Leotrim Kurteshi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënohet 29 shtatori, Ditën Botërore të Zemrës në Viti

September 29, 2026

Edhe QKMF “Dr. Shaban Geci” në Kamenicë ka pranuar donacion prej 15 karrocash manuale

September 29, 2026

QKMF në Viti përfiton 15 karroca manuale për pacientët me nevoja të veçanta

September 29, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.