Author: admin

Komuna e Vitisë, ka mbajtur dje një takim me banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive dhe atë në kuadër të takimeve për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027. Në këtë takim për draft buxhetin e paraparë sipas kufijve fillestar ka folur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Rural, Milihate Ajeti. Ata potencuan rëndësinë e planifikimit të buxhetit me qytetarët vitias. Gjatë këtij takimi banorët e Sadovinës parashtruan këto kërkesa: – Të bëhet rregullimi i kanalizimit, pasi që një pjesë e kanalizimit të fshatit Begracë rrjedhë në këtë fshat. – Të ndërtohet…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Read More

Policia e Kosovës, për 24 orët e fundit ka shqiptuar mbi dy mijë gjoba trafiku. Me fjalë tjera, njoftohet se janë shqiptuar, dy mijë e 216 gjoba. Nga ana tjeter, jmesohet se anë arrestuar 20 persona brenda një dite në Kosovë, kurse janë dërguar në mbajtje 9 persona./GJILANI INFO/

Read More

“Edhe për të vdekurit në Gjilan ka eskaluar gjendja dhe problemi në varrezat aktuale të qytetit, aty moti kohë nuk ka vende, në shumë raste të vdekurit po varrosen mbi eshtrat e tjetrit, e lëre më të flasim për mirëmbajtjen e tyre që nuk ka aspak përkujdesje nga institucionet komunale. Reagimet e qytetarëve janë të përditshme dhe jashtëzakonisht të mëdha”, ka thënë, në një reagim të tij, Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan. Sipas tij, është e pritshme dhe e dëshmuar që pushteti i VV-së asnjëherë nuk ka çmuar dhe mbrojtur dinjitetin e…

Read More

Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka shkruar pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’u pensionuar nga kombëtarja zvicerane. Pas një periudhe fantastike me “helvetikët”, Shaqiri ka vendosur t’i japë fund futbollit ndërkombëtar, shkruan Gazeta Express E Ambasada e Zvicrës në Kosovë  ka bërë një postim enkas për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit. “Sot, i shprehim mirënjohje të përzemërta Xherdan Shaqirit për kontributin e jashtëzakonshëm në ekipin Kombëtar të Zvicrës në futboll dhe që ishte simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare. Me 125 ndeshje ndërkombëtare dhe momente të panumërta të paharrueshme, Shaqiri na ka frymëzuar të gjithëve. Karriera e tij,…

Read More

Mirko Gashi Hëna lëshoi rrjetën qyteti vazhdoi jetën në muzgun e parë si në zgjua jeta vloi të dashuruarit bluanin drithin e dashurisë e zemra ime vaj e në vaj si zurkajë as në këtë moshë me dashuri s’u josh jetoja pa mostra bëja zustra me cdo varg shkoja larg e më larg shkrova për renë e zezë për nënën Terezë por jo edhe këtë këngë jetoja zi e më zi skamnor e i pasur por i tëri në poezi taverna më celi kaverna në cdo tavernë nga një kavernë po qe besa s’më la shpresa se njëherë në jetë…

Read More

Llapi dhe Malisheva do t’i zhvillojnë ndeshjet e kthimit në garat evropiane, pasi të parat janë zhvilluar një javë më parë. Llapjanët do të kenë një mision të vështirë para vetës pasi synojnë përmbysjen ndaj rivalëve polak Wisla Karkow, pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultat 2-0. Rikthimi nuk është i pamundur edhe pse është shumë i vështirë dhe megjithatë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina kërkon mbështetjen e tifozëve për ta bërë një gjë të Dueli i Llapit dhe Wisla Krakow është i vlefshëm për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Evropës dhe zhvillohet me…

Read More

Nga: Gëzim Tushi Sintagma pothuaj me për masa sociale dhe njëkohësisht neverirëse e pëhapur në “eterin social” se “në këtë vend nuk jetohet” apo akoma më keq, justifikimi i epidemisë patologjike të vazhdimit të rrjedhjes së popullsisë dhe largimeve të qytetarëve, në emër të një lloj bindjeje të sipërfaqshme me theks evident ekzibicional, që krijon përshtypjen shumë herë pa shkak e të pajustifikuar të mendimit të gabuar se “duhet ikur nga ky vend”, është kthyer në një nga pengesat e mëdha sinkretike e sintetike, që tashmë po kthehet në “pengesë strategjike” që pengon ecjen normale të individit, ritmet e…

Read More

“Nënshkrimi i kontratave për 128 serra 100 m2 nga Drejtoria e Bujqësisë, dhe Pylltarisë – Islamic Relif me fermerët nga komuna e Gjilanit po vazhdon”, kanë thënë drejtuesit e Drejtorisë për Bujqësi në Gjilan. Drejtori i kësaj Drejtorie, Bajram Isufi ka bërë me dije se ky projekt pritet të finalizohet shumë shpejtë me montimin e strukturës dhe materialit transparent të serrave tek fermerët përfitues. “Për më shumë se dy vite e gjysmë qeverisje, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka mbështetur sektorin e hortikulturës dhe fermerët kultivues të perimeve me mbi 200 serra të dimensioneve të ndryshme”, ka thënë Isufi.…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Ministrin e MMPHI-së Liburn Aliu ka nënshkruar memorandumin për rindërtimin e zonës kadastrale. Pas miratimit të Ligjit për Kadastër, si dhe pas hartimit dhe nënshkrimit të një sërë pakoje të udhëzimeve administrative, ky memorandum i nënshkruar do të mundësojë këtë projekt në kuadër të të cilit parashihet bashkëpunim i ngushtë në mes nivelit qendror, ministrisë, komunave, agjencisë kadastrale dhe të gjitha drejtorive që kanë të bëjnë me pronat, njëherit përmes projektit të RK-së do të inçizohen edhe objektet pa leje, të cilat do t’i kursejnë qytetarëve një shumë të majme…

Read More