Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Shendetesi»Komuna e Gjilanit sjellë reagimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe QKMF-së
Shendetesi

Komuna e Gjilanit sjellë reagimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe QKMF-së

adminBy adminJuly 25, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Gjilanit, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar reagimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, pas deklaratave të ish-ushtruesi i detyrës së Shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan dr. Leotrim Kurteshi, i cili ka dhënë dorëheqje, për, siç është shprehur,  “për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve”. Ai e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që ta hetojë rastin.

Ja reagimi i plotë i Drejtorisë për Shëndetësi dhe QKMF-së.

LEXO EDHE: Jep dorëheqje shefi i Urgjencës në Gjilan

Reagim ndaj deklaratës së publikuar nga ish-ushtruesi i detyrës së Shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan dr. Leotrim Kurteshi

25.07.2024

Gjilan

Në mënyrë që opinioni të ketë mundësinë e informimit të drejt dhe objektiv, lidhur me deklaratën e publikuar nga ish-ushtruesi i detyrës së Shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan, dr. Leotrim Kurteshi, fillimisht njoftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit se i njejti është shkarkuar nga kjo pozitë më datë: 23.07.2024, kryesisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe si rrjedhojë e menaxhimit jo të mirëfilltë të punës nga ana e tij dhe sipas arsyeve më tutje të specifikuara në Vendimin me nr. 04-1551. Ndërkaq, është e cuditshme sesi ish-ushtruesi i detyrës së Shefit të Urgjencës, sot më datë: 25.07.2024, dërgon e-mail me pretendimin se po jep dorëheqje, si dhe më pas publikon deklarata të pavërteta e të paqëndrueshme.

Pikërisht disa javë më parë, stafi i Urgjencës së QKMF-së në Gjilan, ka paralajmëruar protestë e cila është anuluar për shkak se të njejtit janë takuar me kryetarin e komunës dhe kanë paraqitur pakënaqësitë e tyre ndaj mënyrës së menaxhimit të punës nga ana e ish-ushtruesit të detyrës së Shefit të Urgjencës.

Ky i fundit, ka paraqitur përmes e-mailit informacionet e tij për disa ngjarje të fundit në repart, për të cilat i është kërkuar nga ana e Drejtoreshës së Drejtorisë që të ndërmarrë masa të menjëhershme – sepse sipas pozitës që ka ushtruar, ka qenë ligjërisht kompetent për ndërmarrjen e masave të tilla. Menjëherë është mbajtur mbledhje edhe nga ana e Këshillit Drejtues të QKMF-së, për të trajtuar më gjerësisht thëniet e pretenduara.

Për më tepër, menaxhmenti i QKMF-së, ka kontaktuar me familjarët e pacientit të ndjerë të apostrofuar në deklaratë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë ankesë dhe as nuk do të paraqesin ndonjë ankesë dhe se çdo tendencë për të përdorur rastin e familjarit të tyre për çfarëdo lloj qëllimi – është e prapranueshme. Më tutje, sipas ekipit përgjegjës mjekësor, rasti në fjalë nuk ka qenë rast urgjent, por pacient me gjendje terminale paliative, të diagnostikuar me kancer, të cilit i është dhënë ndihma mjeksore, sepse pacienti ka qenë gjallë kur është vizituar. I njejti veçse ishte liruar nga spitali për shkak se nuk ka pasur shpresë që gjendja e tij shëndetësore të ndryshoj për më mirë.

Për të gjitha këto ekzistojnë prova, dokumente, raporte, shkresa e komunikime në formë të shkruar, prandaj aspak nuk qëndrojnë pretendimet e paraqitura për të ashtuquajturën “heshtje” të udhëheqësve të institucionit apo neglizhencë të trajtimit mjeksor.

Me respekt,

Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

May 20, 2026

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.