Author: admin

Majat 8 000 metra në Pakistan janë një grup unik malesh. Kushdo që mund të arrijë një nga majat mund të pretendojë se ka ngjitur një nga malet më të larta dhe më të vështira për t’u ngjitur në botë. Alpinistët duhet të presin të kalojnë rreth 60 ditë në ekspeditat e tyre në Pakistan. Uta Ibrahimi, alpinistja e Kosovës ngjiti majën e 12-të 8000 metërshe në Himalaje. Përkundër vështirësive me oksigjen, ajo arriti që të realizojë ngjitjen me qetësi dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Gasherbrum II, i njohur gjithashtu si K4, është mali i 13-të më i…

Read More

Selvije Kadriu Sa vite kaluan E ti më fton Sikur të ishte dje Apo për ty Koha nuk ecën Një ta them Dashuri e vonuar Më mirë mos u kthe Edhe ashtu E nesërmja Nuk sjell asgjë të re

Read More

Shkruan: Flamur Hyseni Njeriu është në burg për arsye se ka një vendim të drejtësisë për te. Me vendim është përcaktuar një dënim. Dënimi është meritor për veprën e kryer. Vepra e kryer nëse juridikisht është e sanksionuar, Kodi Penal e përcakton vepër penale. Pse duhet të merremi me të burgosurin? Pse duhet të merremi me familjen e tij? A ka njeri në burg që nuk e mendon ikjen nga liria e burgut? Nëse ka shtet, ka drejtësi, prandaj ka edhe burg. Ikja nga burgu ndodh. Arsyetimi për ikje nga burgu nuk kryen punë. I burgosuri, Faton Hajrizi, ka…

Read More

Në Kampin Nacional në Hajvali, për ndër të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është mbajtur një aktivitet përkujtimor në të cilën morën pjesë Veteranët e Prishtinës, Veteranët e Llapit (dy skuadra këto ku luajti Vokrri), Veteranët e Kosovës dhe Ekipi i përbërë nga Qeveria e Kosovës. Aktivitetin e hapi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili e ngriti lart figurën e Fadil Vokrrit, duke e quajtur mbretë i fushës së gjelbër dhe duke ia numëruar më pas të gjitha të arriturat e legjendës Vokrri, që tash nuk është në mesin tonë, shkruan Ballkani.info.…

Read More

Harrojeni atë që keni ditur deri më tani. Një studim i ri ka treguar se akulli nuk është metoda më e mirë për trajtimin e lëndimeve. Akulli mund të lehtësojë dhimbjen, por kjo gjë zgjat vetëm 20-30 minuta dhe ka efekt negativ në shërim. Shihni gjashtë arsyet pse nuk duhet të vendosni akull kur jeni të lënduar: Edhe pse akulli ndihmon në trajtimin e dhimbjes menjëherë, ai nuk e eliminon plotësisht inflamacionin, i cili në rast të ndrydhjes është i dobishëm për të çuar përpara procesin e shërimit. Inflamacioni është procesi i parë normal që trupi fillon të riparojë…

Read More

Në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje dje në fshatin Smirë të Vitisë, është zhvilluar procesi i votimit të ide-propozimeve të dhënë më parë nga vetë banorët. Me këtë rast lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti, i kanë njoftuar banorët rreth këtij procesi që për herë të parë në këtë komunë po pilotohet në fshatin Smirë dhe atë me 1% të buxhetit të investimeve kapitale apo 35 mijë euro. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi.…

Read More

Lugu i Verdhë tanimë është shndërruar në një destinacion të preferuar për ata të cilët nuk i frikësohen lartësisë. E një adrenalinë e tillë është përjetuar në aktivitetin e Climbing-ut dhe Zip-Line, ku së bashku me Kryetarin Kadri Rahimaj dhe Drejtorin Behar Hysenin, qytetarët u lëshuan në litarin që përshkonte Liqenin e Rubocit. Pamje mbreslënese mbeteshin në kujtesën e atyre të cilët provuan për herë të parë këtë aventurë. Kurse ata të cilët ende nuk i kanë shijuar këto emocione, mund ta vizitojnë këtë vend deri më datë 24 Korrik./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1)…

Read More

Fermerët në vazhdimësi po vizitohen nga Bajram Isufi , Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, i cili nga afër po njoftohen me veprimtaritë e tyre në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit. Kësaj here [shtë vizituar Vebi Halili nga fshati Malishevë, fermer ky i përkushtuar ndaj veprimtarisë për kultivimin e frutave të imta. Vebiu ishe pjesëtar i FSK, kurse tashmë në pension. Ky fermer punon një sipërfaqe toke totale prej 18 hektarësh, ndër të cilat mbi 10 ha me grurë, 6 ha me misër , 0.52 ha me qepë, 0.28 ha me kumbull dhe 0.63 ha me mjedër.…

Read More