Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Rëndësia e një aleance kulturore
Opinione

Rëndësia e një aleance kulturore

adminBy adminAugust 4, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Avni Halimi
A kanë shqiptarët nëpër shtetet tyre si dhe në viset etnike matricë të asociacioneve, qendrave, lëvizjeve kulturore, që janë autonome e të pavarura në veprim! Fatkeqësisht, jo, sepse shqiptari e ka më të rëndësishme të ndjehet “kryetar”, “drejtor”, “menaxher” sesa t’i kenë dukë efektet e veprimit! Asnjë iniciativë për formimin e ndonjë bashkësie në nivel kombëtar të të gjitha shoqatave e cila do ta fuqizonte zërin e të pakënaqurve me zhvillimet klturore në vendet gjegjëse.
Çka u duhet shqiptarëve një asociacion i tillë? Natyrisht, e para, do të kishim një bazë të të dhënave (database) për të gjitha shoqatat kulturore, profilin, tipizimin, portfolien e tyre si dhe të dhënat e tjetra teknike! E dyta, do të bëheshin pjesë e një familje të madhe, fjala e së cilës do të kishte peshë të fuqishme dhe nuk do të tërhiqen mbrapsht aq lehtë. E treta, do të arrinin më lehtë deri te ndonjë objekt i tyre në të cilën do t’i realizonin të gjitha synimet organizative dhe programore. E katërta, reagimi i tyre do të ishte një “cunami-goditje” mbi politikat kulturore që mundohen ta margjinalizojnë dhe mos ta përfillin fare shoqërinë civile në rrafshin kulturor. E pesta, do të imponoheshin si partner të patjetërsueshëm në hartimin e strategjive nacionale kulturore. Do të mund të numëroheshin edhe një sërë përfitimesh socio-kulturore nga një
asociacion i përbashkët i cili do të vepronte mbi një platformë që pikënisje do ta kishte synimin: “kulturë për të gjithë, të gjithë në kulturë”! Mbi të gjitha, një subjekt i tillë gjithëpërfshirës do të
ndikonte në procesin e demokratizimit të politikave në sektorin kulturor dhe më gjërë.
Shqiptarët kanë shoqatë botuesish, kanë asociacion të anambleve të këngëve dhe valleve, kanë shoqatë piktorësh, muzikantësh etj? Janë me dhjetra të tillë, të cilat shfaqin me dhjetra pakënaqësi dhe që presin me dhjetra përgjigje nga digasteret kulturore të shteteve dhe, kësisoj, gjithnjë janë në një rreth vicioz, si satelitët në orbitë!
Asnjë nga këto shoqata e subjekte kulturore të pavarura nuk kanë arritur popullaritet siç e arriti Lëvizja “Ta mbrojmë Tetrin”, në Tiranë, e cila, me kazuën e vet arriti që ta sensibilzojë një opinion të gjërë botëror. Kjo edhe për faktin se rreth kësaj Lëvizje u krijua një “aleancë” me shumë personalitete e faktorë (madje edhe me institucione shtetërore). Një organizatë e tillë gjithëpërfsirëse, një aleancë me një kulm të përbashkët për të gjithë asosiacionet dhe organizatat e ndryshm kulturore të pavarura, do të ishin alternativë e fuqishme kulturore nga ajo çfarë ofrojnë politikat kulturore dhe strategjitë nacionale të cilat kryesisht bazohen në programet politike të partive në pushtet.
Natyrisht, një aleancë e segmenteve kulturor të pavarur do ta kishte të vështirë të funksionojë pa një koncept të bazuar në patneritet civil-publik të siguruar nga pushteti lokal, nga ndodnjë komunë. Komuna ofron objekt të përshtatshëm dhe adekuat për të gjitha llojet e aktiviteteve kulturore të shoqatave brenda aleancës, ndërsa komuna do të rritej dhe zhvillohej kulturalisht nga aktivitetet e përditshme të parapara në programin vjetor të hartuar bashkarist nga përfaqësuesit e të gjitha subjektet anëtare të kësaj matrice kulturore. Kjo do të ndikonte në rritjen e turizmit vendor, në shtimin e të hyrave në arkën komunale, si nga turzmi, nga tatimet por edhe nga buxhetet e projekteve kulturore që do të donoheshin nga vendi, nga fodnacionet e ndrysme, nga institucionet ndërkombëtare por edhe nga programi vjetor i ministrisë për kulturë!
Për momentin, një “asociacin i madh” i këtillë funksionon në Zagreb, dhe, së fundmi, në Shkup, themeluar nga shoqatat e pavarura kulturore maqedonase. Kësisoj, këto dy vende ia kanë dalur që edhe në sektorin civil-privat të jenë të organizuar në sferën kulturore, të dëgjohet seriozisht zëri i tyre gjatë hartimit të politikave kulturore, si dhe qytetet përkatëse të gëlojnë nga aktivitet e ndryshme kulturore si dhe me këto aktivitete t’i konkurrojnë inastitucioneve nacionale për kulturë./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.