- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Është arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, duke i sulmuar fizikisht, ka njoftuar policia. Përderisa përsoni zyrtar i sulmuar, ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar raportin për Kosovën për muajin maj 2024, në të cilin tregohet se problemi më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohet vendi ynë është kostoja e jetesës ose çmimet e larta, si dhe papunësia. Raporti jep të dhëna edhe për migrimin e kosovarëve. Raporti i IRI-t vë në pah se kostoja e jetesës, çmimet e larta e papunësia vazhdojnë të mbesin problemet me të rëndësishme të kosovarëve. Në pyetjen e IRI-t për anketuesit se “cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi ynë sot? Dhe cili është problemi i dytë më…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, që do të jenë më të fokusuara rreth relievit malor. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Kemi ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për vepra penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi…
Njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Në njërin rast kundërvajtësi është hasur në vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë trafiku është i rregulluar 40 km/h duke drejtuar automjetin me shpejtësinë 97 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj. Në rastin tjetër kundërvajtësi është hasur në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në krye me Toger Aldi Blyta. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, për gjendjen e sigurisë si dhe për përgatitjet e komunës në raste emergjente, përfshirë këtu edhe të fatkeqësive natyrore. Në këtë takim kryetari Haliti, i ka njoftuar ata lidhur me bashkëjetesën dhe harmoninë ndër etnike dhe ndër fetare në këtë komunë. Ai po ashtu i njoftoi ata edhe me aktivitetet e komunës, jo vetëm në fushën e sigurisë por…
Granit Xhaka po përjeton një rini të dytë me fanellën e Bayer Leverkusenit, aty ku Xabi Alonso “i ka dorëzuar çelësat e regjisë” dhe 31-vjeçari me shokë ia dolën të fitojnë dy trofe, titullin kampion për herë të parë në histori dhe Kupën e Gjermanisë. Lidershipi i Xhakës në dhomat e zhveshjes është i padiskutueshëm dhe këtë herë mesfushori me origjinë shqiptare po provon të bindë edhe mbrojtësin Jonathan Tah që të mos largohet nga Leverkuseni me destinacion Bayernin e Mynihut. Lojërat Olimpike/ Vendi i pestë për notarin shqiptar, surprizën e bën ai i Kosovës “Bayerni është një klub…
Paul Auster Një mikja ime gjermane tregon rrethanat që i paraprinë lindjes së dy vajzave të saj. Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, shtatzënë dhe tashmë disa javë e vonuar për të lindur, A. u ul në divanin e dhomës së ndenjjes dhe ndezi televizorin. Rastësisht, emrat e aktorëve të një filmi sapo kishin nisur të shfaqeshin në ekran. Ishte “Historia e murgeshës”, një dramë hollivudiane e vitit 1955, me aktoren Audrey Hepburn. E gëzuar që do ta humbte mendjen për ca kohë, A. u rehatua për ta parë filmin dhe menjëherë u harrua pas tij. Kur vajti në gjysmë, pati shenjat…
Besa Sharrah dhe ëndrra amerikane që po e bën realitet, inxhinierja vlonjate kandidon për Senatin e Ohajos
Besa Sharrah, inxhiniere mekanike, foli për kandidaturën e saj për republikanët. Ajo tregoi në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News rrugëtimin e saj në Amerikë dhe karrierën e saj si inxhiniere. “Po bëjmë një fushatë shumë të fortë. Ndihem mirë sepse më duket sikur po realizoj ëndrrat e shumë njerëzve. Gjithmonë kam dashur shumë shkencën, dhe kam bërë inxhinieri dhe një pjesë të madhe të karrierës time e kam vazhduar si inxhiniere. Më pas mora pozicion lidershipi ku drejtova skuadra inxhinierësh. Gara për republikanët erdhi papritur nuk e kisha menduar”, ka thënë ajo. Gjithashtu Besa Sharrah u shpreh se ka…
Komuna e Kamenicës ka pëfunduar me sukses procesin e korrje-shirjeve, i cili ka filluar më datë 06 Korrik, së pari me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, pastaj më datë 09 Korrik ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit. Ndërsa më datë 12 Korrik është bërë hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve. Sipërfaqet për korrje për këtë vit kanë qenë me sa vijon: Grurë 1,100 ha., Elb 40 ha., Tërshërë 50 ha. dhe 40 ha. me Trotikal. Sipas Komisionit për korrje-shirje rendimentet për këtë vit kanë qenë shumë të mira…

