Policia e Rajonit të Gjilanit është duke hetuar një rast i cili ka të bëjë me dhunim, e për të cilin ka raportuar një femër.
Ajo ka thënë në Polici se është dhunuar nga personi i dyshuar nën kërcënimin e armës.
Për rastin thuhet se tashmë është duke u hetuar./Gjilani Info/
Njoftimi i plotë nga policia:
DHUNIM
Kamenicë-Novobërd 05/06.08.2024-15:00. Më datë 09.08.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e kishte dhunuar. Rasti është duke u hetuar.


