- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Reagon LDK në Gjilan pas dorëheqjes së drejtoreshës së Arsimit: Degradimi në Arsim mbanë emrin e Alban Hysenit
“Komisioni për Arsim i LDK-së, për situatën e rëndë në Arsim gjithmonë ka njoftuar publikun dhe për këtë e ka mbajtur përgjegjës gjithmonë Alban Hysenin. Edhe sot, kur edhe publikisht dha dorëheqje Drejtoresha e Arsimit , ne përgjegjës e mbajmë të parin e ekzekutivit, i cili me injorancën dhe abstenimin për të marrë përgjegjësinë, ka bërë që në DKA të eskalojë situata deri këtu, ku brenda 3 viteve kanë dhënë dorëheqje dy drejtoresha të emëruara nga vet ai”, thuhet në një reagim të Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan, Reagimi i plotë: Degradimi në Arsim mbanë emrin e…
Nexhat Rexha Libri u botua ne vazhdën e botimit të librave në kuadër të Klubit Letrar NOSITI. Klubi letrar Nositi po vazhdon traditën e veprimtarisë letrare në botim të revistës NOSITI dhe botimit të veprave të ndryshme. Kështu jetën kulturore po e begaton edhe me aktivitete të vazhdueshme letrare e kulturore. Klubin letrar NOSITI po e ndihmojnë: SHPK ‘’Vëllezërit Borovci’’, institucionet komunale. Pa ndihmën e tyre aktiviteti i Klubit letrar NOSITI ,do të ishte i zbehur. Po këto ditë do të mbahen edhe aktivitete kulturore, si Ora letrare dhe takim me poetet e diasporës. Ju mirëpresim në këto aktivitete kulturore,…
Albana Demiri, ka bërë me dije e ka dhenë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan. Ajo në një postim në profilin e saj ka treguar edhe për arsyet e këtij veprimi. Shkrimi i saj i plotë: Të nderuar qytetarë, kolegë e miq, Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtoreshës pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit-Gjilan. Për shkaqe personale dhe arsye profesionale, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë pozitë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryetarit të Komunës z.Hysenit. Kryetarin e komunës, e falënderoj përzemërsisht…
Në kuadër të aktiviteteve për nderë të Ditëve të Diasporës, që po organizohen nga komuna e Vitisë, nga drejtoria e Bujqësisë me GLV Vitia sot në sheshin e qytetit të Vitisë është hapur panairi i produkteve tradicionale. Me këtë rast këtë panair e ka vizituar edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët që po qëndrojnë për pushime në vendlindje. Me këtë rast i pari i Vitisë, pos që ju ka uruar atyre pushime të këndshme në vendlindje ka theksuar se komuna e Vitisë për nderë të “Ditët e Diasporës” do të zhvilloj aktivitetet të shumta të cilat kanë filluar me 1 gusht dhe pritet të zgjasin deri me 17 gusht. Ai po ashtu e vuri në pah rëndësinë që kanë bashkatdhetarët për Vitinë dhe Kosovën duke i falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për…
Me një manifestim të hapur sot në fshatin Binçë të Vitisë, është bërë zbulimi i bustit të, Imzot Mark Sopit, ish ipeshkvit të Dioqezës Prizren-Prishtinë, si dhe u përurua sheshi në qendër të fshatit me po këtë emër. Me këtë rast në këtë ngjarje i pranishëm pos kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ishin edhe personalitetet të shumta nga jeta publike, përkatësisht nga Institucionet qendrore, ish ministra, ambasador, veteranë të luftës e klerikë fetar të bashkësive fetare dhe mysafirë të shumtë. Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nën përkujdesjen e të cilit edhe…
Kristjan Asllani konfirmoi vetëm pak ditë më parë se do të ishte pjesë e Interit dhe se do të luftonte deri në fund për të zënë një vend titullari në skuadrën e Inzaghit. Gjithsesi, gjërat edhe mund të ndryshojnë, pas mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Liverpoolit në Angli. Lajmin e raporton “The Athletic”, që shkruan se 22-vjeçari shqiptar është një nga opsionet e trajnerit Arne Slot për të përforcuar mesfushën. Asllani luajti si titullar vetëm gjashtë ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, por u rrit si lojtar duke treguar prova të mjaftueshme se ai…
Azem Shkreli Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë. Ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave, të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd. N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi. Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 124 aksidente trafiku. Prej tye ,1 me fatalitet, 37 me lëndime trupore si dhe 86 aksidentet tjera me dëme material, bëhet e ditur nga policia. Për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 417 tiketa gjobitëse, si dhe janë arrestuar 30 persona dhe 19 të tjerë janë paraburosur./GJILANI INFO/
Me urdhër të prokurorit, njësia policore në Gjilan, ka kontrolluar një veturë e cila ishte sekuestruar, kurse gjatë kontrollit, ka gjetur dhe sekuestruar 60.8 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një peshore elektrike, bëri me dije policia. Sipas policisë personi i dyshuar, që paraprakisht kishte braktisur veturën dhe ishte larguar vazhdon të jetë në kërkim policor. Për rastin thuhet se është në hetime./GJILANI INFO/

