Author: admin

Për tre muajt e fundit të këtij viti, janë ofruar rreth 3 mijë shërbime stomatologjike në QKMF-re “Dr.Nagip Rexhepi” të Gjilanit, duke përfshirë edhe QMF-re në Dardani, Arbëri dhe Besalc. Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë, në QKMF-re, Dr. Taulant Ramadani, saktëson se për tre muajt e fundit të jenë trajtuar mbi 2 mijë e 700 pacientë me patologji të ndryshme, në nevojë për shërbim shëndetësor. Sipas tij, krahasuar me muajtë paraprak të stinës së dimrit, ka pas rënje të rasteve, pasi që në sezonat verore, bie numri i vizitave shkaku i pushimeve dhe agjendave personale të qytetarëve. Ndërsa, kur…

Read More

Janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediet lokale të interesuara me kryetarin e Komunës së Gjilanit. Kjo është bërë me qëllim që seancat e Kuvendit Komunal, të jenë të disponueshme në të gjitha mediet lokale. Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se tashmë kemi nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediat lokale, të cilat i janë përgjigjur thirrjes publike dhe se nga tani e tutje, seancat e Kuvendit Komunal dhe shpalljet e tjera publike, do të jenë të disponueshme në të gjitha këto media lokale. “Me këtë garantojnë informim të drejtë e gjithëpërfshirës dhe…

Read More

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN APEL KURSEJENI UJIN! Të nderuar konsumatorë, KRU Hidromorava APELON për kursim dhe mos keqpërdorim të ujit, sidomos mos e shfrytëzoni ujin për: – Larjen e automjeteve, – Ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve, – Mos i leni rubinetet hapur pa nevojë, – Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që janë duke u ndërtuar, – Lajmëroni rrjedhjet në kompani, Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit. Ekipet kontrolluese të kompanisë do të fillojnë inspektimin e lidhjeve të paautorizuara dhe të gjithë ata që identifikohen se janë duke keqpërdorë ujin, lënda e tyre…

Read More

Orari i zyrave postare nga ora 08:00-20:00. Paguaj faturën e ujit në pikat e Postës së Kosovës! KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit Gjilan, Kamenicë dhe Viti, që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për të paguar faturat e ujit, shpejt, sigurt dhe lirë. Konsumatorët gjatë pagesës duhet të posedojnë faturën mujore që të verifikohet kodi i konsumatorit. KRU “Hidromorava” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit! /KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan /

Read More

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Rahim Beqiri -Komandant Roki ishte njëri nga djemtë më të mirë që kishte lufta jonë çlirimtare, një luftëtar që nuk mjaftohej vetëm me lirinë e Kosovës duke u angazhuar dhe kontribuar edhe për fatin e shqiptarëve në Iliridë. “Sot, bashkë me ish-deputetin Lahi Brahimaj, nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakaj, anëtarin e kryesisë dhe afaristin e njohur, Ilmi Mustafa, bëmë homazhe në nderim e kujtim të Rahim Beqirin, Komandant Roki në përvjetorin e përjetësimit”, ka…

Read More

Gjatë kësaj jave, pekatesisht nga data 29 korrik – 02 gusht 2024,  Prokuroria Themelore në Gjilan, ka pranuar gjithsej tridhjetegjashtë (36) kallëzime penale. Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar: – dymbëdhjetë (12) aktakuza, – tetëmbëdhjetë (18) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), – pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, – njëqindenjëzet (120) urgjenca. Nderkaq, nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetetre (33) palë, behet me dije nga kjo Prokurori./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorët komunal e zyrtarët e tjerë, kanë bërë homazhe me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të Rahim Beqirit-Komandant Roki. Në fshatin Kopërnicë e tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë u vendosen kurora me lule për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant Rokit për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Kryetari Rahimaj, gjatë këtyre homazheve me një fjalë rasti është shprehur se një luftëtar e trim si Komandant Roki na bënë krenar të gjithëve. “Sot jemi mbledhur për të kujtuar jo vetëm sakrificën dhe heroizmin e Komandant…

Read More

Në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest 2024 është mbajtur edhe festivali internacional i kulturave. Kultura të ndryshme me veshje e valle tradicionale janë paraqitur grupe valltarësh e përfaqësuesish nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Sllovenia Greqia, Italia e Qipro. Ky festival vjen si bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe organizatës CIOFF./GJILANI INFO/

Read More

“Nuk qeveriset Komuna me t’provume, o njerëz. Si ka mundësi pas një-dy e më shumë vite në pozita të larta komunale me tu kujtue se ke një profesion e hajt t’i kthehem atij duke u dorëhequr. Mosni bre, mos bëni hajgare me Gjilanin e me këta njerëz të mirë e tolerantë që ka ky vend”. ka thënë, në një eagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. “A ju vjen marre me u pa në sy me votuesit tuaj kur i shihni në rrugë?! Çka keni me ju thënë…

Read More