- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t`i presë sot në takim liderët e përfaqësuesit e partive politike, lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Të gjitha partitë e ftuara në takim e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. “Përmes kësaj letre, po ju drejtohem lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 5 (2) të Ligjit Nr. 089L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e…
Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, aktivitetet kanë vazhduar me “Nejën e Diasporës” në Forumin Ekonomik “Njihuni me invstitorët e Gjilanit nga Diaspora”, organizuar nga platforma mediale albinfo.ch dhe Komuna e Gjilanit. Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale albinfo.ch, tha se forumi ka për synim të tregojë se sa investitorë të fuqishëm ka nga Gjilani. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se diaspora është pjesa vitale, pasuri e kombit, potenciali për zhvillim të vendit. Sipas tij kontributi i diasporës ndihet dhe vlerësohet në çdo kohë dhe në secilin sektor. I pari i komunës, tha se ndryshimet politike në vend para…
Me aktivitete të shumta po vazhdon festa “Ditët e Mërgatës” organizuar nga Komuna e Gjilanit. Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e komunës ka prit përfaqësues nga shoqëri kulturo artistike nga disa shtete të ndryshme. Derisa këto grupe kanë defiluar nëpër qytet e më pas kanë argëtuar qytetarët në festivalin “N’Karadak krisin tupanat”, Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se: nën organizimin e komunës dhe DKRS-së po vazhdojnë me aktivitetet “Ditët e Mërgatës” . “Në emër të kryetarit z Alban Hyseni ju dëshiruam mirëseardhje përfaqësuesve të shteteve të ndryshme dhe drejtorit Arsim Abazi në Festivalin “N’Karadak krisin tupanat””, tha Leonora Morina Bunjaku.…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
“Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, bazuar në thirrjen publike nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, është bërë subvencionimi me 5 krerë gjedheve për fermerët e Komunës së Gjilanit”, ka bërë me dije, Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Gjilanit. “Ne si drejtori, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, jemi të përkushtuar që fermerëve tanë t’iu krijojmë kushte sa më të favorshme për mbarëvajtjen dhe kultivimin e gjedheve të racës Simental, një racë e cila ka…
Shumë njerëz vuajnë nga dhimbje koke gjatë ndryshimeve të motit dhe gjatë ditëve të lagështa dhe të nxehta të verës, të cilat më së shpeshti manifestohen si dhimbje të shurdhër ose presion në pjesën e sipërme të kokës. Zakonisht shoqërohet me lodhje, përgjumje dhe mungesë përqendrimi, si dhe ngadalësi në kryerjen e detyrave të përditshme. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen, kështu që nuk duhet të kërkoni menjëherë një pilulë. Provoni të lani fillimisht me ujë të ftohtë, duke lagur kyçet dhe qafën ose duke bërë dush. Kjo do t’ju freskojë dhe ndoshta do…
Në platformën E-Kosova tashmë qytetarët mund të shkarkojnë edhe çertifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer
Qytetarët e Kosovës nga sot mund të shkarkojnë edhe çertifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer në platformën E-Kosova. Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, transmeton Telegrafi. “Nga sot në platformën E-Kosova mund ta shkarkoni edhe çertifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer. Çertifikata mund të shkarkohet nga qytetarët që janë pajisur me ndonjërën nga kategoritë e patentë shoferit nga viti 2010 e gjerë me sot”, thotë ai në postimin e bërë në Facebook. Ndryshe, në platformën E-Kosova, mund të kryejnë disa shërbime të rëndësishme.
Mësohet se një i ri shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në Itali, përcjell albinfo.ch. Familja Zogaj nga Malisheva ka marrë një lajm të kobshëm ditën e djeshme, pasi djali i tyre ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. I ndjeri jetonte në Itali, atje ku edhe është aksidentuar për vdekje. Lajmin e kanë ndarë familjarët e viktimës, teksa për ceremoninë e varrimit kanë thënë se do të njoftojnë me kohë.
Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka pohuar se sporti, arti dhe kultura janë duke bërë më shumë për vendin se sa politika. Gërxhaliu derisa komentoi shtimin e aktiviteteve kulturore në vendin tonë, ka potencuar se agjenda politike në Kosovë, ka ngulfatur autoritetin dhe reputacionin e Kosovës. Për Telegrafin, eksperti u shpreh se bizneset, diaspora, arti, kultura dhe sporti janë duke bërë hapa shumë të avancuar. “Është e vërtetë që agjenda politike në Kosovë ka ngulfatur autoritetin dhe reputacionin e Kosovës. Kjo ka krijuar një pamje që Kosova ka probleme me dialogun me Serbinë, dhe faktin që jemi nën sanksione…
Një grua ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 08:00 në rrugën “Niket Dardani”, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet. Me 29.07.2024 një femër kosovare ka raportuar se me datën e lart-cekur, djali i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon…

