- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Avni Halimi Komentimi nuk guxon (për shenjtëri të kulturës) të jetë në formë të sharjes, denigrimit, etiketimit, nënçmimit, ofendimit etj. Komentimi bëhet vetëm sa për ta kalitur e çelikosur kulturën me pikëpamje, qëndrime, synime shkencore; për t’i dhënë frymë kulturore debatit Rrjetet sociale përveçse shërbejnë si faqe globale për të shprehur mendimin mbi një dukuri apo fenomen, mbi një ngjarje apo mbi një event; për të publikuar qëndrimet, definicionet, të arriturat shkencore, krijmtarinë letrare etj. gjithnjë e më shumë po kuptohen edhe si sheshe të hapura për debate, për përqasje të qëndrimeve, për polemika të frytshme, për ndriçim të fakteve,…
Fshati Roganë për 24 ditë radhazi u rrethua nga tifozë e adhurues të futbollit të cilët shtoheshin çdo ditë e më shumë nga të gjitha komunat. Mes gëzimit e zhgënjimit, ekipet konkuruese e kthyen çdo ndeshje në një spektakël të veçantë ku nuk munguan atmosfera, energjia dhe golat e bukur. Ky eveniment sportiv që dha aq shumë emocione jo vetëm që promovoi talentin lokal, por ishte edhe nikoqire e pjesëmarrjes së ekipeve të ndryshme nga vende të tjera duke e bërë këtë turnir edhe më madhështor për nga cilësia, organizimi e rezultati final. Me ekipe të jashtëzakonshme, lojtarë super të…
Në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest 2024 dje është paraqitur para publikut kamenicas shfaqja “Vëllazëri e Interes” e punuar nga aktorët e teatrit amator “Aleksandër Moisiu” në Kamenicë. Shfaqja në fjalë ka marrë pjesë edhe në festival të teatrove në komuna të tjera si dhe nuk do të jetë e vetmja shfaqje e punuar nga ky teatër amator./GJILANI INFO/
Pas disa video incizimeve të postuara në rrjetet sociale, Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Pozheran ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Komuna e Kamenicës edhe në mesin e shumë komunave të tjera po implementon praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje. Në kuadër të kësaj iniciative, pjesë e të cilit si facilator është USAID, janë dy lokalitete, Petroci dhe qyteti i Kamenicës. Në Petroc e propozuar, zgjedhur dhe e votuar për t’u implementuart është ideja për rregullimin e oborrit të shkollës dhe terrenit sportive, kurse në Kamenicë ka marrë më së shumti vota ideja për vendosjen e ashensorëve në Qendrën Kryesore Familjare në Kamenicë si dhe në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. Kujtojmë se në kuadër të kësaj praktike janë…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar të shtunën punimet në ndërtimin e sheshit të ri brenda qytetit të Vitisë, konkretisht prej postës deri në qendër të qytetit. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë vetëm në disa vite të fundit, ka ndërtuar dhe krijuar disa sheshe që do të jenë në shfrytëzim për qytetarët vitias dhe vizitorët si sheshin në Pozheran, sheshin “Nijazi Azemi-komandant Mjekra” dhe tani këtë shesh që po finalizohet dhe atë përskaj të lumit “Morava e Binçës” dhe atë me kalldrëm. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi u njoftua edhe me…
‘Në Komunën e Gjilanit tashmë ka përfunduar me sukses korrja e drithërave të bardha. Fushata e korrje – shirjeve fillojë me datë 5 Korrik dhe ka përfunduar me sukses, duke u korrur edhe kallinjtë e fundit me datën 25 Korrik 2024’, ka thënë Bajram Isufi, drejtor i drejtorisë për Bujqësi e Pylltari në Komunën e Gjilanit. Ai bëri me dije se në fushatë morën pjesë 50 autokombajna, të cilët për 20 ditë arritën të korrin rreth 2800 ha me grurë, 120 ha me elb dhe 10 ha me tërshërë, aq sa ishin të mbjella për këtë vit në Komunën tonë.…
Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24-orët e fundit. Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Graçanicë, Pejë dhe Vushtrri, transmeton Telegrafi. Lidhur me rastet, policia ka arrestuar persona e dyshimtë, derisa njofton se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Më poshtë rastet e ndara sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës: Lipjan / 27.07.2024 – 19:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka pasur një përleshje fizike me djalin e tij të dyshuarin m/kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë. Në konsultim…
Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek. Sadiku fitoi duke e mposhtur Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve, shkruan GazetaBlic Sport. Pas fitores për RTK ka folur protagonistja, Donjeta Sadiku. Sadiku u shpreh e matur në prononcimin e saj, megjithatë deklaroi se ka shkuar në “Lojërat Olimpike” me qëllim të qartë që është medalja olimpike. “Është ndjenjë e mrekullueshme, kemi punuar kohë të gjatë për këto ditë me trajneren time. Kam ardhur këtu për medalje. Ishte kundërshtare e vështirë, jam ndeshur edhe më herët me të. Me trajneren e kemi analizuar…
U dhanë mbi 468 mijë euro për ndërtimin e urës te liqeni i Badocit, por punimet ende s’kanë filluar
Shenjat që kanë filluar punimet janë vendosur që shtatë muaj. Por për shkak të dëmtimit ato vështirë mund të vërehen në urën mbi Liqenin e Badovcit. Andaj për shoferët që shkojnë nga Prishtina në Anamoravë kjo rrugë është kthyer në një sfidë që nga muaji prill i vitit 2023, kur kishte nisur prishja e urës për të zëvendësuar me një të re. Pas demolimit te saj, qytetarët duhet të bëjnë disa metra më shumë në rrugën e cila është alternative. E kjo tani është kthyer në diçka të mërzitshme për ta. “Na si qytetar të Gjilanit që vijmë në…

