- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Nga Shpendi Topallaj “Dashuri në detin e urrejtjes”, shkruar nga Xhevat Mustafa në Tiranë, Shqipëri, botuar në fillim të shkurtit 2024 nga shtëpia e njohur botuese në Prishtinë “BUZUKU”, me editor publicistin dhe shkrimtarin e njohur Abdullah Zeneli, është një roman që po pëlqehet dhe vlerësohet nga kritikë të njohur letrarë dhe lexuesit intelektualë elitarë… Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në një fshat shqiptaro-serb, në veri-perëndim të Mitrovicës, në muajt mars -qershor 1999. Linja e parë trajton raportet fqinjësore mes një familjeje shqiptare, të Hysen Drenicës e një serbe, të Bojko Kovaçeviç, me shtëpitë që i ndajnë një rrugë…
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan KONKURS PUBLIK Për vendin e lire te punës ne KRU”Hidromorava”-SH.A në Gjilan, për këtë pozitë: Një (1) ekzekutues ne KRU “Hidromorava “ , në pozitën Zyrtar për Burime Njerëzore. -Përgatitja profesionale/shkollorë: Diplomë universitare- fakulteti juridik, administratë publike. Përvoja e punës: Se paku nje /1/ vjet përvoje pune ne lëmin e burimeve njerëzore apo te Numri i kryesve: një /1/ Kohëzgjatja e kontratës se punës : Me kohe te caktuar ( me periudhe provuese prej gjashte ( 6) muaj);
Nga Petro Marko Ne e dimë gjakun tonë se nga buron. Pra himarjotët nuk paguanin taksa, nuk shkonin ushtarë. Ishin si autonomë. Kur u shporr Italia nga vendi dhe dua të shtoj edhe këtë, po me keqardhje: himarjotët nuk morën pjesë siç duhej në Luftën e Njëzetës, përveç disa patriotëve si Nase Beni, që ishte kapedan – unë isha i vogël, por e mbaj mend shumë mirë kur erdhën në bregun e fshatit luftanije greke. Shumë fshatarë u ranë kambanave dhe thirrën: “Zito i Ellas!-Rroftë Greqia!” “Zito i aneksartisia, zito i aftonomia!-Rroftë pavarësia, rroftë autonomia!”. Madje u shpall nga…
Ndue Ukaj Oborri i fëmijërisë sime është çati kujtimesh, me pemë të shumta dhe një horizont pafund. Rreth e përqark i ka malet, stoli që vallëzojnë me retë e lumturisë; dëshmitare të rrëfimeve të lashta. Poshtë shtrihen fushat e Anamoravës, ku lumi gjarpëron dhe e shpie mallin në oqeanin e kujtimeve. Lumi në dimër bëhet i furishëm ose akullnajë dhe kujtimet i çon në pafundësi. Përreth shtegtojnë turmat e kohës që përditë bëjnë rrëfime për lartësi. Oborri i fëmijërisë sime ka të njëjtën simetri – por ka ndryshuar semantika e ngjyrave. E bardha s’është krejt e bardhë. Aty pushon ëndrra…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu njoftoi përmes një adresimi se po punohet që të bëhen përgatitjet për protestë gjithëpopullore shqiptare në Serbi. “Po punojmë për realizimin e një proteste paqësore gjithëpopullore…Diskriminimi që Serbia bën ndaj shqiptarëve ka prekur kufijt e racizimit. S’ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga procesi i pasivizimit të adresave”, tha ai. “Duke filluar me Medvegjën…i defaktorizuan shqiptarin nga jeta politike, tash ka nisur me Bujanoc…Përmes pasivizimit Serbia po ua heq shqiptarëve të drejtën e votës…Më 2016 është polici i fundit shqiptar i punësuar”, ka thënë ai.
Kemi pranuar një donacion të pajisjeve medicinale nga shoqata HIKöDe nga Austria, të cilat i janë dedikuar OJQ-së Handikos në Gjilan. Procedurat e nevojshme administrative dhe profesionale të pranim-dorëzimit të donacionit, janë kryer përmes Zyrës së Kryetarit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ndër të tjera, donacioni përfshin karroca për invalidë, shtretër mekanikë, dyshekë për shtretër dhe karrika toaleti. Falenderojmë shoqatën HIKöDe për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar për qytetarët e komunës sonë./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës, ka ndaluar nëntë (9) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale. – Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, – Një (1) person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, – Një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, – Gjashtë (6) persona, në katër raste të ndara për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj personave të ndaluar ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën…
Në fshatin Sllatinë të Vitisë, përkatësishtt në rrugën e ashtuquajtur ,-“Veteranët e UÇK-së”, janë duke u realizuar punimet për rregullimin e kanalizimeve. Përndryshe, këso punimesh janë duke u realizuar edhe në disa pjesë të tjera të komunës së Vitisë./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar, paraburgosur dhe derguar në vuajtje të dënimit disa persona. Sipas policise thuhet se janë arrestuar 18 persona, paraburgosur 12 si dhe në vuajtje të dënimeve 2 perona./GJILANI INFO/
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në teritorin e Kosovës kanë ndodhur disa dhjetra aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar mbi 1 mijë e 600 tiketa gjobitëse. Për më saktësisht, prej raportit tefundit nga Policia e Kosovës, mësohet se për periudhën kohor në fjalë kanë ndodhur 90 aksidente trafiku, prej tyre: 1 me fatalitet, 30 me lendime si dhe 59 aksidentet tjera me pasoja material. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se po gjatë të njejtës kohë janë shqiptuar 1 mijë e 629 tiketa gjobitëse./GJILANI INFO/

