- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Lutfi Haziri mirëpret arrestimet e të dyshuarve për krimet në Llovcë, Inatoc, Pograxhë e Uglar
Megjithëse shumë i vonuar, është i mirëpritur lajmi për arrestimin e pesë personave nga Prokuroria Speciale e Kosovës, përgjegjës për masakrën e Llovcës dhe vrasjen e civilëve Inatoc (Kokaj), Pogragjë dhe Uglar ka shkruar Lutfi Haziri. Postimi i plotë: Duket se prokuroria dhe policia e shtetit kanë realizuar këtë aksion, duke u bazuar në të dhënat e Komisionit Komunal të Gjilanit, i cili ishte themeluar pas luftës, duke qenë kujdestar në administrimin, faktimin dhe gjetjet e kohës. Drejtësi për viktimat e Llovcës, Inatocit (Kokaj), Pogragjës, Uglarit dhe të gjitha viktimat tjera të luftës kudo në Gjilan e Kosovë!
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu do të performojnë me rolet e Don Jose dhe Micawla në operën Carmen
Sopranoja Elbenita Kajtazi dhe tenori Saimir Pirgu debutojnë në festivalin e Edinburgt-ut Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu së bashku do të performojnë në skenë me rolet e Don Jose dhe Micawla në operën Carmen, transmeton albinfo.ch. Së bashku me Operën Komike të Parisit, Elbenita e Saimiri do të ngjiten në skenë më 4, 6, dhe 8 gusht, si pjesë e festivalit internacional të Edinburg-ut. Vlen të theksohet se opera shtetërore e Vjenës do t’i bashkojë prapë në fund të tetorit dy artistët shqiptarë me rolet Mimi dhe Rudolfo nga opera La Boheme.
Janë mirëpritur mysafirët dhe ansamblet e vendeve të ndryshme të Botës nga Komuna e Gjilanit, të cilët e nderuan me prezencën e tyre përmes Festivalit “N’Karadak Krisin Tupanat”. Artistët dhe mysafirët u njohën nga afër me trashëgiminë kulturore tê Komunës së Gjilanit dhe aktivitetet kulturore të saja që organizon gjatë vitit. Valltarët dhe mysafirët janë mahnitur nga mikëpritja dhe dashamirësia e gjilanasve, shkëmbyen mes vete dhurata me perfaqesuesit e Zyrës së Kryetarit, e që u mirëpritën nga Nënkryetarja zonja Leonora Morina Bunjaku dhe Drejtori i Kulturës zotëri Kushtrim Zeqiri. Është faleminderuar për mbështeje dhe mikpritje edhe Komuna e Gjilanit,…
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm për qytetarët, sepse ua rëndon jetën atyre, kurse një qytetar aplikimin e këtij vendimi e ka vlerësues ndëshkues. Përderisa, vitin e kaluar ka pasur shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovë, nga fillimi i muaji gusht të këtij viti, qytetarët që nuk paguajnë faturat mujore të energjisë elektrike, do të gjobiten nga Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë. Vendimi ka hyrë në fuqi nga e ejtja e këtij muaji për tarifën prej 17.70 eurosh që përdoruesit duhet ta paguajnë në rast se shkyçen…
Për një ditë, në tërë teritorin e Kosovës, janë arrestuar 28 persona që kanë ra ndesh me ligjin. Po për të njejtën kohë, gjithashtu janë paraburgosur 15 persona, bëhet e ditur nga policia./GJILANI INFO/
Aksidentet në trafik dhe gjobitjet për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik, janë të përditshme në Kosovë. Madje edhe përkundër gjobitjeve që marrin ngasësit e automjeve, aksidentet vazhdojnë të ndodhin. Ndërkaq, kur është fjala për raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovë, vijnë në dukje këto statistika: 2 aksidente trafiku me fatalitet, 46 aksidente me lëndime dhe 78 aksidentet tjera me dëme materiale. Nga ana tjetër, kur është fjala për shqiptimin e tiketave gjobitëse në trafik, bëhet e ditur se numri Ityre arrin në 1 mijë e 485 syresh./GJILANI INFO/
“Kryetari i degës së PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti, bashkë me nënkryetaren, Aurorë Osmani Buca, mirëpritën në takim miqësor, bashkatdhetarët tanë nga Franca, e aktivistët e shquar të PDK-së, Avni Bilalli kryetar i nëndegës së PDK-së në Lion, Iliri Azemi, kryetar i nëndegës në Clermont Ferrand, dhe Hazir Bunjaku në Strasburg, të shoqëruar nga aktivistët tjerë që jetojnë e veprojnë atje”, thuhet në njofitmi ne PDK-së. Sipas drejtuesve të këtij subjekti, në këtë bashkëbisedim, si çdo herë tjetër u çmua lartë kontributi i pazëvendësueshëm i shqiptarëve jashtë vendit, të cilët angazhimin për shtetin tonë e kanë pasur e e…
Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa mujore, ka zhvilluar një aksion, ku ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”. Personat ndaluar janë: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh. Ata dyshohen se me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare. Sipas Prokurorisë, “dyshohet se të njëjtit në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi,…
/ Shkëlzen Halimi “Gdhendësi i pikëllimit”, botoi Shtëpia Botuese “Armagedon”, Prishtinë, 2024/ Nga Kemajl Aliu Libri “Gdhendësi i pikëllimit” i shkrimtarit Shkëlzen Halimi, në fushën e poezisë është libri i tij i njëmbëdhjetë me radhë, i cili përpos shënimit kuantitativ vëllimor, në planin kualitativ imponohet si një korpus poetik vlerash në radhë të parë për veçorinë e gërshetimit të elementit diskursiv me atë imagjinativ, si një bazament i mbindërtimi dhe shpërfaqjes së një bote artistike apriori figurative, e cila është esenca e origjinalitetit poetik e këtij shkrimtari. Prandaj me këtë rast duhet të theksojmë se akt…
Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Para medieve, për të paraqitur shqetësimet e degës, kanë folur anëtaret e Kuvendit Komunal dhe anëtaret e Kryesisë së Degës, znj. Aferdita Balaj dhe znj. Drenushë Maloku. “Edhe sot, kur publikisht ka dhënë dorëheqje Drejtoresha e Arsimit , ne përgjegjës e mbajmë të parin e ekzekutivit, i cili me injorancën dhe abstenimin për të marrë përgjegjësinë, ka bërë që në DKA të eskalojë situata deri këtu, ku brenda 3 viteve kanë dhënë dorëheqje dy drejtoresha të emëruara nga vet ai. Dorëheqja e…

