Author: admin

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, është shpallur kampion. Ai e mposhti kolumbianin, Edwin Riascos. Bakaj e nokautoi tre herë rresht Riascosin në rundin e dytë para se gjyqtari ta përfundonte ‘luftën’. Boksieri shqiptar me këtë rast mori titullin “Ibo Continental”. Kjo ishte fitorja e 12-të në karrierën profesionale të Roberto Bakajt. Stadiumi “Besëlidhja”, në Lezhë ishte mbushur në mbështetje të tij.

Read More

Emrush Shkodra Shkuan te ura e Lumit Ibër në Mitrovicë disa punëtorë që paguhen nga taksat tona, dhe filluan procesin e matjes, me hesap duke mat qysh kush dhe ku me kërcye nga ura në ujë. KFOR-i shkoi aty, u pozicionua më disa autoblinda dhe automjete ushtarake për të ruajtur qetësinë etnike, dhe përtej kësaj për të zbutur vrullin dhe turrin tonë patriotik shtetëror. Sepse të tillë jemi ne, sigurisht kur dikush futet në mes për të nda ndarë, në bash atëherë bëhemi trima. Ku erdhëm! Për të përmbushur egon tona kinse jemi bërë dikushi, do të ballafaqohemi edhe me…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit korrik 2024 ka pranuar njëzetetetë (28) kallëzime penale me tridhjetedy (32) persona, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ku nga këto raste të pranuara njëzet (20) viktima janë të gjinisë femërore, ndërsa, dymbëdhjetë (12) viktima të gjinisë mashkullore. Gjatë këtij muaji nga prokurorët e kësaj prokurorie janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza ndaj njëzetetre (23) personave, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, për dhunë në familje janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, ndaj të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit për…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren për Komunitete Aleksandra Jovanoviq, kanë parë nga afër sot ulëset smart të cilat janë vendosur në sheshin “Metush Krasniqi” në qytet. Këto ulëse vijnë si bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe projektit nga UNMIK-u i cili po implementohet nga organizata “Advancing Together”. Ky bashkëpunim tashmë edhe në formë të shkruar kap shifrën e 24,000 dollarësh. Në kuadër të projektit përpos ulëseve smart, do të bëhet edhe ndërtimi i dy këndeve për lojëra tek shkolla e komunitetit serb në Kamenicë si dhe në fshatin Moqare. Gjithashtu në këtë projekt e…

Read More

Nga: Paul Auster / The New York Times, janar 1996 Përktheu: Granit Zela 1 Një mikja ime gjermane tregon rrethanat që i paraprinë lindjes së dy vajzave të saj. Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, shtatzënë dhe tashmë disa javë e vonuar për të lindur, A. u ul në divanin e dhomës së ndenjjes dhe ndezi televizorin. Rastësisht, emrat e aktorëve të një filmi sapo kishin nisur të shfaqeshin në ekran. Ishte “Historia e mur­geshës”, një dramë hollivudiane e vitit 1955, me aktoren Audrey Hepburn. E gëzuar që do ta humbte mendjen për ca kohë, A. u rehatua për ta parë filmin…

Read More

Ahmet Selmani (Rendja e Ali Podrimjes) Ali Podrimja ty të mori lumi yt e të shpuri në parajsë me gjithë ëndrrat e bardha me gjithë dhembjet e verdha me gjithë pikëllimin e zi me gjithë mallin e trëndafiltë ndërsa unë mbeta me këmbë të kredhura në rubikonin e jetës duke të pritur të ma zgjasësh dorën në breg e të ecnim duke folur për poezinë për atdheun pa e ditur se ti më kishe lënë diçka në fushat e kujtesës si lule malli a si zot fjale nuk e di pse tani çdo ditë të shoh duke rendur si hije…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka realizuar një (1) bastisje në një lokacion në komunën e Gjilanit dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për sekuestrim të armëve. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera : Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në…

Read More

Statistikat policore nga raporti i fundit prej 24 orëve, bëjnë të ditur se në tërë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2 mijë e 46 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve që kanë nuk respektuar rregullat e trafikut rrugor dhe që kanë ra ndesh me ligjin. Policia e vendit, ka njoftuar edhe për 119 aksidente  trafiku, që kanë ndodhur gjatë të njejtës periudhë kohore, ku në 44 prej rasteve kishte lëndime, kurse 75 aksidentet tjera u karakterizuan me dëme material. Nga i njejti raport, mësohet se janë arrestuar 29 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1…

Read More

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan  Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale Gjatë inspektimit në fshatin Pasjan, ekipet tona kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit. Të gjitha rastet e keqpërdorimit, si: Lidhje ilegale, Largim i ujëmatësit pa lejen e Ofruesit të Shërbimeve, etj do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në…

Read More

Me një fushë të improvizuar me rërë, me ekipe e tifozë të mrekullueshëm, për dy ditë radhazi, “Kamenica Summer Fest”, ka sjellur edhe turneun Beach Volley në sheshin e qytetit. Me datën 2 gusht, vajzat kanë pasur mundësinë të garojnë me 11 ekipe të ndryshme duke dhuruar spektakël dhe garë të fortë. Me datën 3 gusht, pavarsisht reshjeve të shiut loja filloi dhe nuk u ndal. Me gjithsej 16 ekipe nga qytete të ndryshme dhe me energji të jashtzakonshme,djemtë vazhduan garën duke sjellur adrenalinë dhe emocion deri në orët e vona. Të dy kategoritë u duartrokitën dhe mblodhën shumë tifozë…

Read More