Katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit, – ,,Kanabis Sativa’’ dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gramëshe janë gjetur në afërsi të një shtëpie në Kamanicë, gjatë një bastisje që ka bërë policia.
Për rastin njoftoi policia, e cila ka thënë, se personi i dyshuar është arrestuar dhe se pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


