- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
KRU “HIDROMORAVA” Sh.A. – GJILAN APEL PAGUANI FATURAT E SHËRBIMEVE TË UJËSJELLËSIT! Të nderuar konsumatorë! Edhe përkundër temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, KRU Hidromorava është duke furnizuar konsumatorët me ujë pa probleme. Për të vazhduar me këto shërbime cilësore nevojitet ndihma e Juaj duke kryer obligimet që keni për faturat e shërbimeve të ujësjelësit. Pagesën e faturave të shërbimeve mund ta bëni në Pikat arkëtuese të Kompanisë – arkat PTK- Posta e Kosovës Si dhe në institucionet financiare Ju lutemi kursejeni dhe paguani ujin! Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni: 0800 61 000 Mob: 044983071, Tel:…
Në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest, dje në sheshin e qytetit “Metush Kransiqi” janë ekspozuar edhe instalacionet e fundit të punuara nga i riu nga Kamenica Gëzim Morina. Gëzimi dje para të pranishmëve ka ekspozuar si dhe ka treguar procesin e ndërtimit të aeroplanëve me telekomandë si dhe dronit peshëmbajtës. Kujtojmë se Gëzim Morina është ndër të paktë që mirret me ndërtimin dhe punimin e instalacioneve të tilla, i cili tashmë ka marrë edhe vëmendjen institucionale vendore por edhe të atyre jashtë./GJILANI INFO/
Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në SHBA, takoi drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington DC në SHBA. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë vizitës gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Stephen Osborn, patën mundësinë të takojnë drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve. Tutje në njoftim bëhet e ditur se Jashari u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Randy George, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe…
Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje të jenë përleshur fizikisht mes veti. Sipas policisë, thuhet se gjatë kësaj përleshje të ketë pësuar lëndime trupore një femër e cila ka pranuaredhe trajtime mjekësore Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Hasani: Ofrimi i shërbimeve të reja shëndetësore është vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor
Sistemi shëndetësor në Komunën e Gjilanit, vijon të bëjë përparime të prekshme. Gjatë këtij viti po ofrohen edhe shërbime të reja, të cilat nuk janë kryer më parë në ambulanta. Këto janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore. Drejtoresha për Shëndetësi, Doruntina Hasani, tha se për herë të parë në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, qytetarëve u ofrohen disa shërbime të reja shëndetësore respektivisht mamografia, PAP Testi dhe ultrazeri i gjirit. “Këto shërbime shumë të rëndësishme janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore”, tha Doruntina Hasani. Drejtoresha e…
Gjatë muajit korrik janë regjistruar 79 intervenime për shuarjen e zjarreve në Komunën e Gjilanit
Në muajin korrik të këtij viti janë regjistruar jo më pak se 79 intervenime për shuarjen e zjarreve në komunën e Gjilanit, ka njoftuar Murat Ramadani, Zëvendës Komanadant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Sipas tij, shkaktarë të shpërthimeve të zjarreve thuhet se kanë qenë temperaturat e larta, por në shumicën e rasteve edhe faktori njeri. “ Kjo po ndodhë edhe për shkak të shprehive të këqija që po lihen të mbeturat, pa llogaritur se mund të shndërrohen në zjarre me pasoja”, tha ai. I pyetur se a mund të ketë patur raste të qëllimshme të ndezjeve te…
Pesë persona janë lënduar mbrëmjen e së hënës (sot) si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë tri vetura. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën së në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti. Zëdhënësja ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit nga njësiti i trafikut rrugor, të cilët po…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj mbrëmë ka ndarë pamje nga nata e aktivitetit Car Night Show, organizim ky i bërë nga Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Marakli t’kerreve. Në kuadër të këtij aktiviteti dashamirë e profesionistë të grupit Marakli t’kerreve kanë paraqitur veturat e tyre para një numri të madh njerëzish të mbledhur për të parë këtë show, në oborrin e Viva Fresh Store. Kryetari Rahimaj ka njoftuar se befasia e mbrëmjes ka qenë Gazmend Demolli, i cili ëstë kampion i shumëfisht Europe në garat automobilistike. “Event e natë të tillë, Kamenica nuk ka pasur më…
Mirishahe Limani Hiler Fillimi është shumë i thjeshtë: Nisja e shkruaj veq zi. Shkruaj për burrat shqiptarë se janë pa edukatë, se ata i malltretojnë gratë. Dhe hop, « sa çelë e m’shelë sytë » t’thirrin n’debate televizive, analiste emrin ta thonë, bile bahesh edhe VIP, e « llajkat » veq t’fluturojnë. Mandej nisja me « komente », fol zi e më zi për fe, « sa çelë e m’shelë sytë » analist veten e sheh: t’thirrin me folë për burka e dimija, t’thirrin me na kallxu qysh duhet me u dokë demokracia. Për me u ba analist me famë,…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, para fillimit të eventit Car Night Show mbrëmë ka pritur në takim Gazmend Demollin i cili është kampion i shumëfisht i Kosovës në garat automobilistike. Ai gjithashtu ka pranuar edhe mirënjohje nga Kryetari Rahimaj për kontributin e dhënë në këtë sport, duke vendosur Kamenicën në hartën e vendeve të cilat kanë traditë të gjatë në kultivimin e këtij sporti./GJILANI INFO/

